E mira kthehet një ditë!

Tregohet për një të ri që sapo ishte diplomuar dhe ëndrra e tij ishte që të punësohet në një kompani të madhe në profilin e tij. Ai bëri gati gjithë dokumentet e nevojshëm dhe e dërgoi në një kompani të madhe e cila ksihte shpallur konkurs për pranimin e punonjësve të rinj.
Zyra e pranimit të punonjësve të rinj ia mori dokumentet dhe i thanë se do t’i telefononin për çdo rast. Ai doli paksa i mërzitur sepse zakonisht në vendin e tij funksionente tarafllëku, ndërkoh ai nuk kishte njerëz që do ta ndihmonin. Disa ditë më vonë i telefonuan nga kompania dhe i thanë se duhej të paraqitej për një intervistë, ndër të tjera personi që i telefonoi e pyeti edhe për të atin, çfarë punon, ku ndodhet, cili është profesioni i tij e të tjera?
Edhe pse nuk po bënte ndonjë lidhje të qartë, ai iu përgjigj pyetjeve nëpërmjet telefonit dhe ditën e caktuar vajti për intervistë. Me të hyrë te recepcionisti, ky i fundit iu drejtua me fjalët: “Mirë se vjen zotëri, një njeri si ju jeni të mirëpritur në kompaninë tonë. Urdhëroni tek zyrja e administratorit.”
Ai u shtang nga kjo pritje dhe i tha: “Më fal, mos më ngatërroni me dikë tjetër. Unë kam ardhur të kerkoj punë?!”
Recepcionisti i tha: “Po, po… unë ju njoh shumë mirë e di kush jeni.”
I çuditur hyri në zyrën luksoze të administratorit, i cili me të parë u ngrit në këmbë dhe e priti gjithë respekt.
Ai i tha: “Më vjen keq zotëri, por nuk po kuptoj asgjë! Unë kam ardhur të kërkoj punë dhe ju më bëni këtë pritje, mos më keni ngatërruar me dikë tjetër?”
Adminsitratori hapi sirtarin, nxorri një foto të vjetër dhe duke ia drejtuar e pyeti: “A e njeh personin në këtë foto?”
Djali i befasuar iu përgjigj: “Kjo është fotoja e babait tim, rahmet past.”
Adminsitratori e pyeti: “Pse, ka vdekur? Zoti e mëshiroftë.”
Djali i tha: “Nuk po ju kuptoj fare zotëri?”
Adminsitratori i tha: “Ta shpjegoj unë si çëndron puna: Kur kam qenë në moshën tënde isha një një njeri i thjeshtë. Kisha ardhë në kryeqytet në kërkim të një pune, siç po bën ti tani. Kisha marrë urbanin për të vajtur deri te kompania ku do të aplikoja për punë. Në një moment futa dorën në gjep për të nxjerrë portofolin, por pash që ai nuk ishte aty, u shtanga, më mbulan djersët dhe nuk dija ç’të bëja. Në sediljen pranë ishte ulur një zotëri, babi yt. Ai më pagoi biletën e urbanit dhe më pas më pyeti: Sa do të qëndrosh në kryeqytet? Nuk e di, iu përgjigja. Mandej nxorri edhe një shumë tjetër të konsiderueshme dhe më tha: Merri edhe këto, se do të duhen. Nuk dija si ta falëndroja se më ndihmoi në një moment shumë të vështirë. Para se të ndaheshim e pyeta si e ka emrin. Ai më tregoi dhe u ndamë. Mes parave që m’i japi gjeta një foto të cilën e kishte harruar. Vendosa që mos t’ia kthej që ta kujtoj atë njeri të mirë, ndoshta një ditë do ta shpërblej për të mirën që ma bëri. Që atë ditë imazhi i atij njeriu më është fiksuar në memorje, pothuajse çdo ditë e kujtoj. Faleminderit Zotit gjeta punë dhe më eci mbarë. Para disa ditësh kisha në dorë dosjen e disa personave që kanë aplikuar për punë në kompaninë tonë dhe mes tyre gjeta edhe fotografinë tënde, pasi u sigurova se ti je i biri i atij njeriu të mirë, vendosa që të filloni punë menjëherë në kompaninë tonë.”

Kjo nodhi e vërtetë na mëson diçka të vyer që e mira do të kthehet sërish, në mos ju ktheft juve, do të kthehet tek fëmijët tuj.



E huazuar


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës