Ujërat nëntokësore quhen të gjitha ujërat që ndodhën poshtë sipërfaqes së Tokës, në porët, çarjet dhe zbrazëtitë e tjera të shkëmbinjve. Ato janë shumë të përhapura dhe shtrihen jo vetëm në zonat më klimë të lagët, por edhe në stepat e thata shkretëtirat.
Horizonte ujëmbajtëse janë kapur më shpime deri në thellësinë 4000 m, por ka pasur raste që janë kapur edhe më thellë. Në nëntokë gjendet afërsisht 37 herë më shumë ujë se sa në të gjitha pellgjet ujore të steresë (liqenet, kënetat, lumenjtë).
Burimi kryesor i ushqimit të ujërave nëntokësore janë reshjet atmosferike, të cilat bien në sipërfaqen e Tokës (në sipërfaqen e steresë dhe deteve e oqeaneve) në trajtë shiu bore etj. Ky proces është i vazhdueshëm. Ujërat e deteve dhe oqeaneve dhe ai që ndodhët në sipërfaqen e steresë (liqenet, kënetat, lumenj etj.) gjatë avullimit kalojnë në atmosferë në formën e avujve të ujit, duke formuar retë, nga kondensimi i të cilave lindin përsëri reshje, një pjesë e ë cilave nëpërmjet infiltrimit, kalojnë në nëntokë, kurse një pjesë tjetër (më kryesorja) rrjedhin nëpër sipërfaqen e steresë deri sa derdhën në fund në liqene, dete dhe oqeane.
Edhe ujërat nëntokësore janë në lëvizje të vazhdueshme. Ato në vende të përshtatshme drenazhojnë (dalin në trajtë burimesh), duke u bërë burim i furnizimit për ujërat sipërfaqësore ose derdhën drejtpërdrejt në dete apo oqeane. Shih figurën.
Për këtë proces Zoti xh.sh, na ka tregu në kuranin famëlartë para 14 shekujve ku thotë:
“Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqendrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin). Dhe me anën e tij Ne mundësuam për ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre. (Muminun 18 – 19)”
Përgatiti: Mr.sc Artan Mehmeti