Në Shkup mbahet ekspozita “Dorëshkrimet e vjetra nga Kur’ani famëlartë”

Për tre ditë me radhë në objektin Çifte Hamam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është mbajtur ekspozita “Dorëshkrime të vjetra nga Kur’ani famëlartë”, kaligrafi të epokës osmane të gjetura në qytetet e trojeve shqiptare të Ballkanit.

Ekspozita u organizua nga Myftinia e Shkupit pranë Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI).

Në ekspozitë janë paraqitur dorëshkrimet e vjetra mbi 200 vjeçare, ku janë përfshirë Mus’hafet, mevludet, librat e disiplinave fetare dhe atyre shkencore që nga koha e Perandorisë Osmane.

Në dorëshkrimet e paraqitura në këtë ekspozitë është përdorur stili ruk’ah, por gjithashtu është përdorur edhe stili nas’h gjatë shkrimit të Mus’hafeve.

Dorëshkrimet janë gjetur në qytetet shqiptare më të zëshëm në epokën osmane, të tilla si në Shkodër, Dibër, Berat, Manastir, Shkup Prishtinë e Prizren.









Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.