Histori

Islami është ballafaquar dhe ka absorbuar kultura dhe qytetërime të ndryshme në hapësirat prej Atlantikut deri në Indokinën e largët dhe prej Afrikës Qendrore deri në Verilindje në Buharë e Uzbekistan si dhe në juglindje të Evropës në Ballkan, që nga koha e mesme dhe pjesërisht e re, dhe ka sjellë pikëpamje krejtësisht të reja, veçanërisht në sferën e fesë apo ka riprodhuar në cilësi të re të mirat materiale dhe shpirtërore të popujve dhe qytetërimeve me të cilët ka kontaktuar, bashkëjetuar dhe fqinjësuar.

Edhe pse shtetet muslimane në ditët e sotme nuk janë në aq sy të mirë, historia flet ndryshe. Ja disa nga shpikjet që janë bërë pikërisht nga shtetet muslimane.

Përkufizimi njoftues i cili jepet nga ana e studiuesve për një lëmi të caktuar shkencore, filozofike apo shoqërore ka një rëndësi të veçantë. Sa më i qartë, sa më bindës që është definicioni aq më mirë dhe aq më fuqishëm akceptohet materia referuese nga ana e studiuesve. Për Kur'anin ekzistojnë definicione nga më të ndryshmet, të cilat janë evidentuar nga studiuesit që në kohët e hershme, e të cilat vazhdojnë edhe në kohën e sotme bashkëkohore.

Sipas një libri që u botua nga një studiues i University College të Londrës, studiuesit perëndimore nuk ishin të parët që deshifruan gjuhën e lashtë të faraonëve. Dr. Ukasha El Dali i Institutit të Arkeologjisë pranë UCL zbuloi se studiuesit arabë jo vetëm shfaqën interes të veçantë për Egjiptin e lashtë, por edhe i përkthyen saktësisht hieroglifet në shekullin e nëntë, pothuajse 1,000 vjet më parë se ç'mendohej.