Gjysh, pse i ke qimet e bardha në mjekër?

Një prej begative më të mëdha të Allahut ndaj njeriut janë fëmijët e tij.

Fëmijët janë, siç qëndron në Kuran, bukuri e kësaj bote dhe stoli e kësaj jete.
Nga syneti i Pejgamberit tonë, s.a.v.s., është të kalojmë një pjesë të kohës me familjet tona dhe t’i bëjmë të lumtur. A thua Muhamedi, s.a.v.s., nuk luante me nipat e tij, Hasanin e Hysenin, r.a.?
Një ditë, mbesa e shikoi mjekrën e gjyshit të saj dhe duke e lëmuar me dorën e saj të njomë, i tha: “Gjysh pse i ke këto qime të bardha në mjekër?”
Gjyshi pak i dëshpëruar u përgjigj: “Sepse jam plakur dhe kur plakesh qimet zbardhen.”
Ajo mendoi pak, e pastaj me pafajësinë e fëmiut tha: “Nëse unë t’i shkuli, a do bëhesh përsëri i ri?”
Për këto fjalë, gjyshi e përqafoi dhe buzëqeshi.
O Allah, bëji familjet tona gëzim të syve tanë dhe qetësi të zemrave tona.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Artikulli i kaluar
Vajza dhe celulari
Artikulli radhës
Tregimi për krimbin e arrës

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli