Lajme nga Kosova

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët islam në nisje të Muajit të Madhërishëm Ramazan.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar besimtarët e fesë Islame për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Dje, pas namazit të drekës në xhamin e vjetër në Bresanë u mbajt programi i duasë së hatmës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar ashpër sulmin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re.

Gjenerata e parë e Programit Njohës me Fenë dhe Bashkësinë Islame, projekti i mësimit nga distanca.

Kishë e xhami janë thyer, e kjo e fundit edhe është vjedhur në fshatin Babimofc të Obiliqit, transmeton Gazeta Metro.

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Mbulesës, gra dhe vajza me mbulesë kanë shpërndarë lule dhe kartolina në sheshet e Prishtinës, raporton KosovaPost.

Kosova tashmë zyrtarisht mban rekordin botëror për lulen origami më të madhe në botë, të punuar nga Arbnora Fejza-Idrizi.

“Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve”. Kështu e fillon leximin e tij Albert Bardhi nga Drenasi, derisa rrëfen për të arriturat dhe vështirësitë e tij dhe të tjerëve që janë të verbër në Kosovë.

Ndonëse në mungesë, tanimë ka një zgjidhje edhe për të verbrit në Kosovë, për të lexuar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

Një Kuran i tillë, siç shkruan REL, Kurani i shkruar në alfabetin Braj i ka ndihmuar Albertit që të kuptojë fjalët e Allahut.

Ai, siç thuhet tutje, ka tri vjet që ai ka filluar të falet dhe të lexojë Kuran.

Alberti, i cili ka përfunduar Fizioterapinë në shkollën profesionale në Pejë, thotë se për Kuranin, nuk ka fjalë me të cilën do të mund ta përshkruante.

“I kam lexuar 28 apo 29 sure, nuk jam i sigurt. Përafërsisht i kam lexuar tri kopje të plota. Normal që për mua është një sukses, nëse mund të them edhe elhamdulilah prej Allahut që më ka udhëzuar në rrugën e Tij dhe besoj që nuk zhgënjehet, pavarësisht prej mundësive që kam”, rrëfen Alberti.

Megjithatë, ai thotë se ka mungesë të literaturës për personat e verbër, jo vetëm për fenë.

Alberti thotë se në qytezën e Drenasit ku ai jeton, personat si ai e kanë të vështirë, sidomos në trotuare.

Siç shkruan tutje REL, Kurani në alfabetin Braj për herë të parë në Kosovë u botua në vitin 2007, ku fillimisht u printuan vetëm dhjetë kopje.

Ndryshe, në Kosovë janë rreth 4 mijë persona të verbër.

Emri i Kosovës edhe një herë u përmend në librin e famshëm të rekordeve Guinness.

PNFBI E-Learning që është projekt i Departamentit për Arsim i KBI Ferizaj ka nisur sot më 1 dhjetor 2018 me gjeneratën e parë të këtij programi.

Me rastin e 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri ndau mirënjohje për personalitete që janë dalluar në fusha të ndryshme në këtë vit.

Aktiviteti u organizua në qendër të qytetit të Prizrenit, pranë xhamisë “Sinan Pasha”, ndërsa në shpërndarjen e tyre mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha.

Gjatë muajit tetor në Fakultetin e Studimeve Islame u mbajt procesi i rregullt zgjedhor për zgjedhjen e organeve drejtuese të FSI-së. Pas zhvillimit të një procesi zgjedhor transparent stafi mesimdhënës me vota të fshehta zgjodhi Këshillin Mësimor Shekncor të FSI-së. Këshilli Mësimor Shkencor ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për pozitën e dekanit me c’rast kan konkuruar 4 kandidat.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit në tri vitet e fundit ka ndërtuar mbi 200 shtëpi për familjet e varfëra.
Këtë herë kjo shoqatë ka ndihmuar dy familje katolike në fshatin Zym të Hasit.
Hoxha, Halil Kastrati me këtë rast ka thënë se shoqata “Jetimat e Ballkanit” u ndihmojnë nevojtarëve pa dallim religjioni.
“Jetimat e Ballkanit’ nuk kanë përzgjedhje të nevojtarëve. Nevojtari është nevojtar, pa marrë parasysh religjionin, ngjyrën, racën. Jemi sot në fshatin Zym, një shtëpi është në përfundim, dhe një tjetër ka ngelur ende pa u meremetuar dhe mobiluar, por do të kryhet. Kemi dhuruar edhe banesa për familjet krishtere, derisa kemi familje të krishtera që ushqehen në kuzhinën tonë. Synimi jonë është ku është nevojtari të jemi edhe ne, pavarësisht se kush është ai”, ka theksuar Kastrati.

Kanë filluar punimet përgatitore për fillimin e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, lokacioni i të cilës është në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës
Në këtë fazë punimesh do të hapen themelet, do të vihen pilotat sigurues, si dhe do të rregullohet çështja e rrymës, e ujësjellësit dhe e kanalizimit.
Punimet po zhvillohen në përputhje me kushtet urbanistike të përcaktuara nga komuna

Për shkak të interesimit të lexuesve, këto ditë është ribotuar libri më i ri i Dr. Ali Iljazit me titull "Perlat e urtësisë".

Si tradicionalisht, më 21 gusht 2018, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, si në tërë botën ku jetojnë myslimanët, me gëzim e hare u prit dhe u kremtu duke falur namazin e Kurban Bajramit.

Të shtunën, me datë 28 korrik 2018, në mënyrë solemne u bë hapja e xhamisë në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.

Iniciativa e Femrës Kosovare (IFK) në Gjakovë me mbështetje të Ambasadës Amerikane në vendin tonë të mërkurën, më dt. 11 korrik 2018 organizoi Konferencë me temën: “Përfshirja e komunitetit të prindërve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”.
Të pranishëm në konferencë ishin përfaqësues të ambasadës amerikane, zyrtarë komunalë, funksionarë të policisë së Kosovës, përfaqësues fetar, të arsimit dhe OJQ-ve, ndërsa pjesëmarrës në panel, përveç drejtoreshës së IFK-së znj. Eranda Baçi, ishin z. Ardian Gjini, kryetari i KK të Gjakovës, Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë si dhe Violeta Smajlaj, koordinatore e Departamentit të Gruas së BIK, dega në Gjakovë.

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!