Xhamia e Lagjes Kusarë

Kjo xhami është e ndërtuar më 1770.

Në vitin1916 është bërë një adaptim në ballkonin e xhamisë dhe është rrethuar me murë koridori (në hyrje) me ç'rast janë përfituar dy dhoma, të cilat kan luajtur rolin e mejtepit. Është një xhami tipike e kësaj treve me një kulm karakteristik dhe me minaret të qëndrueshme mesatare, ku qartë vërehen gurët e saj katrorë. Ka një mejtep të vogël në të majtë dhe një minber njëshekullor të pandërruar. Xhamia mbyllet për 15 vjet gjatë periudhës komuniste, për t'u rihapur gjatë viteve 1990. më 1996 meremetohet nga xhemati dhe lagjja Kusar, të cilët menjëherë ia japin shkëlqimin që e pat. Kësaj xhamie iu grabitën një hektar që i takonin si vakëf, dhe në atë hapësirë ndërtohen afro 20 dyqane.


Artikulli radhës
Xhamia e Hadumit

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme