Lajme nga Bota

Presidenti i ri i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka vlerësuar muslimanët për kontributin e tyre në ekonominë e vendit, raporton Anadolu Agency.

Yvanethy Dos Santos e cila këtë vit zgjodhi Islamin dhe agjëroi për herë të parë tha se më shumë përshtypje i ka lënë bashkimi në kohën e iftarit dhe të bërit iftar me hurmën e parë.

Disa muslimanë në Bregun e Fildishtë kanë vendosur që gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit t’i shmangen rrjeteve sociale dhe kohën e lirë ta shfrytëzojnë më shumë për ibadet.

Në kopshtin e rezidencës Gracie Mansion e cila i përket komunitetit mysliman në Nju Jork u ftuan në ifar nga Kryebashkiaku Bill de Bllasio.

Danimarka bëhet shteti i pestë evropian që miraton ligjin i cili ndalon mbulimin e plotë të fytyrës për besimtaret muslimane, përmes veshjes specifike të njohur si burka.

Banorët e Medinës shfrytëzojnë muajin e shenjtë të Ramazanit për të mirëpritur dhe shprehur mikpritjen e tyre për besimtarët në Xhaminë e Pejgamberit a.s. (Al-Masxhid An-Nabawi).

Artikulli i Kryetarit të Krahut të Majtë të Unionit të Kishave në Suedi, Stefan Lindquist, të cilën e shkroi në rrjetet sociale në lidhje me muslimanët, ka thyer rekorde të pëlqimit dhe shpërndarjes, duke u bërë viral, ndërsa gjithashtu u publikua edhe në gazetat kryesore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë nxënës muslimanë në New Brunswick të Kanadasë, përpiqen t’i ofrojnë dhe t’i ndihmojnë të rinjtë që agjërojnë Ramazanin dhe duken të lodhur në klasë.

Gjatë muajit të ramazanit Vakëfi i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) do të shpërndajë 55 mijë kopje të Kuranit në 17 vende në 10 gjuhë të ndryshme.

Një biznesmen i krishterë në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ndërtuar një xhami në mënyrë që punonjësit myslimanë, të mos udhëtojnë drejt një vendi tjetër për të kryer ritet e tyre fetare.

Muslimanët e Indonezisë në muajin e Ramazanit fillojnë iftarin me supë prej bananesh.

Një e pesta e popullsisë muslimane në botë jeton në hapësirën evropiane, Amerikën e Veriut dhe Australi, kurse pritet që popullsia mulimane deri në vitin 2030 të përbëjë 8 për qind të popullsisë së përgjithshme të Evropës, thuhet në raportin e publikuar nga Universiteti i Shkencave Shoqërore në Ankara, raporton Anadolu Agency

Muslimanët që jetojnë në qytetin Kiruna, në veri të Suedisë, do të agjërojnë rreth 20 deri në 22 orë gjatë Ramazanit këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 8.000 persona kanë marrë pjesë në festën familjare në fushën e gjelbër të VfL Benrath, në Düsseldorf. Aty u takuan klerikët myslimanë e të krishterë në një ndeshje miqësore. Për gjyqtarin e sëmurë hebrait, rolin e mori kryebashkiaku.

Në Facebook është postuar një video interesante e titulluar "Kënga e re e tifozëve të Liverpoolit".

Tifozët e njohur të Liverpoolit janë shumë të kënaqur me futbollistin egjiptian Mohamed Salah i cili fitoi zemrat e tyre.
Kënga e re e tifozëve për Salahun është kjo:
"Salah është një dhuratë nga Allahu, ai erdhi nga Roma në Liverpool. Ai gjithmonë shënon, e ndonjëherë mërzit. Ju lutemi mos na merrni Muhammedin ... "
Futbollisti i kombëtares egjiptiane, njëherit edhe ylli i Liverpool, Mohammed Salah u zgjodh Lojtari më i mirë i vitit në Angli.
Çmimi prestigjioz Salahut iu dha nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli.
Këtë çmimin Salah e fitoi bindshëm para konkurrencës së përbërë nga lojtarët e Manchster City të dominuar si Kevin de Bruine, Leroy Sane dhe David Silva, Harry Kane nga Tottenham dhe David de Gea nga Manchester United.

Egjiptian i parë që fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Angli shënoi 31 gola në 35 ndeshje brenda këtij sezoni.

Në një manifestim rasti, të shtunën më 05.05 2018, në Kanton Thurgau të Zvicër u bë hapja solemne e Xhamisë “Mesxhidi Nur” .

Rrjetet e dyqaneve planifikojnë oferta speciale, produkte dhe aktivitete për muajin e agjërimit

Zëvendës-presidenti i komunës në Mekë, Fahd Al-Rowky, tha se planifikon ti dhurojë futbollistit egjiptian, Mohamed Salahut, tokë në Mekë, si shenj urimi për fitimin e çmimit “Lojtari më i Mirë i Vitit në Premierligë”.

Andaluzia është krahina më jugore dhe më e ngrohtë e Spanjës, pjesë e gadishullit Iberik, ku për tetë shekuj myslimanët kanë lënë gjurmët e tyre në kulturë, arkitekturë, mënyrë të jetës, por edhe mbi gjuhën e cila dallon nga gjuha standarde spanjolle, për çka ndryshe quhet edhe të folurit andaluzian.

Si grupi më i ri i të gjitha grupeve tjera fetare, me një moshë mesatare prej 30 vjeç, popullsia muslimane është në rritje më të shpejtë në botë, dhe në vitin 2050 India do të jetë vendi me shumicën e muslimanëve, sipas një studimi të qendrës amerikane Pew.

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!