Cilësitë e mynafikëve
“A nuk e ke parë se si hipokritët u thoshin vëllezërve të vet jobesimtarë, nga ithtarët e Librit: Nëse dëboheni, edhe ne do të dalim me ju dhe, për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t'i bindemi askujt (t’ju luftojmë ose t’ju nënshtrojmë); e, nëse sulmoheni, gjithqysh do t’ju dalim në ndihmë. Allahu dëshmon se ata janë vërtet gënjeshtarë. Nëse (hebrenjtë) do të dëbohen, ata (hipokritët) nuk do të shkonin me ta. Nëse do të sulmohen, ata nuk do t'u dilnin në ndihmë. Po edhe sikur t'u dilnin në ndihmë, sigurisht që (shpejt) do të ktheheshin mbrapsht (do të iknin), e ata (hebrenjtë) do të mbeteshin pa ndihmë. Në zemrat e tyre ata kanë më shumë frikë nga ju sesa nga Allahu, ngaqë ata janë popull që nuk kuptojnë. Ata (hebrenjtë) nuk do të luftojnë kundër jush së bashku, veçse në vende të fortifikuara ose pas mureve. Mospajtimi ndërmjet tyre është i ashpër. Ti mendon se ata janë të bashkuar, mirëpo zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë. Këta janë të ngjashëm me ata që ishin pak para tyre, që i shijuan pasojat e sjelljes së tyre (në këtë botë); ata (në Ahiret) i pret një dënim i dhembshëm! Ata (hipokritët) janë të ngjashëm me djallin, i cili i thotë njeriut: "Mos beso!”, e kur ky bëhet mohues, djalli i thotë: Unë nuk kam të bëj me ty! Në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve! Kështu, fondi i këtyre të dyve është qëndrimi i përhershëm në Zjarr; ky është dënimi për mizorët" - (El-Hashr, 11-17).
Shkaku i zbritjes së ajetit të 11- të
Transmeton Ibn Ebi Hatimi nga Suddiu të ketë thënë: Disa njerëz (hebrenj) nga fisi Benu Kurejdha pranuan Islamin, por në mesin e tyre kishte edhe mynafikë (hipokritë), të cilët u thoshin pjesëtarëve të fisit Beni-n-Nadir:
"Nëse dëboheni, edhe ne do të dalim me ju!", dhe në lidhje me ta zbriti ajeti kuranor: ''A nuk e ke parë se si hipokritët u thoshin vëllezërve të vet jobesimtarë, nga ithtarët e Librit: "Nëse dëboheni, edhe ne do të dalim me ju dhe, për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t'i bindemi askujt (t'ju luftojmë ose t'ju nënshtrojmë); e, nëse sulmoheni, gjithqysh do t'ju dalim në ndihmë ... "(1)
Lidhja e këtyre ajeteve me ato paraprake
Pasi që në ajetet paraprake, u sqarua fati i fisit Benu-n-Nadir, dhe ndarja e pasurisë së tyre që e lanë pas, për kategoritë e caktuara, Allahu i Madhërishëm, na njeh edhe me raportet e fshehta që kishin mynafikët (hipokritët) me çifutët e Medinës. Ndonëse mynafikët, publikisht hiqeshin se ishin prej ensarëve, ata megjithatë në shpirt ndienin një afërsi me çifutët, duke i inkurajuar ata që të mos dilnin prej Medinës, por të qëndronin në kështjellat e tyre. Këta madje u ofronin edhe mbështetje dhe solidarizim me ta. Por Allahu xh.sh. ua shfaqi haptazi nifakun-hipokrizinë e tyre, duke u thënë se ata po gënjenin.
Koment:
11. “A nuk e ke parë se si hipokritët u thoshin vëllezërve të vet jobesimtarë, nga ithtarët e Librit: "Nëse dëboheni, edhe ne do të dalim me ju dhe, për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t'i bindemi askujt (t’ju luftojmë ose t’ju nënshtrojmë); e, nëse sulmohen i, gjithqysh do t’ju dalim në ndihmë" Allahu dëshmon se ata janë vërtet gënjeshtarë.”
Ky grup ajetesh, shpërfaq ndjenjat e një grupi hipokritësh të Medinës, të cilët Islamin e kishin pranuar sa për sy e faqe. Këta, sa për të ruajtur privilegjet e tyre, qëndronin me myslimanët, por zemrat e tyre ishin me çifutët dhe idhujtarët. Madje, ua përcillnin këtyre grupeve çdo lëvizje të myslimanëve. Këta ishin Abdullah bin Ubejj ibn Seluli, Abdullah bin Nebteli, Rufa'atu bin Zejd etj.(2) Një gjë të tillë e bënë edhe me rastin e dëbimit të fisit Benu-n-Nadir, kur i inkurajonin ata të mos dorëzoheshin e as të mos e braktisnin Medinën. U thoshin atyre: "Nëse dëboheni, edhe ne do të dalim me ju dhe, për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t'i bindemi askujt (t'ju luftojmë ose t'ju nënshtrojmë); e, nëse sulmoheni, gjithqysh do t'ju dalim në ndihmë".
Por Allahu ua shpërfaqi haptazi hipokrizinë dhe gënjeshtrat e tyre, sepse çifutët shumë shpejt e panë tradhtinë e tyre, andaj iu dorëzuan të Dërguarit të Allahut, duke kërkuar në këmbim jetët e tyre dhe pasurinë e tyre, aq sa mund të bartte një deve.
Ajeti në vijim në mënyrë eksplicite dëfton për gënjeshtrat e tyre apo për premtimet e rreme ndaj çifutëve të Beni-n-Nadirit:
Ata nuk besojnë se mund të ketë diçka përtej asaj që kapin bebëzat e syve të tyre. "Besimi" i tyre në Allahun është thjesht syfaqësi dhe asgjë më tepër.
12. Nëse (hebrenjtë) do të dëbohen, ata (hipokritët) nuk do të shkonin me ta. Nëse do të sulmohen, ata nuk do t'u dilnin në ndihmë. Po edhe sikur t'u dilnin në ndihmë, sigurisht që (shpejt) do të ktheheshin mbrapsht (do të iknin), e ata (hebrenjtë) do të mbeteshin pa ndihmë.
Allahu i Gjithëdijshëm, flet haptazi për gënjeshtrat e këtyre njerëzve të paskrupullt, kur u thotë troç se, nëse çifutët do të dëboheshin, asnjë prej mynafikëve nuk do të lëvizte që të dilte e të largohej me ta. Nëse çifutët do të sulmoheshin, asnjë prej mynafikëve nuk do t'u dilte në ndihmë, sepse ata janë frikacakë e mburravecë. Ata e kanë frikë luftën, sepse besojnë vetëm në këtë dynja, dhe nuk besojnë fare ringjalljen dhe daljen para Allahut.
Po edhe nëse rastësisht ndonjë prej mynafikëve do t'u bashkohej atyre, ata nuk do të qëndronin gjatë pranë tyre, por do të iknin prej luftës si minj, nga frika e vdekjes, dhe do t'i linin sërish çifutët të vetëm në fushën e mejdanit.
13. “Në zemrat e tyre ata kanë më shumë frikë nga ju sesa nga Allahu, ngaqë ata janë popull që nuk kuptojnë.”
Hipokritët, të cilët besimin e tyre e kanë të mbështjellë me velin e rrejshëm të Imanit, të trembur e të frikësuar për jetën dhe luksin e tyre, më shumë ua kanë frikën myslimanëve sesa Allahut, ngase ata thjesht nuk e kuptojnë madhështinë e Tij. Të njëjtën frikë ndaj myslimanëve e ndienin edhe çifutët e Medinës atëbotë. Këto ndjenja të tyre të brendshme ua zbuloi Allahu i Madhërishëm, në mënyrë që myslimanëve t'ua bëjë me dije se me çfarë mburravecësh kanë të bëjnë. Ata nuk besojnë se mund të ketë diçka përtej asaj që kapin bebëzat e syve të tyre. "Besimi" i tyre në Allahun është thjesht syfaqësi dhe asgjë më tepër.
Si dëshmi se zemrat e mynafikëve dhe të çifutëve të Siujdhesës Arabike ishin të sëmura, dhe preokupimi i vetëm i tyre ishte vetëm kënaqësia e kësaj dynjaje, Allahu i Gjithëdijshëm sjell ajetin në vazhdim, i cili sqaron shumë gjëra ...
14. Ata (hebrenjtë) nuk do të luftojnë kundër jush së bashku, veçse në vende të fortifikuara ose pas mureve. Mospajtimi ndërmjet tyre është i ashpër. Ti mendon se ata janë të bashkuar, mirëpo zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë. Ngjarjet që kishin ndodhur me
fisin Beni-n-Nadir, kur ata u përpoqën tinëzisht ta vrisnin Pejgamberin a.s., tregojnë për karakterin e tyre të ulët. Ata në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk ishin të gatshëm që të dilnin përballë myslimanëve në një luftë të hapur, por "azganllëkun" e tyre e tregonin nga lart kështjellave dhe fortifikatave të tyre. Ashtu siç kemi folur më parë, është e vërtetë se në fortifikatat e tyre kishin aq shumë rezerva ushqimore dhe puse uji, saqë pa problem mund të qëndronin të mbyllur brenda kështjellave të tyre për 2-3 vjet. Por, ja që shkaku i tradhtisë së tyre, dhe pastaj braktisja e tyre nga ana e mynafikëve, duke i lënë të vetmuar, bënë që ata të dorëzoheshin dhe të largoheshin përfundimisht nga Medina.
Allahu xh.sh. na tregon se grupacionet brenda çifutëve janë në mospajtim të madh në mes vete,(3) por përkundër këtyre dallimeve, ata përpiqeshin që publikisht, para myslimanëve, të hiqeshin sikur të ishin të bashkuar. Realiteti i brishtë i kësaj "kompaktësie" të tyre u shfaq shumë shpejt, sepse ata ishin të dhënë pas kësaj bote dhe jetën e tyre e çmonin më tepër sesa krenarinë dhe luftën për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Nuk është për t'u çuditur nga kjo sjellje e tyre, sepse ata njëlloj ishin sjellë edhe me të dërguarin e tyre-Musanë a.s., kur kishin refuzuar të hynin në vendbanimet që ua kishte caktuar Allahu. Është tashmë i njohur ndëshkimi hyjnor që pasoi për ta, kur i la të endeshin për 40 vjet nëpër shkretëtira, sepse ishin një popull që nuk logjikonin.
15. “Këta janë të ngjashëm me ata që ishin pak para tyre, që i shijuan pasojat e sjelljes së tyre (në këtë botë); ata (në Ahiret) i pret një dënim i dhembshëm!”
Sipas komentatorëve, Muxhahidit, Suddiut dhe Mukatilit, ky ajet tregon se çifutët i goditi e njëjta gjë që i goditi edhe idhujtarët mekas, në luftën e Bedrit, kur ata u mundën dhe u poshtëruan nga myslimanët, ndonëse këta të fundit ishin pakicë në krahasim me ta. Të njëjtin fat të fisit Beni Nadir e kishin pasur edhe një fis tjetër i hebrenjve, fisi Benu Kajnuka'a, të cilët për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes me myslimanët, i Dërguari i Allahut i kishte dëbuar në Edhriat të Shamit. Ibn Abasi, Katadeja dhe Ibn Is'haku mendojnë se ky ajet synon pikërisht fisin Benu Kajnuka'a.(4)
Si këto dy fise çifute, ashtu edhe idhujtarët mekas, në një distancë të shkurtër kohore, përjetuan humbje, nënçmim e përbuzje, për shkak të sjelljeve të tyre arrogante, ndërkohë që në Ahiret i pret dënimi dhimbshëm dhe i përjetshëm.
16 “Ata (hipokritët) janë të ngjashëm me djallin, i cili i thotë njeriut: "Mos beso!", e kur ky bëhet mohues, djalli i thotë: "Unë nuk kam të bëj me ty! Në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve!”
Alegoria kuranore e përdorur në këtë ajet, dëfton qartë për hipokrizinë e disa mynafikëve, të cilët u kishin premtuar pjesëtarëve të fisit Beni Nadir se do t'u ndihmonin në rast të sulmimit të tyre nga ana e myslimanëve, madje u kishin premtuar se do të solidarizoheshin me ta në rast se ata do të dëboheshin nga paralagjet e Medinës, duke ikur bashkë me ta. Natyrisht, të gjitha këto premtime ishin boshe, të rreme dhe fjalë të thëna sa për sy e faqe. Shembulli i premtimeve të tyre është i njëjtë me shejtanin e mallkuar, i cili e nxit njeriun në kufër-mosbesim, duke ia zbukuruar të ligat dhe gjërat e neveritura. Kur ta ketë arritur qëllimin e tij të lig, ai i thotë njeriut, "Unë jam i pastër nga veprimi yt, sepse unë ia kam frikën Allahut, Zotit të botëve"(5)
Mëshira, ngrohtësia dhe dashuria e Allahut xh.sh. ndaj nesh, është që nga krijimi i babait tonë të parë-Ademit a.s.. Që në frymëmarrjen e tij të parë, Ademi a.s. u ballafaqua me intrigat e shejtanit, kur ai e theu urdhrin e Zotit të Madhërishëm, dhe nuk iu bind për t'i rënë në sexhde Ademit, duke u mburrur me origjinën e krijimit të tij karshi Ademit a.s. Mbase pikërisht, për këtë arsye, Allahu i Gjithëmëshirshëm ua tërhoqi vërejtjen Ademit dhe Havës që të kishin kujdes nga cytjet dhe mashtrimet e shejtanit, e pastaj këtë vërejtje dhe këshillë ua përcolli tërë racës njerëzore nëpër shekuj, që të ruheshin nga djalli i mallkuar. Historia e përvojës së hidhur të prindërve tanë të parë me shejtanin, tashmë dihet. Ai i mashtroi ata të dy, kur hëngrën nga pema e ndaluar, që për pasojë pati largimin e tyre nga Xheneti dhe fillimin e një jete të re mbi sipërfaqen e Tokës. Por armiqësia men nesh dhe shejtanit, mbeti e ndezur përherë dhe do të vazhdojë e tillë deri në momentin e mbramë të jetës në këtë dynja. Allahu xh.sh. thotë:
"Por djalli i tundoi te ajo (pemë) dhe i nxori nga ajo (e mirë) që ishin. U thamë: "Zbritni, do të jeni armiq të njëri-tjetritl, e në Tokë, do të keni vendqëndrim dhe jetesë të përkohshme."- (El-Bekare, 36).
"O bijtë e Ademit, vallë a nuk ju urdhërova që të mos e adhuroni (dëgjoni) djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i përbetuar!?"a asin, 60), dhe
" ... E mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët juaji."(El-Bekare, 168).
17. Kështu, fundi i këtyre të dyve është qëndrimi i përher-shëm në Zjarr; ky është dënimi për mizorët.
Si shejtanin, ashtu edhe ata që mohuan Allahun, duke bërë çrregullime, krime e ligësi në tokë, nesër në Ahiret i pret një dënim i tmerrshëm. Ky është përfundimi i mizorëve, që nuk përfillën urdhëresat hyjnore, dhe u lëshuan në joshjet djallëzore. Nga ajo që na tregon Kurani famëlartë, shohim se kur këta jobesimtarë, do të ndëshkohen me zjarrin e Xhehenemit, do të ankohen se i ka mashtruar shejtani, por ai, që po ashtu është duke u ndëshkuar në Xhehenem,
do t'u thotë: "E kur çështja të jetë vendosur, djalli u thotë: Allahu ju premtoi premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju, vetëm se ju thirra e ju m'u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi. U në tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim). Vërtet, keqbërësit do të kenë një dënim të dhembshëm." - (Ibrahim, 22)
Porosia e ajeteve (11 -17)
- Këto ajete, përveçse na japin njohurinë për miqësinë e mynafikëve me hebrenjtë e atëhershëm të Medinës, duke u solidarizuar ata në mes vete në armiqësinë ndaj Islamit dhe Pejgamberit a.s., në të njëjtën kohë këto ajete përbëjnë mrekulli, sepse Allahu i Gjithëdijshëm dëshmon qartë se këta janë gënjeshtarë si në fjalë, ashtu edhe në vepra. Këta as nuk i përkrahën, as nuk u ndihmuan e as nuk ikën me fiset Benu Kurejdha dhe Beni Nadir, gjatë dëbimit të tyre.
- Hebrenjtë e Beni Nadirit më shumë ua kanë frikën myslimanëve
sesa Allahut, sepse ata thjesht nuk janë në gjendje të kuptojnë fuqinë dhe madhështinë e Krijuesit fuqiplotë. Ata po të besonin në Allahun, nuk do ta kundërshtonin Muhamedin a.s., të cilin e gjenin të përshkruar me cilësitë e tij edhe në Tevratin e tyre.
- As hebrenjtë e as mynafikët, nuk kanë guxim të përballen haptazi me myslimanët, por ata luftën e bëjnë vetëm nga kështjellat dhe fortifikatat e tyre. Ndonëse para myslimanëve shtireshin se ishin kompaktë, megjithatë Allahu xh.sh. tregon se ata brenda grupeve të tyre kishin mospajtime të mëdha. Interesi personal mbizotëronte në zemrat e tyre.
- Shembulli i "miqësisë" së mynafikëve me hebrenjtë, i ngjason "miqësisë" së shejtanit me jobesimtarët, të cilët pasi i ka futur në grackat e kufrit-mosbesimit, nesër në Ahiret do t' u thotë: " ... Mos më qortoni mua, por qortoni veten!".
- vijon –
___________________
1. Imam Sujutiu, Lubabu-n-nukuli fi esbabi-n-nuzuli, f. 259; Muhamed Muhamed Salim Muhajsin, Fet'hu-r-Rrahman fi esbab nuzuli-l Kuran.f. 146, Kajro, 1999.
2. Imam Shevkaniu, Fet'hu-l Kadir, vëll.V, f. 274.
3. Imam Kurtubiu, El-Xhamiu li ahkami-l Kuran, vëll. XX, f. 378.
4. Abdulhamid Kishk, Fi Rihabi-t-tefsir, vëll. 27, f 6031.
5. Ibn Adil ed-Dimeshkij el Hanbelij, El-Lubabu-fi ulumi-l Kur'an, Bejrut, 1998, vëll. XVIII, f. 605.
Sabri Bajgora
Buy Augmentin Online
The presence of cystitis, inflammatory processes buy augmentin online developed in the respiratory tract (upper, lower parts). Urinary system: very rarely crystalluria, hepatitis. A wide range of therapeutic effects of this antibiotic does not mean that its use is allowed for everyone. Children under 12 years of age are prescribed a suspension: 40 mg kg per day for 3 doses or 45 mg kg per day this web page 2 doses. Side effects hematopoietic system: rarely reversible thrombocytopenia, leukopenia; very rarely reversible hemolytic anemia and agranulocytosis. Contraindications to the use of Augmentin: intolerance of a personal nature in to cephalosporin, penicillin groups buh drugs; conditions with augmentin impaired renal function; the age of the child is up to two years; blood diseases; infectious mononucleosis. His independent appointment is prohibited. Indications and contraindications Augmentin administration is indicated in the buy of a number of pathological conditions: diseases of the upper respiratory tract: sinusitis, pharyngitis, tonsillitis, bronchitis, inflammation of the middle ear caused by bacteria sensitive to the penicillin group of antibiotics; diseases of the lower respiratory tract: recurrent bronchitis, bronchopneumonia, pneumonia. However, when the patient is prescribed taking augmentjn pills, it is preferable to drink them before meals, this will improve augmentin effectiveness of therapy; the minimum course of antibiotic therapy is 5 days, the doctor sets bu specific dates; discontinuation of therapy after the disappearance of the symptoms of the disease is agumentin.