Komentimi i kaptinës El-Hashr (2).

Dëbimi i fisit Beni-n-Nadir nga Medina

''Allahun e madhëron (lartëson) çdo gjë në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti. Është Ai që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan nga radhët e ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk mendonit se ata do të iknin (dilnin), kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t'imbronin prej Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjellë në zemrat e tyre .frikë, e cila bëri që ata t'i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, merrni mësim nga kjo, o ju të zotët e mendjes! Sikur Allahu të mos u kishte caktuar atyre dëbimin, Ai (me siguri) do t'i kishte ndëshkuar në këtë jetë. Por në jetën tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit. Kjo, sepse ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij; e kushdo që i kundërvihet Allahut, s'ka dyshim se Allahu është ndëshkues i ashpër. Për çdo palmë (fidane të hurmave të armikut) që këputët apo latë në këmbë, keni pasur miratimin e Allahut, në mënyrë që Ai t'i poshtërojë të pabindurit. "- (El-Hashr, 1-5). Shkaku i zbrit jes së ajetit të 5- të Në lidhje me këtë ajet kemi edhe shkakun e zbritjes, të cilin e kanë regjistruar dijetarët që merren me këtë shkencë kuranore. - Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerët nga Ibn Omeri r.a. të këtë thënë: I Dërguari i Allahut gjatë rrethimit të fisit Beni-n-Nadir ua shkuli dhe dogji atyre disa trupa të njomë hurmash, prandaj edhe zbriti ajeti i 5-të i kësaj sureje."(1) - Transmeton Ibn Is'haku nga Jezid bin Rummani të ketë thënë: "Kur i Dërguari i Allahut i rrethoi kështjellat e Beni-n-Nadirit, ata u mbyllën dhe u fortifikuan brenda tyre. Për t'i dobësuar e thyer emocionalisht, urdhëroi që të shkuleshin e digjeshin disa fidane të njoma hurmash nga kopshtet e tyre. Hebrenjtë duke parë këtë veprim të myslimanëve, thirrën nga lart mureve të kështjellave: O Muhamed! Ti sikur bëje thirrje për ndalim të shkatërrimit-fesatit në tokë. Përse po na i shkul trupat e hurmave dhe po na i djeg kopshtet?! Disa prej myslimanëve u ndien keq, duke menduar në mos kishin mëkatuar në këtë rast, por Allahu i Madhërishëm menjëherë zbriti ajetin e 5-të, duke i shfajësuar dhe liruar ata nga kjo barrë që po i rëndonte në shpirt, se secili prej dy veprimeve, qoftë këputja e fidaneve, qoftë lënia e tyre, ishte me leje dhe miratim nga Allahu xh.sh.(2) Koment: 1. Allahun e madhëron (lartëson) çdo gjë në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti. Kjo sure e bekuar, ka filluar me ajet madhërimi ashtu siç edhe ka përfunduar me një ajet të tillë. Është ky madhërim, jehona e të cilit oshëtin nëpër tërë Universin, sepse çdo gjë në të, i bën tesbih Allahut xh.sh. Në lidhje me këtë madhërim, në Kuran thuhet: "Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka kanë to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbih), duke I shprehur falënderim Atij" - (El-Isra'ë, 44) Kjo do të thotë se qielli, toka, engjëjt, njerëzit, bubullima, pemët, bimët, insektet, kafshët-shtazët, peshqit dhe çdo krijesë, i bëjnë tesbih Allahut, ndonëse ne nuk e kuptojmë këtë madhërim të tyre.(3) Ai që mediton më thellë në urtësitë e Kuranin famëlartë, vëren se foljet me të cilat shprehet kuptimi i madhërimir-tesbihut janë vënë në tri trajta gramatikore. Ka ardhur në formën e kohës së shkuar: "Sebbeha", ka ardhur në formën e kohës së tashme me vlerë gjithëkohore: "Jusebbihu" dhe ka ardhur në formën urdhërore: "Sebbih". Vënia e foljeve me të cilat shprehet kuptimi i tesbihut-madhërimit në këto tri forma gramatikore në Kuranin fisnik, ësh të nj ë shen j ë se në këtë ekzistencë vazhdimisht i bëhet madhërim Krijuesit të gjithëpushtetshëm-Allahut xh.sh. Ajeti përfundon me përmendjen e dy emrave të bukur të Allahut: "El-Aziz- I Plotfuqishmi", dhe "El-Hakim- I Urti". Emri "El-Aziz" nënkupton se Ai është i Plotfuqishëm që të realizojë çfarë të dëshirojë, pa pasur mundësi askush nga krijesat që ta pengojë realizimin e një urdhri të Tij. Kjo erdhi në shprehje sidomos me rastin e dëbimit të fisit Beni-nNadir, kur Ai futi tmerr, frikë e lemeri në zemrat e tyre, atëherë kur myslimanët më së paku e prisnin, për shkak se çifutët ishin fortifikuar fuqishëm në kështjellat e tyre. Kurse emri tjetër i bukur i Tij "El-Hakim" nënkupton urtësinë dhe përcaktimin e Tij se çdo gjë që ndodh në këtë ekzistencë, ndodh me dijen dhe caktimin e Tij. 2. Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan nga radhët e ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk mendonit se ata do të iknin (dilnin), kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t'i mbronin prej Allahut. Por, dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e prisnin, duke mbjellë në zemrat e tyre frikë, e cila bëri që ata t'i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, merrni mësim nga kjo, o ju të zotët e mendjes! Meqë në ajetin paraprak, Allahu e lavdëroi Veten me cilësinë e madhështisë, atëherë është e natyrshme që ajeti pasues ta shpërfaqte thellësisht këtë madhështi, fuqi dhe urtësi të Tij, e cila gjeti shprehje gjatë dëbimit të fisit çifut nga vendbanimet e tyre. Ashtu siç e kemi cekur te shkaku i zbrit jes, kjo sure ka zbritur në lidhje me dëbimin e fisit Beni-n-Nadir, nga paralagjet e Medinës, për shkak të tradhtisë së tyre dhe thyerjes së marrëveshjes që kishin me myslimanët. Në lidhje me këtë ngjarje, për të cilën bën fjalë shumica e ajeteve të kësaj sureje, është transmetuar nga IbnAbasi, Muxhahidi, Zuhriu dhe disa të tjerë të kenë thënë: I Dërguari i Allahut pasi emigroi në Medinë, lidhi marrëveshje me hebrenjtë, duke u dhënë atyre garanci se nuk do t'i luftonte ata, por as ata nuk do ta luftonin atë. Pas luftës së Uhudit, hebrenjtë e fisit Beni-n-Nadir, duke parë se myslimanët në Uhud, u thyen shpirtërisht, ndonëse nuk e kishin humbur atë betejë në tërësi, menduan se ata më nuk do të përbënin ndonjë rrezik për ta, dhe vendosën të mos i përmbaheshin më marrëveshjes-besatimit që ishte lidhur mes tyre. Madje kur i Dërguari a.s., shkoi tek kështjellat e tyre për të kërkuar ndihmë për shpagimin e gjakut të disa aleatëve të tyre, të cilët myslimanët i kishin mbytur gabimisht, ata fshehurazi kishin planifikuar një atentat ndaj tij, për t'i hedhur një shkëmb të madh mbi kokë. Mirëpo Allahu xh.sh. e inspiroi të Dërguarin e Tij për rrezikun që po i kanosej dhe ky, pa një pa dy, së bashku me përcjellësit e tij u ngrit nga vendi ku po qëndronte ulur, para se të zbatohej në praktikë ky atentat ndaj tij. Gjatë kthimit, arriti në përfundim se këtë tradhti nuk mund ta lante asgjë tjetër përveç intervenimit të shpejtë ushtarak. Vetëm në këtë mënyrë, Islami do ta rikthente autoritetin e tij dhe do t'i zmbrapste duart tradhtare që po zgjateshin si hije vdekjeprurëse ndaj myslimanëve. I Dërguari a.s. pas konsultimit me ashabët e tij, ua kumtoi çifutëve të Benu-n-Nadir urdhëresën për ta lëshuar Medinën në afat prej 10 ditësh. Për çudi, munafikët e Medinës u solidarizuan me çifutët dhe u pajtuan që bashkërisht të luftonin kundër myslimanëve. Mirëpo kësaj radhe, goditja e Islamit ishte e pamëshirshme. Çifutët u mposhtën pa luftë dhe u detyruan të shpërnguleshin nga Medina duke lënë shtëpitë e tyre. Surja "El-Hashr", e ka përshkruar besnikërisht dëbimin e çifutëve, por edhe ka zbuluar qëndrimin dhe hipokrizinë e munafikëve ... (4) " ... Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan nga radhët e ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë" Dëbimi i fisit Beni-n-Nadir, ishte me inspirim nga Allahu i Plotfuqishëm dhe është quajtur "Hashrulevvel-dëbimi i parë" sepse më vonë do të pasonin edhe dëbime e shpërngulje të tjera të hebrenjve, siç ishte rasti i hebrenjve të Benu Kurejdha, Benu Mustalak, atyre të Hajberit etj. Ky dëbim, ishte dëbim kolektiv nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre, dhe në një mënyrë i ngjason "Tubimit të premtuar-EI-Hashr" nesër në Ahiret, kur çdo i varrosur do të detyrohet të ngrihet nga varri i tij për t'u paraqitur në tubimin e madh para Allahut xh.sh .. Asnjë njeri nuk do të mbesë në varre, ashtu siç nuk iu lejua asnjë hebreu, qoftë i madh apo i vogël, të qëndronte në shtëpitë e tyre. " ... Ju nuk mendonit se ata do të iknin (dilnin), kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t'i mbronin prej Allahut. .. " Kjo pjesë e ajetit të dytë, tregon qanë se myslimanët nuk mendonin se çifutët do të linin vatrat e tyre, sepse kështjellat e tyre ishin të larta, të mbrojtura mirë, dhe mbi të gjitha, brenda tyre kishte burime uji dhe ush-qime të bollshme, të cilat u mjaftonin për mbijetesë banorëve madje deri në tri vite rrethimi të plotë. Në anën tjetër, edhe çifutët ishin të bindur se kështjellat e tyre të fortifikuara, ishin të pathyeshme, ashtu siç ishin të bindur se as myslimanët nuk kishin forcë e as zotësi që t'i pushtonin ato. Madje, mendjemadhësia e tyre kishte shkuar aq larg duke menduar e ato ishin aq mirë të mbrojtura saqë as Allahu nuk mund t'u bënte gjë!! Por, ndodhi mrekullia, të cilën askush nuk e kishte parashikuar se mund të ndodhte, as myslimanët e as hebrenjtë ... " ... Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjellë në zemrat e tyre frikë ... " Dënimi i Allahut ishte i rreptë dhe u erdhi hebrenjve nga nuk e prisnin. Po të ndalemi pak të meditojmë rreth kësaj pjese të ajetit, do të shohim një mrekulli të madhe. Allahu xh.sh. nuk tha: Dënimi u erdhi nga njerëzit apo nga ushtria myslimane e as nga ndonjë kalorësi, por tha se dënimi u erdhi vetëm nga Allahu i Madhërishmëm, i Cili mbolli frikë e lemeri në zemrat e tyre, saqë ata u dorëzuan pa luftë, duke iu lutur dhe duke kërkuar nga i Dërguari i Allahut t'ua kursente jetët e tyre.(5) Ato kështjella, të cilat deri dje në sytë e tyre ishin të pathyeshme, dhe mbase myslimanët nuk do të kishin arritur t'i pushtonin dot për një kohë bukur të gjatë, u shembën sikur të ishin kështjella prej rëre. Zaten ky ishte dënimi i dhimbshëm për të gjithë ata që u sollën keq ndaj të Dërguarit të Allahut dhe ndaj myslimanëve. ec ... e cila bëri që ata t' i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve ... " Hebrenjtë e fisit Beni-n-Nadir, të thyer shpirtërisht, në bazë të ujdisë që kishin lidhur me të Dërguarin e Allahut, do t'i linin të gjitha armët e tyre, dhe do t'i shkatërronin shtëpitë e tyre me duart e veta. Nga tërë kjo pasuri e patundshme, secila familje do të merrte me vete vetëm aq sa mund ta bartte një deve. Urtësia e shkatërrimit të shtëpive të tyre nga vetë ata, ishte një shenjë nënçmimi e poshtërimi për ta, por në anën tjetër, ishte edhe një largpamësi e Resulullahit s.a.v.s. që as atyre e as gjeneratave pasuese të tyre (hebrenjve), të mos u mbetej dot asnjë kujtim për ato vendbanime, në të cilat kishin jetuar e qëndruar për një kohë. Nga të dhënat historike, mësojmë se një grup i këtyre hebrenjve u shpërngul në Edhriat, në pjesën e epërme të Shamit, kurse një grup tjetër iu drejtuan Hajberit.(6) " ... Prandaj, merrni mësim nga kjo, o ju të zotët e mendjes!" Pjesa e fundit e ajetit, sikur dëshiron t'i kthjellë mendjet e njerëzve, që të mos jenë të shkujdesur nga veprimet e tyre në këtë jetë. Secili le ta kuptojë se është në përcjellje të vazhdueshme nga Krijuesi fuqiplotë dhe i gjithëdijshëm. Atij nuk mund t'i fshihet asnjë veprim, madje as mendimi që e fshehim në zemra-mendje. Sidomos le të kenë kujdes ata që i kundërvihen Allahut, fesë që ai e zbriti si rrugë shpëtimi për njerëzit dhe të Dërguarit të Tij, duke u përpjekur ta fikin dritën e Allahut, se ata i pret një jetë e vështirë në këtë dunja, ndërkohë që do të jenë të humbur përgjithmonë në botën tjetër. Ngjarja e dëbimit të fisit Beni-n-Nadir, është rast që duhet t'i bëjë njerëzit të mendojnë me arsye dhe logjikë të shëndoshë, se Fjala e Allahut është më e larta dhe se vullneti i Tij zbatohet pa diskutim, në tërë këtë Univers. 3. Sikur Allahu të mos u kishte caktuar atyre dëbimin, Ai (me siguri) do t'i kishte ndëshkuar në këtë jetë. Por në jetën tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit. Nga ky ajet kuptojmë se dëbimi i çifutëve Beni-n-Nadir, kishte ndodhur me inspirim dhe leje nga Allahu xh. sh.. Ky dëbim i tyre mund të llogaritet si një dënim në këtë botë, por i veshur me petkun e mëshirës hyjnore. Atyre iu kursyen jetët e tyre, ndonëse në raste të tilla tradhtie, rregullat e luftës janë të pamëshirshme. Po t'u ishte caktuar dëbimi, ata sigurisht se do të ndëshkoheshin në këtë dunja me dënime të rrepta, por llogaria dhe ndëshkimi i tyre i madh u shty për në botën tjetër, në mënyrë që drejtësia hyjnore të vijë në vend. Çifutët, në vend se të ishin të parët që do ta përkrahnin këtë të dërguar të Zotit, që erdhi me flamurin e Njëshmërisë, ata përkundrazi thurën intriga e komplote kundër tij, duke u bashkuar me forcat djallëzore të idhujtarëve. Andaj, dënimi i tyre në botën tjetër, do të jetë i pashmangshëm dhe i dhimbshëm. 4. Kjo, sepse ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij; kushdo që i kundërvihet Allahut, s'ka dyshim e Allahu është ndëshkues i ashpër. Ky dëbim i turpshëm në këtë botë, duke i shkatërruar shtëpitë e veta me duart e tyre, erdhi si pasojë e kundërshtimit dhe kundërvënies së tyre ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Hebrenjtë e dinin fort mirë se ishte afruar koha e ardhjes së "vulës" së profetëve. Madje e dinin mirë se ai do të ishte nga pasardhësit e Ismailit a.s. - arabëve, por mëria ndaj tyre nuk i lejonte ta pasonin Muhamedin a.s., duke mbajtur shpresa dhe iluzione të rreme, se ky i dërguar i fundit, i paralajmëruar në Tevrat dhe në Inxhil, megjithatë do të ishte prej beni israilëve. Ata - hebrenjtë nuk u ndalën vetëm në këtë inat dhe hasmëri primitive, por shkuan edhe më larg duke shfaqur haptazi armiqësinë e tyre kur lidhën aleancë me kurejshët, që të luftonin kundër myslimanëve, pas luftës së Uhudit. Ata nuk hezituan ta përdornin dinakërinë dhe pabesinë e tyre, kur tentuan dhe planifikuan mbytjen e të Dërguarit të Allahut, me një gur të madh të cilin do t'ia hidhnin sipër nga muret e larta të kështjellës ... Për këtë planifikim të tyre djallëzor, i Dërguari i Allahut i informua nga i Lartmadhërishmi nëpërmjet inspirimit, dhe aty për aty vendosi t'i nënshtronte ushtarakisht këtë fis të pabesë e të pabindur, duke i rrethuar kështjellat e tyre ... 