Departamenti i Gruas i BI në Prishtinë organizon program për ditëlindjen e Muhammedit a.s


Më 4 nëntor 2020, Departamenti i Gruas nga Kryesia e BIRK-ut në bashkëpunim me zyrën e Dijanetit në Prishtinë, organizoi program fetar kushtuar jetës dhe veprës së të dërguarit tonë Muhamedit a.s.

Në këtë program mori pjesë z. Vedat Sahiti nga BIK, nga zyra e Dijanetit z. Nevzat Akin, drejtori i Medresesë Mr. Fadil ef.Hasani, përfaqësueset e degëve të DG-së, si dhe mysafirë të tjerë.

Fillimisht programi u hap me leximin e disa ajeteve kuranore nga studentja Semina Baftiu, ku pastaj programi vazhdoi nën moderimin e mualimes tonë Albana Hoti, e cila ftoi pastaj në emër të Departamentit të Gruas pranë BIK-ut, znj. Vaxhide Bunjaku për një fjalë përshëndetëse drejtuar mysafirëve, e cila u shprehi falënderim pjesëmarrësve që ishin pjesë e këtij programi nëpërmjet platformës online zoom, si dhe foli disa fjalë rreth dashurisë sonë ndaj Pejgamberit a.s. Po ashtu me disa fjalë përshkruese të jetës së të dërguarit tonë Muhamedit a.s., për të pranishmit foli përfaqësuesi i Dijanetit z.Akin, i cili tha që pejgamberi ynë ka paraqitur shembullin më të mirë lidhur me besimin, edukatën, respektin, pastërtinë shpirtërore, të cilat janë parimet më themelore të qytetërimit.

Për të na treguar për përkushtimin, avancimin e respektin ndaj femrës që Pejgamberi a.s i tregoi njerëzimit mbarë, me një ligjëratë mbresëlënëse foli dr. Ilmie Kuqi.

Gjatë këtij programi kori i vajzave në kuadër të DG-së kënduan disa ilahi kushtuar Pejgamberit a.s. Në fund për pjesëmarrësit u shfaq një video me shkrime të shkruara nga disa studente që i dedikohen Pejgamberit tonë a.s.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës