Kerko

Sa vështir është të ndahesh nga miku i dashur, lotët të rrjedhin, zemra dridhet dhe kur e përqafon e shtrëngon me fuqinë tende, sikur dëshiron zemrat ti bashkosh dhe të mos lejosh këtë ndarje...

Miliona njerëz me miliona vite jetojnë pa një qellim dhe synim të caktuar, gdhihen me lindjen e diellit dhe ngrysen me perëndimin e tij, jeta ideale e tyre eksiton në iluzione kurse në realitet jetojnë si një gjeth në mëshirën e erës, nëse era e dërgon në një vend të gjelbëruar atëherë meriton të falënderohet, e nëse ajo e dërgon në ndonjë humnerë prapë meriton falënderim që nuk i kërkoj të holla...

"Me vite të tëra jetoja e humbur, e pa vlerë, e pa shpirt, zbukurohesha që të tjerëve t'ju pëlqej, vishesha në mënyrë provokative që të jem sa më shumë tërheqëse, që të gjithë ta kthejnë shikimin drejt meje, që të gjithë të jenë të mahnitur me bukurin time… por, një ditë desha të jem vetja ime, desha që mos të jetoj për të tjerët, desha që banorët e qiejve të më donë, që t'i afrohem Krijuesit tim, t'i përulem, të pendohem për atë çfarë kam bërë, t'i jap jetës sime një kahje tjetër, ta zgjedh rrugën e moralit e jo rrugën e amoralitetit, rrugën e Krijuesit e jo rrugën e shejtanit, rrugën e pastërtisë e jo rrugën e flliqësis, rrugën e Xhennetit e jo rrugën e zjarrit… Kur e vendosa këtë dhe e mora një pëlhurë të butë e të bukur e vendova mbi kokën time dhe i vesha disa rroba të gjata, për çudi një qetësi ma kaploj shpirtin tim, bota u shqetësua për mua... kurse kur unë isha e shqetësuar… bota ishte e qetësuar… prandaj zgjodha qetësin e shpirtit tim…" ishin këto fjalët e një vajze muslimane e cila donte të ishte vetja e saj…

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës