Histori e vërtetë e treguar nga një i ri


Unë i dua fëmijët më shumë se gjithçka, prandaj dëshira ime e madhe ishte të martohesha dhe të kisha fëmijë.
U dashurova me një vajzë të re dhe nuk mund ta imagjinoja jetën pa të. Në atë kohë, unë punoja në një kompani dhe fitoja rreth 800 paund egjiptian. Një ditë ajo më thirri dhe më tha se një kompani e madhe po kërkonte punonjës, pagesa ishte 15,000 paund egjiptian.
U ngrita menjëherë, sepse bëhej fjalë për një pagë shumë më të madhe se ajo që kisha. Vrapova në rrugë për të ndal një taksi kur papritur ndjeva një goditje të fortë dhe humba vetëdijen. Nga gëzimi që kisha nuk shikova fare përreth, në atë moment mendova vetëm për dashurinë time, të cilës mund t'i ofroja shumë më shumë, duke marrë parasysh kërkesat e saj të shumta.
Kur i hapa sytë e pash veten në spital. Një vajzë e ulur në një karrige qëndronte pranë shtrat tim. Në atë moment ndjeva dhimbje në këmbë dhe bërtita, mjeku erdhi menjëherë dhe më informoi që përpjekjet e tyre që të ma shpëtonin këmbën ishin pa sukses, prandaj u detyruan ta amputonin. Fjalët e mjekut më tronditën. Bërtita nga trishtimi. Vajza u afrua pranë meje dhe përpiqej të më qetësonte duke kërkuar vazhdimisht falje, ajo tha se unë vrapova dhe pa shkuar fare dola para makinës së saj.
E injorova dhe menjëherë e thirra dashurinë time, duke i treguar të gjitha. Ajo erdhi menjëherë dhe u trondit kur më pa. "Më fal, të uroj shërim të shpejtë", më tha dhe u largua. Pas një kohe në celularin tim erdhi një mesazh, ku shkruante: “Më vjen shumë keq, por unë nuk mund të jetoj me ty”. Zemërimi, zhgënjimi më mbërthyen dhe fillova të qaj si një fëmijë.
Vajza qëndronte ende ulur pranë meje dhe qante bashkë me mua. Pas dy javësh erdha në shtëpi në një karrocë. Ajo vajzë nuk më la vetëm për asnjë sekondë, më shoqëroi në shtëpi, shkoi për të bërë pazar dhe pastroi apartamentin tim, derisa unë qëndroja në karrigen time, duke vajtuar për fatin tim dhe duke bërtitur: “Pse, Allah, pse ma more dashurinë time? Pse ma more punen? Pse më bëre të paaftë për tërë jetën time? Pse, o Zot... pse?"
Pikëllimi im nuk zgjati shumë, vajza bënte gjithçka për të më ndihmuar, ajo vinte çdo ditë dhe kujdesej për mua. Nëse do të vonohej pak, unë ndiehesha si jetim dhe i vetmuar. Pas dy muajsh, më erdhi thirrja për ushtri. Për shkak të paaftësisë sime më liruan, ndërsa shoku im zuri vendin tim.
Subhanallah, pas një kohe erdhi lajmi se sistemi i gazit kishte shpërthyer në atë zonë dhe nga plagët e shkaktuara shoku im kishte vdekur. Isha i trishtuar dhe qava për këtë, por në anën tjetër falënderova Allahun që jam ende gjallë.
Më pas dëgjova nga një mik se ish e dashuria ime ishte martuar me fqinjin e saj, por nuk kishte jetë të lumtur ngae nuk mund të bënte fëmijë. Të jem i sinqert, isha i mërzitur për situatën e saj, por përsëri e falënderova shumë Allahun sepse unë i dua fëmijët dhe ajo nuk do të kishte mundës t'mi jepte. Në një gazetë lexova se kompania për të cilën dëshiroja të punoja, kishte falimentuar dhe të gjithë punonjësit me muaj nuk ishin paguar. E falënderova Allahun për mëshirën e Tij ndaj meje.

Kaluan disa muaj, vajza ishte akoma me mua, unë u dashurova në të, sjellja e saj magjike më magjepsi, nuk kisha guxim t’i tregoja sepse kisha frikë se do ta humbja. Një ditë, mblodha gjithë guximin tim dhe doja ta pyesja..., por një surprizë e madhe erdhi prej saj, ajo më pyeti drejtpërdrejt nëse do të martohesha me të? Trupi më dridhej dhe e pyeta: Çfarë më kërkove? Ajo përsëriti pyetjen e saj, unë i thashë se nuk kisha nevojë për keqardhje.
Ajo tha: Pasha Allahun, nuk ndiej keqardhje, ka kohë që jam dashuruar në ty dhe nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty.
- E këmba ime, unë nuk mund të punoj, si mund të kujdesem për ty? Ajo u përgjigj: Do të punosh në zyrën e babait tim, kjo nuk do paraqes kurrfar problemi për këmbën tënde, babai im tashmë është i lumtur për këtë. Ndjenjat e mia më pushtuan, fillova të qaj si fëmija: O Allah, të lutem më fal, unë u rebelova kundër urtësisë Tënde, Ti për mua deshe më të mirën dhe largove shumë gjëra që unë vetëm tani mund t'i kuptoj, të lutem më fal mosmirënjohjen time të atëhershme, Ti më shpëtove nga:
-Martesa me një grua lakmitare që nuk mund të ketë fëmijë dhe kjo është arsyeja pse më dhurove një grua të mrekullueshme.
- Unë do të vdisja në ushtri, Ti më more këmbën për t’më shpëtuar jetën time.
-Më shpëtove nga një punë që do të ishte shkatërrimi im financiar, dhe më gjete një më të mirë për të ardhmen time.



Ja, kjo ishte historia e tij… Motër dhe ti vëlla i dashur, nëse Allahu të merr diçka, mos u trishto për këtë, por sigurohu se Allahu në këmbim do të të japë diçka shumë më të mirë dhe më të bukur. Elhamdulillah gjithmonë dhe për gjithçka. Mos harroni atë që thotë Allahu: “ ... ju mund ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe ju mund ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.” (El-Bekare, 216)