Aktualitete

Sot, më 24.01.2024, në ambientet e Medresesë së Madhe në Gjakovë, me fillim pune në ora 10:00, u mbajt Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, 2024-2028

Në amfiteatrin e medresesë “Mehmed Fatih” në Tuz të Malit të Zi, u organizua aktiviteti i promovimit të revistës “Dituria Islame”.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, me bashkëpunëtorë priti sot në takim ambasadorin e Turqisë z. Sabri Tunc Angili.

Aktivitetin e parë për vitin 2024, aktivistja Mihana Goga-Bekteshi e vazhdoi në dy komuna të vendit, në komunën e Klinës dhe Istogut.

Grupi i besimtarëve nga Kosova, të cilët kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer umren, kanë arritur sonte shëndosh e mirë në Medine.

Në Xhide të Arabisë Saudite ka filluar punimet Konferenca dhe Panairi për shërbimet e Haxhit dhe Umres. Në këtë Konferencë, me ftesë të ministrit të Haxhit dhe Umres, dr. Tevfik Rabiah, po merr pjesë edhe delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës, i kryesuar nga Myftiu Naim ef. Tërnava.

Krerët e disa delegacioneve të përzgjedhura pjesëmarrës me ftesë të ministrit të Haxhit, z. Tevfik Rebiah, në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite, mbrëmë pas mesnatës vizituan Mekën e shenjtë ku iu ofrua mundësia ta vizitojnë edhe Xhaminë e Shenjtë, Qabenë.

Me ftesë të ministrit të Haxhit dhe Umres, z. Tevfik Rabiah, Myftiu Tërnava, po merr pjesë në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit sot në takim nga ministri për Çështje Fetare i Arabisë Saudite, shkëlqesia e tij, dr. Abdulatif bin Abdulaziz al Sheikh.

Me ftesë të ministrit të Ministrisë së Haxhit dhe të Umres së Arabisë Saudite, dr. Tevfik Rabiah, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, po qëndron për vizitë në Xhide të Arabisë Saudite.