Argumentet e Njëshmërisë dhe manitestimi i fuqisë hyjnore
Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre, për gjashtë ditë, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij, nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues. Vallë a nuk jeni kah mendonit Ai drejton çdo çështje (të krijesave), prej qiellit deri në lokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet tek Ai në ditën, gjatësia e së cilës është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj. Eshtë Ai që i di gjërat e fshehta dhe ato të dukshme. Ai është i Plotfuqishmi dhe Mëshirëploti, i Cili përsosi çdo gjë që krijoi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të krijohen prej një pike të lëngut (spermës) të shpërfillur, së cilës pastaj i dha trajtë dhe nga ana e Vet i jep shpirt atij. Ai ju ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrën, por pak prej jush janë mirënjohës” (Es-Sexhde, 4-9)
Lidhja e Këtyre ajeteve me ato paraprake
Pasi që i Allahu i Lartmadhërishëm në ajetet paraprake vërtetoi së Shpallja me të cilën e kishte nderuar Pejgamberin e Tij, ishte nga Ai, duke ia përcaktuar kahet dhe orientimet e thirrjes së tij, tani në ajetet në vijim, kemi argu-mente të njëpasnjëshme që dëshmojnë për vërtetësinë e kësaj Shpalljeje fisnike.
Koment
4. Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre, për gjashtë ditë, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij, nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues. Vallë a nuk jeni kah mendoni?
Fillimi i këtyre ajeteve, dëshmon për madhështinë krijuese të Allahut xh.sh., si Shpikës dhe Krijues i vetëm i tërë kësaj ekzistence, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë ndërmjet tyre për gjashtë ditë. Kuptimet dhe fjalët e këtyre ajeteve janë shumë ndikuese në zemrat dhe mendjet e besimtarëve, sepse dëshmojnë për madhështinë e Zotit fuqiplotë. Në anën tjetër, këto ajete kanë ardhur edhe si argumente për mendjet e sëmura të jobesimtarëve, të cilët nuk e pranonin ekzistencën e Shpikësit të kësaj gjithësie e as Shpalljen e Muhamedit a.s.(1)
Kur jemi te fjalët “gjashtë ditë”, duhet ditur se me këtë term në asnjë mënyrë nuk nënkuptohet termi kohor “ditë” të cilin e njohim në botën tonë, sepse tek ne “dita dhe nata” llogariten me lindjen dhe perëndimin e diellit, ndërsa kur Allahu krijoi ekzistencën nuk kishte as Diell, as ditë e as natë. Pra, ky term thjesht nënkupton një çast të kohës, perceptimi i të cilit është i pamundur me parametrat e logjikës sonë të kufizuar njerëzore.
Se çfarë ka synuar Allahu xh.sh. me fjalën “gjashtë ditë”, vetëm Ai e di.
Thjesht, Ai e krijoi ekzistencën për “gjashtë ditë” apo mbase gjashtë etapa, esencën e të cilave e di vetëm Allahu, me Dijen e Tij absolute.
Sipas dijetarit bashkëkohor dr. Zaglul en-Nexhar, “gjashtë ditë” nënkuptojnë gjashtë etapat e krijimit:
1. Etapa kur Allahu e krijoi materien e ekzistencës dhe atëbotë, toka e qielli ishin si një tërësi - (Retk)
2. Etapa kur Allahu e ndau këtë materie që me gjuhën e shkencës njihet si “Big-bangu-Shpërthimi i madh” — (Fetk)
Këto dy tapa janë përmendur në ajetin 30 të sures El-Enbijaë: “A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka ishin të ngjitura, e pastaj Ne i ndamë ato të dyja (me forcë)...”?!
Ndërsa në ajetet 9-11 të sures Fussilet: “Thuaj: “A ju jeni ata që e mohoni Atë, i Cili e krijoi Tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëvel Ai që vuri në të (Tokë) kodra të palëvizshme që ngrihen lart, e bekoi atë, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Ky është shpjegimi për të gjithë ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)” Pastaj Ai iu kthye qiellit, që ishte në gjendje mjegulline ei tha atij dhe Tokës: “Ejani të dy me hir a me pahiri”. Ata u përgjigjën: “Erdhëm me gjithë dëshirë e të bindurl”, janë përmendur katër etapat e tjera:
3. Ftapa e Mjegullinës — (Duhan)
4. Ftapa e krijimit dhe përforcimit të kodrave të larta - (Irsau-l xhibal)
5. Etapa e ardhjes dhe e nënshtrimit të qiellit dhe Tokës me bindje e nënshtrim - (Itjan), dhe
6. Ftapa e krijimit të jetës dhe gjallërisë së krijesave - (El-Hajatu).(2)
Megjithatë, të vërtetën e këtyre ditëve e di më së miri Allahu xh.sh.. “pastaj mbizotëroi Arshin.”
