Myftiu Tërnava priti në takim presidentin e Kosovës Hashim Thaçin

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfitu Naim ef. Tërnava, priti në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në prag të festës së Kurban Bajramit.

Fillimisht duke uruar për festën e Kurban Bajramit, Myftiu Tërnava falënderoi Presidentin Thaçi për vizitën dhe për respektin e treguar në vazhdimësi ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në anën tjetër edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehi ndjenjë të veçanta që si president i vendit, po u uron festën e Kurban Bajramit, Myftiut Tërnava, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjithë besimtarëve në vend.

Uroj që te të gjithë besimtarët të mbizotërojë solidariteti, respekti, harmonia, bashkëpunimi, toleranca dhe mirëkuptimi. Po ashtu ai bëri thirrje që në festa të tilla të kujtohen personat që dhanë jetën për lirinë e vendit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta