Copëza nga universaliteti i Besimtarit

Ligjërues: Imam Didmar Faja

Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut. Paqja dhe faljet e Tija qofshin mbi të dërguarin e fundit, Muhamedin (a.s.), familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndoqën rrugën e tij. O Zot, na nxjerr nga errësira e injorancës dhe e iluzioneve, në dritën e "Njohjes" dhe diturisë dhe na përfshij me Mëshirën Tënde në robërit Tuaj të devotshëm.

Të nderuar besimtarë!

Në jetë n ton ë të përditshme, gjithmonë mundohemi ti vendosim rëndësinë e duhur veprave primare dhe nuk ka dyshim se një gjë e tillë është e domosdoshme dhe e rëndësishme për mbarëvajtjen e jetës dhe familjes tonë. Ka nga ata individë në shoqëri që i kushtojnë njëqind për qind rëndësi vetëm veprave primare në jetë dhe të tjerat për ta nuk kanë rëndësi. Një gjë e tillë nuk tregon universalitet tek njeriu. Disa vepra që në pamje të parë na duken të rëndomta, tek Allahu mund të kenë një peshë shumë të madhe. Le ta marrim për shembull karakterin e Profetit Muhammed (a.s.). Ai ishte njeri që i kushtonte rëndësi të gjitha shtresave njerëzore. Ai kishte dhembshuri dhe tregonte vëmendje dhe për kafshët dhe bimët, me një fjalë , isht e vërtetues i versetit Kur'anor, "Dhe ne nuk të kemi dërguar ty (Muhammed), përveç se mëshirë për të gjitha botërat."

Në një Hadith Profeti tregon se një njeri u shpërblye me Parajsë, thjeshtë se i kishte dhënë për të pirë ujë një qeni t ë etur në shkretëtirë. A nuk tregon ky fakt se dhe veprat që në syrin tonë duken të vogla, tek Allahu kanë një dometh ënie të madhe?

Profeti (a.s.) kishte kohë dhe vullnet për të gjithë duke pasur parasysh se ankesa e një të varfëri ose e një të përbuzuri vlente aq ose dhe më shumë se ankesa e të pasurit ose e autoritarit.

Shoku i Profetit, Amr Ibn El As (r.a.), i cili para se të pranonte Islamin ishte një nga armiqtë kryesorë të Profetit dhe Musliman ëve, duke folur për veçoritë e Profetit (a.s.), tha: " I dërguari i Allahut, ka treguar vëmendje, ka folur, dhe ka treguar dashuri dhe për atë më të ulurin në vendin tonë, në atë mënyrë që personi ta ndiej se dikush dhe atij i shfaqë vëmendje të veçantë. Ai më jepte mua vëmendje të veçantë dhe fliste me mua në një mënyrë të tillë, saqë fillova të ndihesha se isha më i miri në mesin e komunitetit." Me plot kuptim është dhe fjala, të cilën i dërguari i Allahut e tha: "Me të vërtetë, unë jam d ërguar mëshirë dhe jo mallkim."



Të nderuar vëllezër dhe motra:

Pa dyshim se veprat e mira, qofshin ato të m ëdha ose të vogla dhe morali i pastër janë pjesë plotësuese të besimit të Muslimanit. Pejgamberi (a.s.) thotë: "Nga besimtarët, ai që e ka Imanin (besimin) më të plotësuar, është ai që posedon moralin më të mirë."

Tregohet se n ë një dhom ë të spitalit u shtruan dy pacientë. Njëri nga ata duhej të q ëndronte në këmbë çdo ditë një orë, për të larguar lëngjet që gjendeshin në mushkëritë e tij dhe tjetri duhej të qëndronte në regjim shtrati. Pasi kaluan pak kohë, të dy u njohën me hallet e njeri tjetrit. Me kalimin e kohës ata njohën njeri tjetrin më shumë.

Dhoma ku qëndronin kishte vetëm një dritare dhe pacienti që duhet të qëndronte në këmbë një orë në ditë, i tregonte bukuritë që shikonte nga dritarja. Përmes të tjerash që ai përmendte, ishin fëmijët që luanin të gëzuar, liqeni i bukur me njerëz që lundronin me varka të vogla, dielli që lëshonte rrezet e tij mbi çdo gjë, etj. Fjalët e tij pasqyruese të natyrës dhe ambientit e bënin pacientin tjetër të ndihej më mirë dhe e inkurajonin atë.

Një ditë në mëngjes infermierja solli ujë dhe ç'të shihte! Pacienti që qëndronte pranë dritares kishte ndërruar jetë. Shoku i tij dëshpërohet dhe pas disa ditësh, kërkon nga infermierja që të vendosej pranë dritares. Me mundime të shumta drejton trupin e tij dhe sjell kokën nga dritarja për të parë ato bukuri që shoku i tij i tregonte çdo ditë. Në atë moment ai mbeti habitur nga pamja që kishte para syve. Pas dritares dallohej vetëm një mur i spitalit dhe asgjë tjetër. Menjëherë thërret infermieren dhe e pyet atë: "Ku e morri inspirimin e tij magjepsës ai, kur pas kësaj dritare ka vetëm mur?" Infermierja iu përgjigj: "Në fakt, ai nuk arriti ta shikonte as murin pas dritares se ishte i verbër, por të gjithë atë e bëri që të inkurajonte ty."




Qendra Islame Shqiptare Amerikane e Arizonës
Ligjërata e Xhumasë mbajtur me 01-01-2010

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.