Tash jemi te pjesa e ajetit, që në mesin e dijetarëve njihen si 'muteshabihat”. Mendimet e dijetarëve islamë nëpër kohë, janë kundërthënëse se çfarë në fakt nënkupton kjo pjesë a ajetit: “...pastaj mbizotëroi Arshin.?!
Kur jemi te cilësitë e Allahut, sipas shkollës së Ehli Sunetit që e përbëjnë Maturidiu, Eshariu dhe Tahaviu, në asnjë mënyrë nuk guxojmë ti përshkruajmë Allahut vend, hapësirë e as ta kufizojë Atë për anë, sepse atëherë Ai do të zinte vend, e një gjë e tillë konsiderohet mangësi dhe nuk përkon me Qenien Absolute si Krijues i Pafillim dhe i Pambarim. E tillë është edhe çështja e Arshit, esenca e të cilit i ka preokupuar dijetarët e Ilmul Kelamit nëpër shekuj, sepse disa kanë folur për të sikur ai të ishte një Fron i vërtetë, mbi të cilin qëndron Allahu i Madhërishëm, e të tjerët e përshkruan atë si shenjë e madhështisë dhe pushtetit absolut së Krijuesit të gjithëpushtetshëm. Megjithatë, ne këtu do të sjellim shkurtimisht vetëm mendimin e Imam Maturidiut i cili thotë se pas krijimit të qiejve dhe Tokës, Allahu mbizotëroi Arshin me fuqinë, dijen dhe vullnetin e Tij të pakufishëm, dhe kjo më tepër është një alegori sa për të na bërë me dije për Madhështinë dhe Pushtetin absolut të Allahut xh.sh.. Imam Maturidiu thotë se “Allahu ashtu siç ka ekzistuar në pafillimësi, ashtu ekziston edhe tani. Ai absolutisht nuk i nënshtrohet asnjë ndryshimi nga një gjendje në një gjendje tjetër.(3)
Ndërkohë, disa dijetarë të tjerë, e shohin të udhës që ky ajet dhe të ngjashmit me të, duhet të kuptohen ashtu siç kanë ardhur në Kuran, se Allahu qëndron mbi Arsh, pa hyrë në detaje në sqarimin e formës apo mënyrës së këtij qëndrimi. Madje është e njohur fjala e Imam Malikut lidhur me këtë çështje: “Istivaja është e njohur, forma (mënyra) është e panjohur, besimi në të është obligim, kurse pyetja për të është bidat-(risi)”
Sidoqoftë, Imam Maturidiu dhe Imam Ëshariu sqarojnë me argumente të bollshme se Arshi është krijesë, ashtu si dhe Kursija , dhe nuk ka logjikë të kuptuarit se Krijuesi qëndron mbi diçka që Vetë e krijoi, por sipas tyre, Arshi apo Froni hyjnor, është një përshkrim i madhështisë së Tij absolute, tej mundësive reale të perceptimit tonë ndijor e mendor. Ky sqarim i shkollarëve të doktrinës akaidologjike të Ehli Sunetit, të fle në zemër dhe ta qetëson shpirtin, aq më parë, kur vetë Zoti i Plotfuqishëm thotë për vete: “Lejse ke mithlihi shejun — Askush nuk është i krahasueshëm me Të”. Pra, Allahun as nuk e përkufizon vendi e as koha, nuk e arrijnë shiki- met tona dhe Ai ka dituri për çdo gjë që ndodh në këtë ekzistencë.(4)
“..Përveç Tij, nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues. Vallë a nuk jeni kah mendoni”
Pjesa e fundit e këtij ajeti, i kthen njerëzit në realitetin e tyre të hidhur, duke i zgjuar nga kllapia dhe agonia e mosbesimit. Atyre ua bën të ditur se përveç Allahut, nuk keni asnjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, prandaj, logjikoni me mendje të shëndoshë, besoni Atij dhe largohuni nga adhurimi i idhujve dhe i zotave të rremë.
5. Ai drejton çdo çështje (të krijesave), prej qiellit deri në lokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet tek Ai në ditën, gjatësia e së cilës është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj.
Allahu i Plotfuqishëm, në Dorën e të Cilit është çdo gjë, i drejton çësh- tjet e kësaj ekzistence me Dijen dhe Vullnetin e Tij, e pastaj, gjurmët e këtyre çështjeve dhe urdhëresave zbatohen nga ana e melekëve të ngarkuar me këto detyra.
Është e ditur, se për Allahun, nuk vlejnë nocionet që ne i kuptojmë rreth kohës, hapësirës apo shpejtësisë, sepse Ai vetë është krijues i tyre. Ai ishte Zot edhe kur nuk pati as kohë e as dritë, por këto nocione kanë ardhur në Kuran, për të na sqaruar neve disa fakte të madhështisë së Tij, por njëkohësisht edhe për tua dë-shmuar jobesimtarëve dhe atyre që dyshojnë nëse Kurani është Fjalë e Allahut, se ky Libër, vërtet është zbritje e të Gjithëdijshmit dhe Fuqiplotit.
Të përmendurit në Kuran, të një dite, gjatësia e së cilës është sa njëmijë vjet nga ato që ne i numërojmë në këtë dynja, siç është rasti me ajetin e 5-të të kësaj sureje, pastaj të përmendurit e një dite që zgjat pesëdhjetëmijë vjet siç ka ardhur në ajetin e 4-të, të sures El-Mearixh: “Tek Ai ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.”, në një mënyrë na obligon të hulumtojmë e të meditojmë rreth këtyre ditëve dhe urtësisë që fshihet brenda këtyre nocioneve të njohura për ne gjuhësisht, por vështirë të kapshme, për mendjet tona, kuptimisht dhe logjikisht.
Megjithëse dijetarët myslimanë nëpër kohë, janë munduar të na përafrojnë kuptimin e këtyre nocioneve, janë studimet bashkëkohore ato që na kanë ofruar edhe më afër kuptimit të tyre të vërtetë. Në fakt, kjo mund të kuptohet më së miri në dritën e shkencës së mirëfilltë.
Ky ajet i sures Es-Sexhde: “Ai drejton çdo çështje (të krijesave), prej qiellit deri në Tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet tek Ai në ditën, gjatësia e së cilës është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj”, dëfton për një fakt mahnitës shkencor, më saktësisht për lëvizjen dhe shpejtësinë e dritës në gjithësi, në zbrazëtirë. Kjo distancë, të cilën e kalon drita për një ditë tokësore, nga ajo që ne e numë- rojmë si 24 orësh, është pikë-risht distanca që e kalon Hëna gjatë lëvizjes së saj rreth Tokës, për 1 mijë vjet lunare, sepse në kohën e zbritjes së Kuranit, arabët e matnin kohën sipas lëvizjeve të hënës. Pra ky ajet na ka sqaruar se distanca e lëvizjes një mijë vjeçare e Hënës rreth Tokës, është e barasvlershme me shpejtësinë e dritës e cila është 458,299.792 km në sekondë (apo pothuajse 300.000 km në sec.), për një ditë tonën.
Disa pseudo-shkencëtarë, në përpjekje të pashpresa për të gjetur shpërputhje mes ajeteve kuranore, thonë: “Si është e mundur që në suren Es-Sexhde të jetë përshkruar ngritja në një ditë që zgjat një mijë vjet, kurse në suren El-Mearixh, dita të jetë pesëdhjetë mijë vjet”?
Përgjigjja ndaj këtyre është shumë e thjeshtë, dhe atë me gjuhën e shkencës. Dr. Mensur Muhamed Hasib en-Nebijj, drejtori i katedrës së Fakultetit të Shkencave Natyrore — Dega e Fizikës në Universitetit “Ajnu-sh-Shems” në Kajro, ndër të tjera thotë: “Për ta kuptuar sa më mirë këtë elokuencë kuranore, është mirë që të analizojmë pak më deta- jisht “teorinë e relativitetit” të Ajnshtajnit, i cili zbuloi karakterin relativ të nocioneve hapësirë dhe kohë kur tha: “Nuk mund të flasim për kohën e ta lëmë pas dore hapë- sirën, as nuk mund të flasim për hapësirën e të mos e marrim në konsideratë kohën.”
Sipas “teorisë së relativitetit”, koha shkurtohet duke u varur në shpejtësinë e shtuar. Sipas kësaj, ngjitja e melekëve dhe Xhibrilit a.s. (sipas përshkrimit në ajetin e 4 të sures El-Mearixh) do të ndodhë në një ditë, e cila është e barabartë me kohën prej pesëdhjetë mijë vjetësh”, që në të njëjtën kohë, jep kufizim (zgjatim) kohor, përkatësisht shpejtësia e të ngjiturit” është më e madhe. Por, të ngjiturit' në ajetin tjetër (ajetin e 5-të ,të sures Es-Sexhde) do të përfundojë në një ditë e cila është e barabartë “me një mijë vjet”, që d.m.th. kufizim (ngushtim) kohor. Këtu absolutisht nuk ka kontradiktë, thotë dr. Mensuri, përkundrazi, e gjithë kjo është plotësisht e kuptueshme, pasi dihet se melaqet dhe Xhibrili a.s. janë krijesa drite, të cilat ngjiten më shpejt sesa krijesat e tjera, që nuk janë të krijuara nga drita...(5)
Pjesa e fundit e ajetit të 5-të të sures Ës-Sexhde, përfundon me fjalët: “sipas llogaritjes suaj”, që nënkupton se kjo shpejtësi mund të llogaritet dhe është e mundshme njohja e esencës së saj edhe nga njerëzit, sepse ka të bëjë me përllo- garitje numerike të lëvizjes së hënës, ndërkohë që në ajetin e 4-të, të sures El-Mearixh, nuk ka ardhur fare shprehja “sipas llogaritjes suaj”, sepse kjo shpejtësi është e paimagjinueshme dhe e paperceptueshme nga mendja njerëzore, meqë kemi të bëjmë me shpejtësi shumëfish më të madhe sesa ajo e dritës, shpejtësi me të cilën udhëtojnë melaqet dhe Xhibrili a.s.(6)
6. Eshtë Ai që i di gjërat e fshehta dhe ato të dukshme. Ai është i Plotfuqishmi dhe Mëshirëploti,
Është e logjikshme që pas ajeteve që përmendën Arshin e Allahut dhe ngritjen e çështjeve tek Ai, në një ditë që zgjat sa njëmijë vjet sipas llogaritjeve tona, ky ajet të përmbyllet me përmendjen e disa emrave të bukur dhe cilësive madhështore të Allahut xh.sh.. Meqë shumë gjëra të përmendura në ajetet paraprake hyjnë në sferën e gajbit dhe janë vështirë të perceptueshme për mendjet njerëzore, Allahu i Gjithëdijshëm thotë për Vete se është Njohës i të fshehtave dhe atyre gjërave që janë të dukshme, d.m.th. është dëshmitar edhe i veprave të njerëzve, të cilat ngrihen tek Ai, qofshin ato të mëdha apo të vogla, të mira apo të këqija, të fshehta apo të dukshme. Ai është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëmëshirshëm, dhe pushteti i Tij përfshin çdo gjë. Kjo tregon për përsosmërinë e Tij, se Ai është larg çdo të mete dhe mangësie, duke demonstruar pushtet krahas mëshirës dhe mëshirë krahas pushtetit të Tij absolut.(7)
7. I Cili përsosi çdo gjë që krijoi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.
Allahu i Madhërishëm i Cili drejton çdo çështje të kësaj ekzistencë, të Cilit nuk mund t'i fshihet asgjë, është Ai që përsosi çdo gjë në krijimtarinë e Tij. Ai krijoi qiejt dhe Tokën dhe çka ma në mes tyre, krijoi krijesa të ndryshme, shtazë, shpezë po edhe njeriun, të cilin e dalloi ndër të gjitha krijesat, krijimin e të cilit e filloi nga balta...
8. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të krijohen prej një pike të lëngut (spermës) të shpërfillur
Pas krijimit të njeriut të parë Ademit a.s. nga balta, dhe pasi ia krijoi edhe bashkëshorten, Havën, Allahu xh.sh. me urtësinë e Vetpërcaktoi që këta të dy të kishin pasardhës e trashëgimtarë, nga të cilët do të rridhte krejt njerëzimi, deri në Ditën e Gjykimit. Sa për të na kujtuar natyrën tonë të brishtë, Allahu i Plotfuqishëm na tregon se fëmijët ngjizen në barkun e nënës pas bashkëdyzimit të një lëngu të dobët e të shpërfillur nga fara e mashkullit me lëngun nga vezorja e femrës, dhe pas periudhës 9 mujore, vjen në jetë një foshnjë, një krijesë e re, e cila i mbush me gëzim zemrat e prindërve të vet.
9. së cilës pastaj i dha trajtë dhe nga ana e Vet i jep shpirt atij. Ai ju ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrën, por pak prej jush janë mirënjohës.
Pasi që Allahu i Madhërishëm i dha trajtën që dëshiroi krijesës njerëzore duke e përsosur krijimin e tij, I dha shpirt, jetë dhe gjallëri. E pajisi me shqisat e të dëgjuarit, me shikim (të pamurit), dhe me zemër, e mbi të gjitha i dha mendjen, dhu- ratën më të çmueshme. Nëpërmjet mendjes, njeriut i dha mundësinë që të dallojë të mirën nga e keqja dhe udhëzimin nga rruga e shtrembër. Në radhitjen e këtyre shqisave, ka një urtësi të madhe hyjnore, sepse njeriu së pari dëgjon, dhe nëpërmjet dëgjimit i kupton gjërat, pastaj i sheh dhe i vrojton me sy, e pastaj me anë të zemrës dhe mendjes e kupton esencën e tyre.(8)
Ajeti përfundon me fjalët: “por pak prej jush janë mirënjohës”, që nënkupton, se fatkeqësisht, njeriu në të shumtën e rasteve u tregua mosmirënjohës, sepse shumë pak prej tyre janë falënderues ndaj Allahut për këto mirësi të panumërta, e mbi të gjitha për jetën, gjallërinë dhe bukurinë e dhuruar nga Allahu fuqiplotë si një krijesë e përsosur. I Lartësuar qoftë Allahut në atë çka krijuar e përsosuri
Porosia e Këtyre ajeteve:
- Ata që dëshirojnë argumente për Njëshmërinë e Allahut, mund të gjejnë shumë prej tyre në Kuranin famëlartë, që duke filluar nga krijimi i qiejve dhe i Tokës dhe krejt çka ka në mes tyre, përfshirë të gjitha gjallesat dhe krijesat.
- Nocioni “ditë” në Kuran, nuk nënkupton ditën e Tokës të cilën ne e përjetojmë çdo 24 orësh, sepse Allahu ekzistoi edhe kur nuk kishte kohë. Ai është krijues i kohës, i vendit dhe i hapësirës.
- Arshi është një prej krijesave më madhështore të Allahut, ndërkohë që mbizotërimi apo lartësimi i Tij mbi Arsh, duhet të kuptohet ashtu siç përkon me Madhërinë e Tij, pa i caktuar vend, pozitë, anë apo hapë- sirë. Mendimi i përzgjedhur i dijetarëve të Ehli Sunetit është se Arshi simbolizon, fuqinë, pushtetin dhe madhështinë e Allahut mbi çdo gjë në këtë ekzistencë, e jo Fron ku Ai qëndron, siç pretendojnë disa.
- Sipas dijetarëve bashkëkohorë, ajeti i 5-të i kësaj sure, jep shenjë për shpejtësinë e lëvizjes së dritës në zbrazëti, e cila është afro 300.000 km. në sekondë.
- Allahu e krijoi njeriun nga balta, e pastaj me urtësinë e Tij, bëri që njerëzimi të shtohej nëpërmjet pasar- dhësve. Ai e përsosi krijimin e njeriut kur i dhuroi të dëgjuarit, të pamurit, zemrën dhe mendjen, duke e dalluar nga të gjitha krijesat e tjera, dhe mbi të gjitha, duke ia besuar mëkëmbësin në Iokë.
- vijon -
1. Muhamed lzzet Druzeh, Et-Tefsiru-I hadith-tertibu-s-suveri hasbe-n-nuzuli, Kajro, 2000, f. 343.
2. https:lmyv.youtube.com/vatchtvbbTSDbDbuYo.
3. Kasim Gërguri, Akaidi sipas Maturidiut, Prishtinë, 2015, f. 181.
4. Për më gjerësisht shih: Ebu Mensur el Maturidiu, Kitabu t-Tevhid, Shkup, 2018, ff. 125-136. 5. Shkëputur pjesërisht me ndërhyrje nga: Dr. Mensur Haseb en-Nebijj, El-Kevn vel I xhazu-I ilmijj lil Kurani-l Kerim, (kapitulli i VI-Llogaritja e shpejtësisë së dritës), Kajro, 1991, ff. 353-377 dhe Dr. Muhamed Devdah, Sur 'atu-d-dav 'i fil Kurani-l Kerim, kopje elektronike, pa vit dhe vend botimi.
6. http-(mmyvv.bayanelislam. netiSuspicion. aspx”id—04-01-0008.
7. Abdulhamid Kishk, Fi Rihabi-t-tefsir, vëll. XXT, f. 4055.
8. Et-Tefsiru-l Munir, vëll. XXT, f. 212.
Sabri Bajgora