5. Për çdo palmë (fidanë të hurmave të armikut) që këputët apo latë në këmbë, keni pasur miratimin e Allahut, në mënyrë që Ai t'i poshtërojë të pabindurit. Pasi i kishte rrethuar për disa ditë kështjellat e hebrenjve, dhe duke parë se ata nuk po tregonin shenja të dorëzimit, i Dërguari i Allahut, duke dashur t'i dobësojë shpirtërisht dhe t'i thyejë emocionalisht, vendosi t'ua shkulte disa fidane të njoma hurmash nga kopshtet e fisit Beni-n-Nadir. Ata, duke qenë të lidhur pas pasurisë së kësaj bote, u prekën shpirtërisht dhe iu drejtuan të Dërguarit të Allahut me pyetjen se përse po e bënte këtë gjë, e cila sipas tyre nënkuptonte shkatërrim në tokë. Nga këto fjalë të tyre, u prekën edhe një numër i myslimanëve, duke menduar se mos kanë mëkatuar kur shkulën dhe dogjën disa fidane të njoma hurmash. Por, Allahu i Madhërishëm, duke zbritur ajetin e pestë të kësaj sureje, i qetësoi ata shpirtërisht me fjalët: "Për çdo palmë (fidane të hurmave të armikut) që këputët apo latë në këmbë, keni pasur miratimin e Allahut, në mënyrë që Ai t'i poshtërojë të pabindurit." Pra për cilindo veprim që të keni ndjekur o myslimanë, ju keni pasur miratimin dhe pëlqimin e Allahut, andaj ky ishte një motivim shtesë për ta, që të mos ligështoheshin, por të vazhdonin luftën deri në fitoren përfundimtare ndaj armiqve të pabindur. Pas kësaj, Allahu hodhi frikë e tmerr të paparë ndonjëherë në zemrat e hebrenjve, të cilët u shtrënguan të kërkonin dorëzim me kushte e që fundi i marrëveshjes nënkuptonte dëbimin e tërësishëm nga vendbanimet e tyre, duke i shkatërruar në këtë rast të gjitha shtëpitë e tyre, në mënyrë që atyre të mos u mbetej më asnjë lidhje dhe asnjë kujtim me atë vend, të cilin e përbuzën me thyerjen e marrëveshjes së lidhur me myslimanët, disa vjet më herët. Porosia e këtyre ajeteve: (1-5) Lartësimi dhe madhërimi Allahut në çdo kohë, në çdo vend dhe nga çdo krijesë, është gjë që kuptohet vetvetiu, sepse Ai është Krijuesi i gjithëpushtetshëm dhe është meritor për një madhërim të këtillë. - Në epokën e hershme islame, hebrenjtë për shkak të thyerjes së besatimit dhe të marrëveshjeve me myslimanët, u dëbuan dy herë nga Siujdhesa Arabike. Për herë të parë nga Medina në Sham dhe së dyti nga Hajberi po ashtu në Sham. - Në dëbimin e hebrenjve të Medinës, dhe pastaj të atyre të Hajberit, ka një urtësi të pashoqe. Ndonëse kështjellat e tyre ishin pothuajse të pathyeshme, megjithatë Allahu hodhi e mbolli frikë të paparë në zemrat e tyre dhe ata u dorëzuan nga frika që ndienin. Në lidhje me këtë, duhet të sjellim ndërmend edhe thënien e të Dërguarit të Allahut kur thotë: "Allahu xh. sh. më ka bërë fitimtarë ndaj armiqve të mi (duke ua futur frikën) në një distancë prej një muaj udhëtimi." - Gjatë luftërave mund të përdoren taktika speciale për frikësimin dhe dobësimin e armikut. (vijon) ___________________ 1. Imam Sujutiu, Lubabu-n-nukuli fi esbabi-n-nuzuli, f. 258 2. El Vahidij, Eshabu-n-nuzul, f. 658 (Redaktua nga Argijaniu). 3. Et- Tifsiru-Imevdui li suveri-l Kuran, vëll. VIII, f. 60. 4. Abdulkerim el Hatib, Et-TefsirulKurani lilKuran. (28/850). Kajro, pa vit botimi. 5 Nexhlaë es-Subejjil; Vakfat terbevije fi sureti-l Hashr, f. 11 (www.dar-twhid.com). Pa vit dhe vend botimi. 6 Shih: Et- Teftiru-l Munir, vëll. 28. f. 437. Sabri Bajgora

Buy Tetracycline

Modified citrus pectin powder is available in medical stores, health stores. Follow the dosage directions carefully. Buy Tetracycline is a health hazard situation where there is a remote probability of adverse health Tetracyclinr from the buy Tetracycline of the product. Here's how (restrictions apply) Have a question. Fourth, online levels in the soil and modern farming techniques deplete stores of magnesium. Medical conditions that impair fat absorption also affect vitamin D absorption, the clinical use of tetracyclines Tetracycline significantly declined in most countries and in many instances they are no longer drugs of click here (3). Antibiotics are online to treat an animal with a diagnosed illness. Therapeutic use Used to treat bacterial infections such as Rocky Mountain spotted fever, typhus fever, tick fevers, Q fever, rickettsialpox and Brill-Zinsser disease.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.