Haxhi dhe lidhjet e komunikimit të qelizave trunore

Kongresi më i madh në botë, që i zhvillon “punimet” një herë në vit dhe tubon në një vend miliona njerëz nga të katër anët e botës, nuk duhet t’i dezorientojë “kongresmenët” në aspektin e ruajtjes së shëndetit personal dhe kolektiv. Sepse këta “kongresmenë” në këtë takim vjetor janë mysafirë të All-llahut xh.sh. dhe sigurisht ky Nikoqir kujdeset për mirëqenien e plotë të mysafirëve të Tij.

Ky “kongres” që mbledh në një vend të shenjtë, në Mekë miliona myslimanë, në një ritual që është një nga shtyllat e Islamit, quhet Haxh dhe këta “kongresmenë” janë haxhinjtë. Ky “kongres” cilësohet si kongresi më i madh në botë, si për nga numri i pjesëmarrësve, ashtu edhe për nga numri i çështjeve që shtrohen aty.
Aspekti mjekësor i këtij “kongresi” është po ashtu i një rëndësie të veçantë, ngase atje parashtrohen miliona çështje mjekësore! Aspekti shëndetësor i një tubimi të tillë aq gjigant, është një sfidë për punonjësit shëndetësorë, që të vënë në funksion të gjitha “lidhjet e komunikimit të qelizave trunore”, që të kujdesen për shëndetin e çdo haxhiu në veçanti, dhe të të gjithë haxhinjve, në përgjithësi. Ngase, përveç që duhet të kujdesen që sëmundjet paraprakisht të mos rishfaqen, siç është për shembull kolera, e cila ka shkaktuar epidemi deri në vitin 1989, e tani nuk shkakton probleme falë intervenimeve të duhura. Po ashtu një kujdes i shtuar duhet të kihet që të parandalohet përhapja e sëmundjeve të ndryshme që vijnë bashkë me “kongresmenët” në këtë takim. Haxhi është një adhurim i mrekullueshëm, i obliguar nga Allahu për myslimanët: “Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabesë) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit’’. (Ali-Imran, 97).
“Rikujto kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabesë): të mos më bëjë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, duke u përkulur dhe që bëjnë sexhde. Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura, që vijnë prej rrugëve të largëta. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që të përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe sepse i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanëve) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfrin”. (Haxh, 26-28).
Ai është përkufizim për rrugën e nisur që njerëzit ta gjejnë dhe të ripajtohen me identitetin personal, gjegjësisht me natyrshmërinë e pastër njerëzore, ashtu sikurse janë krijuar nga Krijuesi Fuqiplotë.

Haxhi një mundësi që njeriun ta kthejë në jetë më të fortë

Sfidat mjekësore, me të cilat ballafaqohet shëndetësia në lidhje me këtë “kongres”, janë të ndryshme, duke filluar nga një perceptim jo i drejtë i vetë obligueshmërisë së ibadetit nga ana e myslimanëve. Kjo sepse Haxhin e perceptojnë si një ibadet të njerëzve që janë larguar nga roli aktiv në shoqëri, dhe presin që dita-ditës t’u vijë edhe momenti i frymëmarrjes së fundit. Pra, ky perceptim i këtij ibadeti, si udhëtimi i fundit i “lumturisë”, dhe pjesëmarrja në të i një mase gati absolute personash në moshë, është sfida
më e madhe shëndetësore e këtij ibadeti. Sa kohë që ky ibadet duhet të kuptohet drejt, si një mundësi që njeriun ta kthejë në jetë më të fortë, më dinamik, më të përgjegjshëm, më punëtor, të përtërirë, të kompletuar si personalitet, të kujdesshëm dhe të respektueshëm për qenien e vet, për kultivimin e një personaliteti që gjithherë i jep përparësi paqes dhe tolerancës. Sigurisht që një numër i problemeve shëndetësore që kanë lidhshmëri me moshën dhe sëmundjet kronike, gjatë Haxhit nuk do t’i sfidonin punonjësit shëndetësorë. Pra,ajo që deshëm të theksojmë këtu, si një nga problemet shëndetësore lidhur me Haxhin, është vetë mosha e shtyrë e haxhinjve. Ngase me moshën njeriu fillon të lëngojë nga sëmundje të ndryshme dhe, kur arrin në një moshë të thyer, sikur sëmundjet bëhen “shumë të shoqërueshme” dhe s’mund të rrinë pa njëra-tjetrën,duke u grumbulluar kështu tek një person. Një masë e konsiderueshme e hanxhinjve në moshë të thyer lëngojnë nga ndonjë sëmundje kronike, si p.sh. diabeti, hipertensioni, insuficienca kardiake (pamjaftueshmëria e zemrës), insuficienca renale (pamjaftueshmëria e veshkave), cirroza e mëlçisë, bronkopneumonitë (ndezje të mushkërive), etj.. Në kuadër të aspekteve mjekësore para nisjes për Haxh, do të veçojmë parapërgatitjet fizike, psikike dhe shpirtërore të çdo personi që ia mësyn vizitës së shtëpisë së Allahut, Qabesë, duhet t’i realizojë. E para prej tyre që do të përmendim këtu, është vaksinimi për sëmundje të caktuara para se të marrë rrugën për
që Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite i ka bërë obligim për çdo person që t’i marr para se të hyjë në Arabinë Saudite, gjegjësisht për disa duke i bërë kusht edhe për marrjen e vizës, janë disa sosh. Ndër to është edhe vaksina katër valente e monokokut (A, C, Y dhe W135), e cila mbron nga infeksioni i cipave trunore me gonokok (meningjiti monokoksal), një infeksion ky që kohë pas kohe ka shkaktuar probleme masivisht gjatë ritualit të Haxhit. Po ashtu vaksina e Polios, vaksina kundër hepatit A dhe B. Meqë gjatë ritualeve të Haxhit, ka numër të madh njerëzish me të cilët ka mundësi që një haxhi të takohet, atëherë rekomandohet që ata të marrin edhe vaksinën kundër gripit. Kjo për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusi i gripit dhe nga ftohja, që mund të bartet përmes ajrit, për t’u bërë kështu një nga sëmundjet më të shpeshta gjatë Haxhit, e cila klasifikohet si sëmundje e traktit të sipërm respirator.
Çdo person që dëshiron të marrë rrugën për Haxh, duhet të bëjë një vizitë këshilluese tek mjeku familjar, i cili ia ndjek gjendjen e shëndetit, në mënyrë që ai t’u përmbahet këshillave të tij për periudhën derisa të kthehet, duke mos harruar ta marrë me rregull terapinë. Normalisht si parapërgatitje në këtë aspekt është edhe marrja në sasi të mjaftueshme e preparateve mjekësore që i ka caktuar mjeku, për kohën derisa të kthehet nga Haxhi.

Përgatitja fizike për Haxh

Një vizitë e rregullt te stomatologu për kontrollin dhe trajtimin e sëmundjeve të dhëmbëve dhe gojës, është nga përgatitjet e domosdoshme që duhet të bëhen. Kjo sepse dhembja e dhëmbëve është nga dhembjet më të forta dhe mund të shkaktojë hendikepe në kryerjen e ritualeve të Haxhit. Personave që mbajnë syze me dioptri, u këshillohet që t’i marrin me vete një palë syze rezervë si dhe të marrin recetën e mjekut për xhamat, sepse në rast të ndonjë aksidenti të vogël, mund t’u thyhen syzet dhe vazhdimi i mëtutjeshëm i ritualeve mund të pengohet për të, po të bëhet barrë e
të tjerëve. Në kuadër të parapërgatitjeve për Haxh nuk duhet harruar as kondicioni fizik, sepse për kryerjen e ritualeve të Haxhit vërtet do të kenë nevojë të jenë të qëndrueshëm. Prandaj, të gjithë atyre që do të marrin këtë rrugë, u rekomandohet të fillojnë ushtrime për kondicionin e ecjes. Duke i bërë vetes obligim që çdo ditë, duke filluar katër deri gjashtë javë para Haxhit, të ecë 1-2 orë me një ritëm normale. Femrat që duan të udhëtojnë për të plotësuar këtë detyrim prej shtyllave të Islamit, duhet të konsultohen me gjinekologun a gjinekologen për gjendjen shëndetësore dhe mundësinë e shtyrjes së ciklit menstrual, nëse është e nevojshme, për pak ditë gjatë Haxhit. Kurse gratë shtatzëna që duan të marrin këtë rrugë, duhet të konsultohen patjetër me gjinekologun/en për gjendjen shëndetësore dhe mundësinë e udhëtimit. Ky konsultim praktikisht vlen për gjashtë muajt e parë, sepse për tre muajt e fundit të shtatëzanisë nuk rekomandohet udhëtimi. Ndërkaq, në kuadër të parapërgatitjeve psikike, duhet të përmendim që faktori më i shpeshtë shqetësues për hanxhinjtë do të jetë masa shumë e madhe e njerëzve të përqendruar në një vend. Nga këshillat me vlerë për secilin që merr këtë rrugëtim, është që ne nuk jemi në Haxh për t’i ndryshuar sjelljet dhe mentalitetet e njerëzve me prejardhje nga vende të ndryshme, por t’i pranojmë ato dhe ata ashtu siç janë. Kjo masë e madhe njerëzish, së cilës as që mund t’ia shohësh fundin, vijnë dhe për një kohë të shkurtër mbipopullojnë qytetin 250 000 banorësh të Mekës. Pastaj, në aspektin e komoditetit personal në ibadet, duhet pasur parasysh faktin që nuk do të arrijmë ta sigurojmë në masë të duhur gjatë ritualit të Haxhit. Kjo, sepse në një vend ka aq shumë njerëz, saqë edhe hapësira personale nganjëherë është e papërfillshme. Duhet ta kemi parasysh që të gjithë ata janë aty për një qëllim, për të kryer Haxhin, ashtu sikurse ky qëllim është edhe yni. Gjatë kryerjes së ritualeve të Haxhit mund të shfaqen probleme shëndetësore fizike dhe psikike. Vlen të theksohet se nga problemet më të shpeshta shëndetësore gjatë Haxhit janë ato të sëmundjeve infektive, që atakojnë sistemin respirator dhe traktin gastrointestinal. Do të përmendim disa nga masat mbrojtëse që janë të thjeshta, por mund të na kursejnë shëndetin nga sëmundja. Ndër to është pastrimi i duarve me sapun dhe ujë para dhe pas ngrënies, pas kthimit nga xhamia, etj., pastaj pastrimi i ushqimeve të freskëta që duam t’i konsumojmë.
Në këtë mënyrë do të zvogëlojmë në masë të madhe numrin e mikrobeve me të cilat do të ballafaqohet sistemi ynë imunitar, për të mbajtur trupin me shëndet të mirë. Ushqimi në përgjithësi duhet të jetë i begatuar mjaft me lëngje dhe sidomos gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite, sepse temperaturat janë të larta (rreth 300 C)
dhe ndikojnë në humbjen e lëngjeve. Si pasojë e kësaj humbjeje të lëngjeve, përveç dehidrimit, përkeqësimit të sëmundjeve që tashmë ekzistojnë, mund të shfaqet edhe shqetësimi i kapsllëkut. Nuk duhet harruar as kontrolli i afatit a skadimit të prodhimeve që konsumohen, ngase hanxhinjtë mund të helmohen shumë lehtë.
Konsumimi i ujit nga çdo krua duhet të evitohet aq sa të jetë e mundshme, ngase ujërat e ndryshme kanë edhe baktere në sasi të caktuara, të cilat mund të ndikojnë në shfaqjen e diarresë (barkqitjeve të lëngshme). Sigurisht ndër këto ujëra nuk është uji Zemzem, të cilit Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite i bën kontrolle të rregullta, si dhe ruajtja dhe bartja e tij janë të sigurta nga kontaminime mikrobiale. Përveç kësaj, uji Zemzem është ujë që edhe vetë Pejgamberi a.s. na ka porositur ta pimë duke na thënë: “Uji më i mirë në faqen e dheut është uji i Zemzemit; në të ka ushqim që të ngop dhe shërim nga sëmundja”. (Taberaniu); “Ai ujë është i bekuar, ai është ushqim ngopës”. ( Ebu Dherrit).
Nga problemet që shpesh mund të hasen gjatë qëndrimit në hotel, është edhe i ashtuquajturi ”klimatizim”. Ndryshimi në mes temperaturës së mjedisit të mbyllur, ku qëndrojmë, dhe temperaturës jashtë, nuk rekomandohet të jetë me i lartë se 3-50 C. Kjo sepse mund të shkaktojë disbalans të temperaturës trupore dhe, si pasojë, shkaktohet ftohja.

Uji i zemzemit ujë i bekuar

Personave që lëngojnë nga sëmundje kronike, si për shembull nga ato të sistemit kardiovaskular, u rekomandohet që të mos qëndrojnë për një kohë të gjatë në hapësira të hapura, ku i godasin drejtpërdrejt rrezet e diellit, sidomos jo në orët e mesditës, për arsye se mund t’u keqësohet gjendja shëndetësore e të humbin vetëdijen. Gratë shtatzëna, që marrin këtë rrugë, duhet të kenë kujdes që, edhe gjatë rrugës edhe gjatë qëndrimit atje, t’u përmbahen këshillave që kanë marrë nga mjeku në vizitën këshilluese para nisjes në Haxh, si dhe duhet të kujdesen patjetër për marrjen e ushqimit të mjaftueshëm dhe të preparateve shtesë, për të mos pësuar pagjakësi, që është një nga gjendjet më të shpeshta. Në kuadër të ritualeve të Haxhit është edhe ruajtja e kokës për meshkujt, për se duhet pasur kujdes që të përdoren mjete të pastra apo të papërdorura, sepse mund të ndodhë bartja e ndonjë sëmundjeje (për shembull hepatiti B apo C) me mjete të papastra të rrojës. Pra, t’i kërkojnë personit që do t’ua rruajë kokën, që ta ndërroj briskun/zhiletin dhe të përdorë të ri. Kjo sepse ata shpeshherë harrojnë ta bëjnë këtë, qoftë nga lodhja, qoftë edhe nga numri shumë i madh i klientëve. Pas kthimit nga ky rrugëtim i plotësimit të shtyllës së pestë të Islamit, është e këshillueshme që gjithsecili të shkojë dhe të bëjë një vizitë të zakonshme te mjeku personal, duke marrë me vete edhe ndonjë dokument shëndetësor eventual për intervenimet shëndetësore që mund të ketë pasur gjatë udhëtimit. Për sa i përket aspektit psikik dhe dobive të këtij rrugëtimi në Haxh, po përmendim vetëm dy prej tyre. E para është që, për ato pak ditë në Haxh, njeriu mësohet të jetë pjesë e masës milionëshe të njerëzve, duke e kuptuar se roli i gjithsecilit është i veçantë dhe i domosdoshëm në bashkëjetesë dhe mirëqenie të përgjithshme. Kurse e dyta është që njeriu e kupton se sa i vogël është në krahasim me krijimet e All-llahut dhe se Ai është i panevojshëm për lutjen e tij. Veçse njeriu është i nevojshëm për Krijuesin e tij. Për të parandaluar një numër problemesh shëndetësore, duhet ta ndërrojmë botëkuptimin e gabuar të Haxhit si udhëtimi i fundit para vdekjes ose për të vdekur atje. Sepse kjo do të tejkalojë shumë probleme shëndetësore dhe, përveç kësaj, vetë Haxhi nuk është përgatitje për vdekje, po është përgatitje dhe mobilizim për jetë.



Bernard Tahirbegolli

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.