Myftiu Tërnava u prit nga imami i madh i Al Az’harit, prof. dr. Ahmed Tajjib

Pas përfundimit të Konferencës së organizuar nga Al Az’hari mbi “Përtëritjen e Mendimit Islam”, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava u prit nga shkëlqesia e tij imami i madh i Al Az’harit në audiencën e tij

Myftiu Tërnava e falënderoi imamin Ahmed Tajjib për ftesën që Kosova të jetë pjesë e kësaj konferenca kaq të rëndësishme për botën islame dhe jo vetëm. Po ashtu Myftiu shfrytëzoi nga rasti që të kërkoi nga shkëlqesia e tij intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Bashkësisë Islame dhe al Az’harit, sidomos në fushën e arsimit dhe ngritjes profesionale të nëpunësve të Bashkësisë Islame të Kosovës, si të imamëve dhe të profesorëve etj.
Nga ana e tij, imami i madh prof. dr. Ahmed Tajjib falënderoi Myftiun Tërnava për pjesëmarrje në Konferencë dhe për kontributin e tij në seancat e punës së kësaj konference. Ai po ashtu i shprehu Myftiut gatishmërinë institucionale për mbështetjen e studentëve nga Kosova dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të arsimit qoftë në kuadër të Universitetit të A’zharit po ashtu edhe ne Akademinë Ndërkombëtare të Az’harit për trajnime.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.