Imami Adem ef. Hoxha – “Nderi i qytetit” të Ferizajt

Kryetari i Ferizajt, Agimi Aliu i ka ndarë dekoratën “Nderi i Qytetit” imamit veteran të Ferizajt Adem ef. Hoxha.

Dekorata imamit Hoxha i është ndarë me rastin e 150 vjetorit të themelit të qytetit të Ferizajt. Në postimin e kryetari të Ferizajt Agim Aliu në profilin e tij në FB shkruan:

“Ferizaj në 150 vjet të themelimit të tij, përgjatë historisë u shqua edhe për bashkëjetesën fetare, dijetarët me kontribut të pashlyeshëm kombëtar e fetar. I tillë është edhe personaliteti që mishëron këto vlera,një nga lexuesit më të mirë të Kuranit në gara botërore, ndihmëtarin e luftës për çlirim, pajtimtarin e përbashkuesin qytetarë, të rrallin e të shquarin ferizajas, ku në këtë jubile të Ferizajt, ndava dekoratën "NDERI I QYTETIT"
për
ADEM HOXHA
Për kontribut e angazhim historik në përurimin e vlerave të atdhedashurisë, liridashjes e humanizmit”.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi