Myftiu Tërnava takoi kryetarët e këshillave të BIK-ut

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot takoi kryetarët e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës

Paraprakisht Myftiu Tërnava shprehu mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre për organizimin e jetës fetare nëpër këshilla të BI-së duke potencuar se para nesh ende kemi punë që duhen bërë që emanetin që kemi marrë mbi super tona ta çojmë në vend. Ai më tej në këtë takim me kryetarët e KBI-ve shprehu bindjen se bashkëpunimi, koordinimi dhe komunikimi në vijën zyrtare duhet të shtohet në të mirë të avancimit të proceseve dhe në të mirë të këshillave të BI-së.

Në këtë takim, theks të veçantë iu kushtua edhe ngritjen së ma lart të raporteve dhe që te respektohet vija institucionale ndërmjet administratës dhe Kryesisë, pastaj këshillave në njërën anë si dhe nga ana tjetër raportet administratë-xhemat duhet të jenë shumë të mira dhe të gjithë imamët duhet të vizitohen dhe të ndiqet nga afër puna dhe veprimtaria e tyre, në mënyrë që efikasiteti dhe angazhimi të jetë edhe më i madh në të mirë të xhematit ku vepron imami. Myftiu Tërnava më tutje shprehu falënderime për punën dhe aktivitetin e imamëve që po zhvillojnë në terren duke lutur Zotin për mirëqenien dhe shëndetin e tyre.

Në këtë vazhdë të kësaj fryme, sot po ashtu takime kanë zhvilluar edhe institucionet e tjera të Kryesisë së BIRK-ut, sekretari i përgjithshëm Ahmet ef. Sadriu ka takuar të gjithë sekretarët e këshillave të BI-së së Kosovës, kryeimami Sabri ef. Bajgora ka takuar të gjithë kryeimamët e KBI-ve të Kosovës, si dhe drejtori financiar Islam ef. Hasani ka takuar të gjithë arkëtarët e KBI-ve duke kërkuar nga ata aktivitet edhe më efikas dhe një koordinim sa më të mirë të punëve dhe aktiviteteve fetare.

Në fund, kryetarët e KBI-ve të Kosovës falënderuan Myftiun për këto takime duke lutur Zotin që këto takime të jenë të frytshme dhe thanë se, sa herë që e kërkon nevoja, janë në gatishmëri të plotë të institucionit./bislame/







Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.