Mjetet dezinfektuese qe përmbajnë alkool

Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam

VENDIMET E SESIONIT TË GJASHTËMBËDHJETË, I MBAJTUR PREJ 21-26 SHEVAL 1422H/ 5-10 JANAR 2002
VENDIMI I GJASHTË
BARNAT QË PËRMBAJNË ALKOOL DHE NARKOTIKË
Falënderimi i takon Allahut, përveç të Cilit nuk ka tjetër, bekimi dhe paqa qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotëriun dhe pejgamberin tonë Muhammedin.
Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam, në sesionin e gjashtëmbëdhjetë të mbajtur në Mekke, prej 21-26/ X/ 1422h që përputhet me datën 5-10/ I/ 2002, pasi i shqyrtoi studimet e paraqitura për barërat që përmbajnë alkool dhe narkotikë dhe pasi diskutoi për çështjen në fjalë; si dhe duke u nisur nga fakti se sheriati islam e largon vështirësinë dhe ngushtimin në dispozita, i eviton dëmet në kufij të nevojës, se gjërat e domosdoshme i lejojnë gjërat e ndaluara dhe aprovimin e demit më të lehtë për ta evituar atë më të lartë, miratoi si vijon:
(1) Në asnjë mënyrë nuk lejohet që pijet dehëse të përdoren si bar. Këtë konstatim e mbështesim në fjalët e të dërguarit të Allahut s.a.v.s.:” Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj, në atë që j’ua ka ndaluar”. Hadithin e transmeton Buhariu në Sahihun e tij. Argument për këtë është edhe hadithi:” Vërtet, Allahu e ka zbritur sëmundjen, dhe për çdo sëmundje ka bërë edhe bar. Shërohuni, por mos u shëroni me atë që është e ndaluar”. Hadithin e transmenton Ebu Davudi në Sunen; Ibn Suniju dhe Ebu Nuajmi. Tarik ibn Suvejdi e pyeti të dërguarin e Allahut s.a.v.s. që si bar të përdor edhe verë. I dërguari i Allahut s.a.v.s. I tha:” Vera nuk është shërim (bar), por është sëmundje”. Hadithin e transmenton Ibn Maxhe në Sunen dhe Ebu Nuajmi.
(2) Lejohet të përdoren barërat të cilat përmbajnë alkool në përqindje të vogël e cila tretet, të cilës nuk mund t’i iket në industrinë e ilaçeve dhe për të cilën nuk ka alternativë, me kusht që t’i rekomandojë mjeku i drejtë.
Po ashtu, lejohet të përdoret alkooli si dezinfektues dhe pastrues i jashtëm i plagëve, vrasës i mikrobeve, në kreme dhe lubrifikante të jashtme.
(3) Akademia e Fikhut Islam u rekomandon fabrikave të ilaçeve, farmaceutëve dhe importuesve të ilaçeve në vendet islame, që të bëjnë ç’mos që ta largojnë alkoolin prej ilaçeve dhe të përdorin alternative tjera.
(4) Akademia e Fikhut Islam i porosit mjekët që të largohen sa të munden nga rekomandimi i ilaçeve të cilat përmbajnë alkool.

Allahu na ndihmoftë.

NËNSHKRIMET:
Muhammed ibën Xhubejr, Salih ibën Feuzan ibën Abdullah El-Feuzan, Muhammed ibën Abdullah ibën Sebil, Muhammed Reshid Ragib Kabbani, Muhammed El-Habib ibën El-Huxha, Dr.Nasër Ferid Vasil, Muhamed Salim ibn Abdu-l-Vedud, Dr.Ridallah Muhamed Idris El-Mubarekfuri, Dr.Abdu-l-Kerim Zejdan, Dr.Mustafa Ceriç, Muhamed Tekij El-Uthmani (udhëtoi para se të nënshkruhet), Dr. Vehbe Mustafa Ez-Zuhajli, Dr. Jusuf El-Kardavi, Dr. Abdu Setar Fet’hullah Seid.

KRYETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT
Abdu-l-Aziz ibn Abdullah Alu Shejh
ZAVENDËSKRYETARI
Dr.Abdullah ibn Abdu-l-Muhsin Et-Turkij.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I AKADEMISË SË FIKHUT

Dr.Salih ibn Zabin El-Merzuki.
Prej arabishtes: Bashkim Aliu


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli