Si do ta dish a je njeri i dynjasë apo njeri i ahiretit

Një njeri erdhi tek një dijetar dhe i tha: - "Dëshiroj të di a jam njeri i dynjasë apo njeri i Ahiretit, gjegjësisht a më shumë e dua dynjanë apo Ahiretin?"

Dijetari iu përgjigj: - "Allahu është jashtëzakonisht i mëshirshëm ndaj robërve të Tij dhe nuk ka bërë që peshorja të jetë në duart e mia apo në duart e tjerëve, pos ka bërë që kjo peshore të jetë në duart e secilit njeri individualisht."
- "Si?" - pyeti njeriu.
Dijetari i tha: - "Për arsye se ti mund t'i mashtrosh njerëzit tjerë, por veten nuk mundesh. Peshorja yte është në duart tua dhe t'i vetë mund të vlerësosh a je njeri i dynjasë apo njeri i Ahiretit."
Njeriu pyeti: - "E si mund ta vlerësoj veten?"
Dijetari iu përgjigj: - "Nëse të vie një njeri me dhuratë të vlefshme, e pastaj një i varfër që t'i japësh lëmoshë, cilit nga këta dy më tepër do t'i gëzohesh? Nëse i gëzohesh më shumë atij që të ka sjell dhuratë, atëherë je njeri dynjasë, por nëse më tepër i gëzohesh të varfrit të cilit do t'i japësh lëmoshë, atëherë je njeri i Ahiretit."



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi