Myftiu Ternava: Bota mund të mëson shumë nga harmonia dhe toleranca fetare tek shqiptarët

Myftiu Ternava paraqiti kumtesen e tij në Sesionin e dytë të konfernces mbi Vëllazërinë Njerëzore, në Abu Dabi, ku po zhvillon viziten e tij Papa Françesku, si papa i parë në Gadishullin Arabik, dhe ku po marrin pjesë më shumë se 700 liderë të besimeve të ndryshme fetare, në krah të imamit të madh të Al-Azharit, Ahmad Al-Tayyeb.

Aty Myftiu Ternava njohu të pranishmit me historikun e shkurtër të Kosovës, duke i paraqitur botës shembullin e harmonisë dhe tolerancës tek shqiptarët në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti.
Ai gjithashtu foli edhe për organizimin e jetës fetare në Kosovë si dhe rolin dhe kontributin e BIK- ut në ndërtimin e një shoqërie tolerante dhe ku respektohet diversiteti kulturor dhe fetar.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)