Lajme nga Kosova

Shoqata humanitare “Bereqeti”, e cila është organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ka vazhduar, sipas planit të paraparë, shpërndarjen e mishit të kurbanit. Mishi i kurbanit po shpërndahet nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe të parët që po furnizohen janë ata me gjendje më të rëndë sociale dhe mishi po shpërndahet në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës.

Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se në cilat ditë duhet të bëhet therja e kurbanit.

Myslimanët anembanë botës sot kremtuan njërën nga festat kryesore të Islamit, e që është Kurban Bajrami. Edhe në Kosovë, në të gjitha xhamitë e Kosovës, në mënyrë solemne u kremtua kjo festë.

Nën këndimin e tekbireve, në mënyrë solemne, u bë hapja e xhamisë në fshatin Vërnicë të Mitrovicës. Në këtë ngjarje mori pjesë zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhiti, drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIRK-ut, Ekrem ef. Simnica, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës, Irfan ef. Krasniqi, hoxhallarë, si dhe shumë qytetarë të tjerë.

Nën këndimin e ajeteve kuranore, në mënyrë solemne, u bë përurimi i rindërtimit të xhamisë në fshatin Llokovicë të Prizrenit.

Përkundër kundërshtimit të disa banorëve, sot ka filluar ndërtimii xhamisë në Shupkovc të Mitrovicës

Në ceremoninë e inaugurim të punimeve mori pjesë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame.

Pjesëtarë të komunitetit mysliman në Kosovë dhe studiues të besimit po bëjnë thirrje për ndryshimin e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili ndalon uniformat fetare në shkolla.

Nga dita e premte deri të dielën, për herë të parë në Prizren do të organizohet festivali “ Selamfest”, nga Këshilli i Bashkësisë Islame dhe OJQ “ Arasta”.

Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të nënshkruajnë sot një deklaratë në mbështetje të të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Lidhja e e Historianëve të Kosovës “ Ali hadri” dega në Gjilan, për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Gjilanit dhe me rastin e 70 vjetorit të martirizimit të Mulla Idriz Gjilanit organizuan simpozium shkencor , në të cilin morën pjesë më se 20 referues nga të gjitha trojet shqiptare.

Si tradicionalisht, pas përfundimit të muajit të Ramazanit, më 4 qershor 2019, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, si në tërë botën ku jetojnë myslimanët, me gëzim e hare u kremtu përfundimi i muajit të agjërimit – Ramazanit sherif, duke falur namazin e Fitër Bajramit.

Përmes një komunikate për media, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, reagoi në lidhje me dëmtimin e xhamisë se Namazxhahut në Prizren që konsiderohet një prej xhamive të para të ndërtuara në këtë qytet historik.

Kosovës së fundmi i është shtuar edhe një doktor shkence. Edhe pse vend i vogël dhe me mundësi të limituara, prapë sukseset individuale nuk kanë të ndalur. Shtimi i numrit te të diplomuarve me titujt më të lartë shkencorë dhe në universitetet më eminente botërorë, shton edhe shpresën se një ditë këta të diplomuar do të kenë mundësinë që të vënë në shërbim të Fesë dhe Atdheut, dijen dhe përvojën e tyre.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shtroi iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shtruar iftar për myftiun Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës në fuboll ka bërë një gjest madhështor jashtë fushës.

Banorët e fshatit Shajkoc të Podujevës kanë marrë një iniciativë që t’i ndihmojnë familjet në nevojë për muajin e Ramazanit. Ata me mëngjes kanë vendosur qese me ushqim nëpër rrethojat e Xhamisë së fshatit për nevojtarët. Qëllimi është që kush të ketë nevojë, të marrë lirisht pa pasur nevojë të shtrijnë dorën.

Haqif Agaj nga Hogoshti komuna e Kamenicës është ndër personat e rrallë i cili agjëron nga gjashtë muaj në vit. Prandaj nuk e pati të vështirë ta agjërojë ditën e parë të Ramazanit, dhe ka një arsye të fortë për këtë.

Ai thotë se Ramazani është vetëm njëri nga gjashtë muajt që agjëron gjatë vitit dhe beson se kjo që bënë i është kthyer për të mirë në këtë botë.

Sa i përket shëndetit Agaj thotë se nuk përballet me ndonjë sfidë, dhe se deri tani nuk ka pasur asnjëherë probleme shëndetësore.

“59-vjet i kam bërë asnjëherë nuk kam qenë të mjeku, nuk kam përdorur hapa dhe as grip kurrë nuk kam pasur. Deri sa të ha buk i pi 2 litra ujë, dhe 1 bukë e gjysmë nuk kam dëshirë me ma prek askush”, ka thënë ai

Ai tregon se nga viti 1972 deri në vitin 1980 ka agjëruar nga një muaj, ndërsa prej vitit 1980 deri në 1990 me nga tre muaj kurse nga viti 190 deri tani agjëroj me nga gjashtë muaj”

Haqif Agaj thotë se agjëron për ta kryer obligimin fetar.

Para namazit të parë të teravive për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, 19 vjeçarja Elena Berisha ka vendosur të konvertohet nga katolike në myslimane.

Presidenti i Kosovës, Hashim THaqi, u ka uruar besimtarëve musliman agjërim të lehtë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!