Besimtaret myslimane të qytetit të Pogradecit organizojnë panair të madh bamirësie

“Dhuro të Lartësohesh”, quhet panairi i cili u hap të shtunën në Pogradec tek sheshi përpara pallatit te kulturës.


Ky panair është iniciuar nga besimtaret myslimane të Pogradecit, të cilat kishin ekspozuar piktura, ëmbëlsira, lule dhe disa produkte të tjera të cilat patën mundësi ti blejnë qytetarët.

Të gjitha paratë e grumbulluara në këtë panair do të shkojnë për bamirësi për Qendrën Speciale ku mësojnë fëmijët me aftësi të ndryshme të qytetit të Pogradecit.

Falënderim për mbështetjen dhe për iniciativën shprehu edhe drejtoresha e Qendrës Speciale e cila tha se mbështetja ndaj këtyre fëmijëve iu shton atyre edhe më tepër dëshirën për t’u aktivizuar në projektet sociale.

Panairi ka qenë i hapur edhe në ditët në vazhdim edhe në shkollat e mesme të qytetit, si Muharrem Collaku apo Gjergj Pekmesi.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë