Shkrime Autoriale

Ramazani dhe agjërimi në antropologjinë kulturore të muslimanëve është i bartur me qëndrimin mburrës, që në një mënyrë e shpreh insistimin e Krijuesit për vendzënie krenare në mjedisin që e rrethon. Në disa mjedise është prezentuar me koloritin e folklorit si metaforë e mikrokozmosit që populli e përjeton në shpirtin e vet të frymëzuar nga pafundësia. Dikund në qendër të vëmendjes e ka imanencën

Mësimet, mesazhet dhe porositë e kësaj ndodhie janë aq të shumta në numër dhe të rëndësishme në përmbajtje, sa që të bëjnë të kuptosh se nuk bëhet fjalë për një luftë klasike në mes dy palëve të armiqësuara, por bëhet fjalë për një betejë në të cilën u konfrontua njerëzorja me ç’njerëzoren, besimi me idhujtarinë, vlera me jovlerën, morali me degjenerimin, altruizmi me egoizmin, e mira me të keqen…

Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë:
"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." (El - Bekare, 183)

Abdullah ibni Abbasi thotë: Dëgjova nga i Dërguari i Zotit se Xhenneti nga viti në vit zbukurohet për shkak të ardhjes së muajit të Ramazanit.

Mbi agjërimin në përgjithësi

Falënderimi i takon Allahut që e ka dalluar muajin ramazan nga muajt e tjerë dhe e ka obliguar agjërimin në këtë muaj: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El Bekare: 183).

Muaji i bekuar i Ramazanit nuk paraqet vetëm një nga pesë shtyllat e Islamit dhe një nga obligimet më të mëdha fetare, por paraqet edhe një nga evenimentet më të mëdha të karakterit botëror, ngase në gjithë globin merret vesh se ka filluar muaji i Ramazanit dhe të gjitha mediumet botërore i kushtojnë hapësirë si lajmit për fillimin e këtij muaji madhështor, poashtu edhe dokumentareve të ndryshme për organizimin e jetës së muslimanëve gjatë Ramazanit dhe ndikimin e tij në personalitetin dhe jetën e muslimanit.

Allahu xh.sh. nga mirësitë e Tij të pakufishme i dhuroi ymetit të Pejgamberittë Tij, Muhamedits.a.v.s., mirësi dhe begati të shumta, të cilat nuk kanë qenë të njohura popujve të mëparshëm.

Po vijnë ditë që dallohen nga të tjerat dhe nuk janë një apo dy, por plot 30 ditë të njëpasnjëshme, të cilat i pret me shumë mall e shumë gëzim e gjithë bota islame.

Mirë se vjen muaji i madhërishëm i Ramazanit

(Disa këshilla për të gjithë neve)

Sheriati, krahas të drejtës romake dhe anglo-saksone, është e drejta më e njohur në botë.

E vërteta burimore e realitetit dhe e vërteta e krijuar e realitetit

Shënimi dhe karakteristikat e Shëngjergjit (Jurjevës)

(Fjala përshëndetëse e myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava në hapjen e konferencës shkencore "Myslimanët shqiptarë në Ballkan")

Myslimanët e quajnë periudhën para-islame si periudhë të xhahilijetit, që zakonisht përkthehet si "kohë e injorancës". Por, kuptimi origjinal i rrënjës XH-H-L është "vrull, nervozizëm, ndjeshmëri e mprehtë për nderin dhe prestigjin, arrogancë e tepruar dhe, mbi të gjitha, prirje kronike për dhunë dhe hakmarrje."

Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit nuk ndodhi rastësisht prej Mekës nëpërmes Kudsi Sherifit. Rëndësia e kësaj është në atë që kjo është rrugë e ngjarjeve të rëndësishme, pikëtakim i shumë pejgamberëve të Allahut. Ky është fakt që qartë potencohet që Islami është fe e cila në vete bashkon dhe plotëson të gjitha shpalljet e pejgamberëve të mëparshëm.

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!