Mexhlisi i Bashkësisë Islame në Sarajevë më 19 korrik në Xhaminë Istiklal ka organizuar dasmë kolektive fetare për 60 çifte.
Qëllimi i kësaj ceremonie ishte promovimi i martesës dhe familjes si vlera themelore të shoqërisë, dhe si pjesë e aktiviteteve të shumta të kryera nga Bashkësisë Islame në BeH.
- Bashkësia bashkëshortore është themeli i njerëzimit dhe i çdo shoqërie. Shoqëria jonë dhe familjet tona sot janë të ekspozuar ndaj sprovave të shumta - tha kryeimami Kenan ef.Musiq. Me këtë në mendje, shtoi ai, Bashkësisë Islame në Sarajevë ka ofruar mundësi për çiftet e sapomartuara që martesat e tyre i kanë paralajmëruar në komunë në muajin korrik, të jenë pjesë e një martesë fetare kolektive.
Mexhlisi përmes kësaj ceremonie ka mbështetur gjashtëdhjetë çifte të sapomartuara, të cilëve u ka siguruara dhuratë dasme në të holla.
Përndryshe, Mexhlisi i BI në Sarajevë dhe partnerët e saj për këtë rast i kanë siguruar kostume dhëndrit dhe fustane e shamia për nuse.
Dhurata për porsamartuar u ka siguruar edhe komuna e qytetit e udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë.
Për të gjithë të pranishmit është organizuar një darkë e madhe në Hotelin Hils në Ilixhë, njofton Mexhlisi i BI nga Sarajeva .
Ceremonia u organizua në bashkëpunim me Organizatën Humanitare MFS-EMMAUS dhe partnerët e tyre nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/7_1532080944.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1532080960.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1532080973.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1532080994.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1532081008.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1532081026.jpg[/img]