Myftiu Tërnava priti në takim mualimet e këshillave të BI të Kosovës

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, takoi mualimet e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës

Në këtë takim mori pjesë atasheu për çështje fetare në ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin, kryeimami Sabri ef. Bajgora dhe udhëheqësja e Departamentit të Gruas, znj. Vaxhide Bunjaku. Myftiu Tërnava falënderoi mualimet për kontributin që po japin për ngritjen dhe për vetëdijesimin e grave qoftë me ligjërata, tubime e takime të tjera që zhvillojnë, duke e parë si vlerë dhe sukses angazhimin e tyre për të gjithë ne.

Kryeimami Bajgora shprehu mirënjohje për punën dhe për angazhimin e Departamentit të Gruas dhe të mualimeve që po e mbajnë të freskët këtë departament, si me ligjërata, ashtu edhe me organizime të tjera fetare.

Po ashtu fjalë përshëndetëse dhe falënderuese mbajti edhe atasheu për çështje fetare në ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin, i cili falënderoi mualimet dhe çmoi angazhimin e tyre në terren duke premtuar se mbështetja nga Turqia nuk do të mungojë as në të ardhmen./bislame/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli