Lajme

Në Holandë rritet numri i muslimanëve

Zyra Kombëtare e Statistikave të Holandës, publikoi një raport që përshkruan hartën e religjioneve për 15 vitet e fundit. Sipas raportit të botuar nga zyra statistikore në Holandë, numri i atyre që e cilësuan veten si ‘ateistë’ tejkaluan 50 për qind,kurse rritet numri i përqindjes së popullatës me besim musliman, transmeton Kosova Post.

Lexo me teper

Këngëtarja e njohur Sinead O’Connor është konvertuar në islam

Këngëtarja e njohur irlandeze Sinead O’Connor ka bërë të ditur se ajo është konvertuar në Islam, dhe ka marrë emrin e ri “Shuhada”.

Lexo me teper

Al-Qaradaghi: Përgjigjja për të gjitha problemet ekonomike qëndron në ekonominë islame

Këshilli i Universiteteve Ndërkombëtare dhe Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë organizuan punëtorinë me temë “Islami dhe Shkenca” në Universitetin Teknik të Gebzes (GTU) në qytetin turk Kocaeli.

Lexo me teper

Gjermani: Airbnb bllokon pronaren e banesës për diskriminim ndaj muslimanes me shami

Startupi i njohur i banesave me qira “Airbnb”, ka vendosur ta bllokojë pronaren e quajtur Klaudia pasi refuzoi t’ia jepte me qira banesën myslimanes së mbuluar me arsyetim se nuk do të "përshtatej në lagje".

Lexo me teper

Një muslimane zgjidhet deputete në parlamentin e Suedisë

30 vjeçarja Laila Ali Elmi, me origjinë somaleze, u zgjodh deputete e Partisë së Gjelbër dhe u bë deputetja e parë muslimane, me shami në Suedi.

Lexo me teper

Një tjetër kanton i Zvicrës voton për ndalimin e burkës

St.Galleni bëhet kantoni i dytë në Zvicër ku ndalohet burka. Pas vendimit të miratuar tre vjet më parë nga qytetarët e Tesinës edhe qytetarët e St.Gallenit kanë votuar një nismë për të ndaluar me kushtetutë mbajtjen e burkave.

Lexo me teper

Adoleshenti musliman që po frymëzon botën: Gjen portofolin me 10 mijë dollarë dhe ia dorëzon pronarit

Adoleshentit me emrin Rhami Zeini ka bërë një veprim që shumë pak njerëz do ta bënin.

Lexo me teper

Padia e 138 muslimanëve në Kolorado: si i fituan ca drejta dhe ca miliona

Dy vjet pasi më parë, punëtorë muslimanë në shtetin amerikan të Kolorados, iu drejtuan gjykatës për të zgjidhur një mosmarrëveshje me punëdhënësit. Ata u kërkuan atyre që t’u jepet një pushim në kohën e faljes, gjë që iu ishte mohuar.

Lexo me teper

Modestia e larte e Sadio Mane, pastron toaletet e xhamisë (video)

Në internet qarkullon një video ku një nga futbollistët më të mirë të Liverplit, senegalezi Sadio Mane shikohet duke pastruar tualetin e një xhamie në qytetin Liverpulit.

Sadio Mane padyshim është i shkëlqyer jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në shembujt që jep me veprimet e tij.

Sulmuesi i Liverpoolit, që është besimtar musliman dhe frekuentues i rregullt i xhamisë Al Rahma në Liverpool, u bë protagonisti i një gjesti që po bën xhiron e botës.

Mane u incizua në mënyrë krejt të rastësishme nga një tifoz senegalez teksa po mbushte kova me ujë për të pastruar dyshemenë e banjës së xhamisë së qytetit. Një gjest ky që është përshëndetur nga të gjithë ndjekësit e tij që e njohën menjëherë futbollistin në këtë video.

Nuk është hera e parë që Mane bën të tilla veprime. Në të kaluarën sulmuesi dhuroi 200 mijë Paund për ndërtimin e një shkolle në fshatin e tij Bambali në jug të Senegalit.

Lexo me teper

103 vjeçarja e bën ëndrrën realitet, mbërrin në Mekën e Shenjt

Shtetasja 103 vjeçare turke, Ayse Topsoy, është shumë pranë realizimit të dëshirës së saj jetësore për të kryer obligimin e Haxhit, për çka ka pritur për dekada të tëra për të vizituar qytetin e shenjtë të Mekës.

Lexo me teper