Fakulteti i akides në Universitetin e haxhit

Dr. Mehran Mahir Uthman

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, ndërsa përshëndetjet qofshin mbi më të mirin e profetëve, Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!

Haxhi është Universitet i madh, që studenteve të tij iu dhuron morale dhe bindje madhështore. Në këtë prezantim të shkurtër do të përmendim kalimthi disa nga mësimet fetare që përfiton Haxhiu nga ky udhëtim madhështor.


Imani është fjalë dhe vepër

Haxhi është pjesë e fesë dhe besimit, është kusht prej kushteve të Islamit. Haxhi është vepër dhe xhihad në rrugën e Allahut të Madhëruar. Mu për këtë, selefi kanë thënë: “Imani është fjalë me gjuhë, vepër me gjymtyrë, besim me zemër, shtohet me adhurim për Rrahmanin (Allahun) dhe pakësohen me respekt për shejtanin.”


Mësimet e Telbijjes

Domethëniet akaidore (besimore) në këtë telbijje i prek çdokush që e shqipton atë:
Lebbejke Allahumme lebejke, lebbejke la sherike leke lebbejk, inne’l hamde ve’n-ni’mete leke ve’l mulk, la sherike leke lebbejk!
Të përgjigjem Allahu im, të përgjigjem! Të përgjigjem Ty që nuk ke shok, të përgjigjem! Falënderimi është vetëm për Ty ndërsa mirësia është vetëm prej Teje. Ty të takon sundimi! Ti nuk ke ortak, të përgjigjemi!
Mu për këtë, Xhabiri duke përshkruar Haxhin e Pejgamberit, alejhi’s selam ka thënë: “...u përgjigj (bëri telbijje) me Teuhid (njëjësim)” (Muslimi), duke synuar këtu Telbijjen.
Telbija është fjalë përgjigjeje, dhe dëshmi për këtë është hadithi se Allahu i Madhëruar thotë Ditën e Kiametit: “O Adem! Ndërsa ai (Ademi) thotë: Lebejke - Urdhëro!” Muslimi.
Haxhiu i përgjigjet thirrjes se Zotit të vet: “Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.” el-Haxh, 27.
Domethënia e Telbijjes është përgjigje pas përgjigjes dhe qëndrim pas qëndrimi ngase Elebbe fi’l mekan d.t.th. qëndrim në të.

Nga kjo thënie madhështore përfitojmë:
- Allahu i Madhëruar nuk ka ortak në asgjë; nuk ka ortak në Uluhijjet (Adhurim), Rububijjet (Zotësi), në Emra dhe Cilësi.
- Përshkrimi i Allahut të Madhëruar me përsosmëri. Kjo ngase domethënia e Hamd-it është: Përshkrimi i të Falënderuarit me përsosmëri si dashuri dhe madhërim për Të.
- Pranimi se çdo e mirë është prej Allahut të Madhëruar. “...inne’l hamde ve’n-ni’mete leke...” (Falënderimi është vetëm për Ty ndërsa mirësia është vetëm prej Teje.) Thotë Allahu i Madhëruar: “Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut...” en-Nahl, 53.
- Pushteti i takon vetëm Allahut të Madhëruar. Çdo gjë që ekziston është në pronësi te Tij, e kur robi ta besojë këtë, atëherë ai nuk do të kthehet – drejtohet përpos se tek Allahu i Madhëruar, të të Cilit janë qiejt dhe toka.
Rezymeja: Telbijja përfshin Teuhdin (Njëjësimin e Allahut) me Uluhijjet (adhurim), Rububijjet (zotësi) dhe Emra dhe Cilësi (Esma ve’s Sifat.) Thënia jonë:
- “la sherike leke” (nuk ke ortak) është dëshmi se adhurimi nuk destinohet për askënd tjetër pos Allahut të Madhëruar.
- “ve’l mulk” (Ty të takon pushteti) është dëshmi e njëjësimit të Allahut të Madhëruar me zotësi (rububijjet), i cili d.t.th. ta veçosh Allahun me krijim, sundim dhe mbikëqyrje –menaxhim.
- “inne’l hamde” (falënderimi të takon vetëm Ty) është dëshmi e njëjësimit në Emra dhe Cilësi ngase Hamd-i, siç cekëm më lart, nënkupton që të falënderuarin ta përshkruash me përkryerjen - përsosmërinë më absolute të mundshme.
- “la sherike leke” (nuk ke ortak në asgjë) nënkupton mohimin e politeizmit në çdo gjë. Allahut të Madhëruar nuk i përshkruhet shok në asgjë. Bazuar në këtë, Xhabiri (shoku i Pejgamberit, alejhi’s selam që përshkroi formën e Haxhit të tij) tha: “...u përgjigj (bëri telbijje) me Teuhid (njëjësim)” Muslimi.
- Telbijja vërteton po kështu edhe cilësinë e të folurit të Allahut të Madhëruar ngase përgjigja nuk i bëhet askujt pos atij që të ka thirrur.
- Telbijja nënkupton edhe sinqeritetin ngase disa duke sqaruar domethënien gjuhësore të saj kanë thënë: “(hije min lubbi’sh-shej’i): është thelbi i diçkaje, pra është pjesa më e pastër (mirë) e tij.
- Fillimi me të është sqarim se çdo punë që nuk ka bazë Teuhidin është e kotë. Thotë Allahu i Madhëruar: “Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.”ez-Zumer, 65; “...E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepuar.”el-En’amë, 88.


Duaja

Pejgamberi, alejhi’s selam shpeshtonte duatë në Haxh; e luste Allahun e Madhëruar në Tavaf, në Sa’j, në Arafat, në hedhjen e guralecëve në Ditët e Bajramit. Duke qene se Muhammedi, alejhi’s selam ishte zotëri i njerëzimit, atëherë kjo nënkupton dy gjëra:
• Rëndësinë e duasë në Islam, dhe
• Të gjithë njerëzit kanë nevojë për Allahu i Madhëruar.
Haxhi është adhurim ne te cilin vijnë ne shprehje përmendja dhe lutja e Allahut të Madhëruar. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam: “Luftëtari në rrugën e Allahut, Haxhiu dhe ai që bën Umren janë delegacion tek Allahu; i thirri dhe iu përgjigjën, kërkuan e iu dha.”
Duaja është dëshmi e besimit të lutësit për gjërat në vijim:
• Besimi se Allahu i Madhëruar është Dëgjues,
• Besimi se Allahu i Madhëruar është Kadiir (i Fuqishëm) dhe iu përgjigjet robërve të Tij; Ai dëgjon zërat me gjithë dallimet dhe llojllojshmërinë e tyre në kërkesa. Atë nuk e pengon dëgjimi nga dëgjimi, kërkesat e shumta nuk i pështillen dhe nuk hidhërohet e as nuk bezdiset nga lutjet e shumta drejtuar Atij.
• Besimi se Allahu i Madhëruar është Fisnik dhe Bujar.


Tavafi

Nuk ka vend në botë që sillet rreth tij përveç Qabesë. Nuk bëhet tavaf rreth varreve, as rreth turbeve dhe as asgjëje tjetër.


Allahu është Falës dhe Mëshirues

Ebu Hurejre transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s selam duke thënë: “Kush bën Haxhin pa rënë në marrëdhënie me gruan e tij dhe pa shkelur normat (pa bërë të keqe a mëkat) kthehet i pastër nga mëkatet sikur atë ditë që e ka lindur nëna!” Transmetim unanim.
Ka thënë Amr b. El-Asi: “Kur Allahu e vendosi Islamin në zemrën time, shkova tek Pejgamberi, alejhi’s selam dhe i thashë: Zgjatma dorën e djathtë se do të besatohem. Ma zgjati dorën por unë e tërhoqa timen. Çfarë ke o Amr? –më pyeti. Dua të kushtëzoj- i thashë. Po çka kushtëzon? –më pyeti prapë. Që të më falen mëkatet –i thashë. A nuk e ke ditur se Islami, Hixhreti dhe haxhi shkatërrojnë mëkatet që janë para tyre?!”Muslimi.


Miqësia ndërmjet besimtarëve

Haxhi është shkollë që në shpirtrat e besimtarëve mbjell kredon e miqësisë. Në Haxh ndihmohet nevojtari, ushqehet i urituri, i shuhet etja atij që ndien etje, udhëzohet i humburi, ndihmohet ai që ka brenga...Këto janë imazhe të miqësisë ndërmjet besimtarëve.


Zhveshja nga politeizmi dhe ithtarët e tij

Besimtari në Haxh mëson se kundërshtimi i politeistëve është qëllim fetar. Pejgamberi, alejhi’s selam i kundërshtoi ata – dalloi prej tyre në Telbije, e cila përbënte shirk. Ata thoshin: “Lebbejke la sherike leke il-la sheriken huve leke” (të përgjigjemi Ty që nuk ke vetëm se një shok-ortak). Ata e linin Arafatin para perëndimit të diellit ndërsa Pejgamberi, alejhi’s selam pasi që perëndonte. Pejgamberi, alejhi’s selam largohej nga Muzdelifeja para lindjes së diellit ndërsa ata pas lindjes. Pejgamberi, alejhi’s selam ligjëroi ne Haxhin lamtumirës e tha: “Vërtetë, injorantët (politeistët) e lëshon Arafatin atëherë kur dielli ishte sikur ata turbanët e burrave në fytyrat e tyre dhe ende nuk kishte perënduar. Ndërsa Muzdelifen e linin atëherë kur lindte dielli dhe ishte sikur turbanët e burrave në fytyrë. Ndërsa ne nuk e braktisim Arafatin vetëm se pas perëndimit ndërsa Muzdelifen para lindjes së diellit. Udhëzimi ynë nuk përputhet me atë të adhuruesve të putave dhe politeizmit.” Bejhekiu.
Kur Pejgamberi, alejhi’s selam hyri në Qabe, i theu putat, e fshiu figurën e Ibrahimit, alejhi’s selam ku paraqitej kinse kërkon fatin nga shorti (shigjetat) duke sqaruar se Ibrahimi, alejhi’s selam nuk ka vepruar kurrë ashtu.
Politeistët besonin se kryerja e Umres në muajt e Haxhit është prej mëkateve më të këqija ndërsa Pejgamberi, alejhi’s selam nxiti sahabet që ta kryejnë Umren dhe Haxhin përnjëherë. Aisheja pas Haxhit bëri Umren në muajin e Haxhit. Pejgamberi, alejhi’s selam bëri Umren katër herë dhe të gjitha këto në muajt e Haxhit. Mu për këtë, Ibnu’l Kajjimi ka thënë: “Sheriati është vendosur –sidomos në rite- me qëllim të kundërshtimit të politeistëve” Hashijetu Ibni’l Kajjim ala Suneni Ebi Davud, 5/146.


Nënshtrimi dispozitave islame

Ç’kuptim ka puthja e Gurit të Zi?
Ç’kuptim ka Tavafi?
Përse Sa’ji?
Çdo të thotë hedhja e guralecëve?
Këtyre riteve edhe pse nuk ua dimë domethënien e adhurimit megjithatë i kryejmë ato ngase kështu jemi urdhëruar. Njeriu nuk mund të ngul këmbë në Islam pa iu nënshtruar Allahut paraprakisht. Islami është nënshtrim. Kur Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e puthi Gurin e Zi tha: “Unë e di se ti je vetëm një guri që nuk mund të besh dëm as dobi, dhe po të mos e shihja profetin, paqja qoftë mbi të, duke të puthur as unë nuk do të puthja.”Transmetim unanim.


Allahu Ekber (Allahu është më i madhi)

Haxhileret nuk lanë shtëpitë e tyre për të marrë këtë udhë të gjatë e të largët dhe nuk lanë fëmijët e gratë për tjetër pos nga bindja se Allahut është më i madh se çdo gjë tjetër.

Përkujtimi i vdekjes dhe Ditës së Fundit
Zhveshja e haxhiut nga çdo gjë e qepur (pantallonat, këmishët, etj) e bën të kujtojë zhveshjen e tij pas vdekjes dhe qëndrimin e tij para Allahut të Madhëruar.


Zbritja e Isait, alejhi’s selam

Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam iu ka thënë sahabeve ne Haxhin Lamtumirës: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, Isai do të bëjë telbijjen për Haxh ose Umre ose do t’i bëjë ato paralel, në rrugën Reuha (vend ndërmjet Mekkes dhe Medinës).”


Therja për hire të Allahut

Pasi që haxhiu të gjuajë guralecët ther kurban varësisht nga lloji i haxhit që bën. Nëse është Temettu’ dhe Kiran, ther, ndryshe jo. Ai jo vetëm që e bën këtë për Allahun, por me rastin e therjes, ai përmend dhe madhëron Allahun (thotë Bismil-lah dhe Allahu Ekber). Thotë Allahu: “Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.” el-En’amë, 162.
O Zoti im! Mëshiroji Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!



Burimi: http://saaid.net/Doat/mehran/82.htm
Përshtati: Sedat ISLAMI
13/11/2010


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim