Teknologji

BIK pret përgjigje nga komuna për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Ditëve të fundit është aktualizuar tema për Xhaminë e Madhe në Prishtinë e cila parashihet të ndërtohet në lagjen "Dardania" afër Postës së Kosovës, në kryeqytet. Gurthemeli për ndërtimin e xhamisë ishte hedhur në vitin 2012 por ende nuk ka ndonjë hap konkret për fillimin e punimeve të kësaj xhamie.

Lexo me teper

Përurohet “Xhamia e Dritës” në Vitomericë të Pejës

Sot është bërë përurimi i “Xhamisë së Dritës” në Vitomiricë të Pejës, donacion i Hamda Rashid nga Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht nga Dubai.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe vet donatorja Hamda Rashid, krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe të Komunës së Pejës.

Kjo nuk është xhamia e vetme e financuar nga Rashid, pasi që të tilla xhamia ka ndërtuar edhe në disa vende tjera të Kosovës.

Lexo me teper

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar dënon sulmin afër xhamisë në Londër

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, ka dënuar sulmin ndaj xhematit në një xhami të Londrës.

Lexo me teper

Në Prishtinë u hap tenda e iftarit

Per nder te dites se pare te muajit Ramazan, Fondacioni Ejup Sulltan nga Republika e Turqise organizoi hapjen e tendes per iftar ne Pallatin e Sporteve dhe te Rinise ne kryeqytetin e Kosoves ne Prishtine ku do te jete e hapur gjate 29 diteve te muajit te Ramazanit, raporton Anadolu Agency.

Lexo me teper

93 vjeçarja nga Ferizaj lexon ende rrjedhshëm Kuranin

Hanife Hoxha ka gati një shekull jetë, por plaka nga Gremja e Ferizajit ka një veçori tjetër, mbi jetëgjatësinë. Ajo në këtë moshë të shtyrë lexon Kuranin arabisht, gjë të cilën ka thënë se e ka mësuar qysh e vogël në mejtep – siç quhej shkolla në atë kohë.

Lexo me teper

Tri kandidate me mbulesë për deputete në Kuvendin e Kosovë

Është bërë publike lista e emrave të kandidatëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa që do të garojnë për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen me 11 qershor.

Lexo me teper

Turqia dhuron pesë mijë pako ushqimore për familjet skamnore në Kosovë

Qeveria e Republikës së Turqisë, përmes Zyrës së Kryeministrit, i ka dhuruar shoqatës humanitare �Bereqeti� që vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, 5 mijë pako ushqimore të dedikuar për familjet skamnore.

Drejtori shoqatës Bereqeti Fitim ef.Flugaj, shprehet se kjo nuk është hera e parë që Turqia ndihmon Kosovën në këtë formë.

Ai tregon se kjo është hera e katërt me radhë që familjet me gjendje të rëndë ekonomike ndihmohen nga ky shtet mikë i Kosovës dhe vlerëson se është një ndihmë shumë e cmuar

Flugaj thotë se këto pako ushqimore do të shpërndahen në muajin Ramazan dhe se është viti i katërt me radhë që shteti turk ndihmon me mijëra pako ushqimore Kosovën. Këtë vit na ka ofruar 5 mijë pako. Këto pako janë të dedikuara për familje skamnore të cilat do të shpërndahen gjatë muajt Ramazan.

Lexo me teper

Sulmohet dhe demolohet xhamia në fshatin Llabjan të Novobërdes

Në pasditen e së shtunës (15.0420017) ka ndodhur një incident në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdes, ku një shtetas kosovar me kombësi serbe ka sulmuar dhe demoluar shkollën e fshatit, ambulancën, xhaminë dhe disa shtëpi private.

Lexo me teper

Në Ferizaj inaugurohen projektet e renovimit të trashëgimisë kulturore

Në Ferizaj u inauguruan projektet e renovimit të objekteve të trashëgimisë kulturore të qytetit, projekti i ndriçimit të Xhamisë Mulla Vesel Guta, inaugurimi i objektit muze “Ish selia Ipeshkvinore e Kosovës dhe kishës ortodokse “Shën Uroshi” në Ferizaj.

Lexo me teper

Fuqizimi i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare përmes aktivitetit të grave në Prizren

Më 29 mars 2017 gratë përfaqësuese të bashkësive fetare të ndryshme fetare (Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse Serbe, Kishës Katolike dhe Kishës Protestante), zyrtare komunale dhe përfaqësuese të shoqërisë civile së bashku me nxënëset e Medresesë Alauddin në Prizren vizituan Xhaminë Sinan Pasha, Kishën Ortodokse Serbe dhe Kishën Katolike të qytetit.

Lexo me teper