Minarja e xhamisë Harput Ulu në Elazig të Turqisë më e pjerrët se Kulla e Pizës

Pjerrtësia e minares së xhamisë në Elazig të Turqisë, e ndërtuar në shekullin XI tërheq vëmendjen e turistëve të cilët e krahasojnë atë me Kullën e pjerrët të Pizës në Itali.

Xhamia Harput Ulu është ndërtuar në vitin 1157 me urdhrin e sundimtarit të asaj kohe, Fahrettin Karaaslan nga dinastia Artkuide, që sundoi rajonin në shekullin XI dhe XII.

Minarja e xhamisë Harput Ulu është ndërtuar me tulla të kuqe. Aktualisht anon për 6,8 shkallë nga pozicioni përpendikular, 1.3 shkallë më shumë se Kulla e famshme e Pizës në Itali, që sipas organizatës që përkujdeset për objektin e Trashëgimisë Botërore në verilindje të Italisë është e lakuar për 5.5 shkallë.

“Për dy vite me radhë, matësi i pjerrtësisë ka matur pjerrësinë katër herë në ditë”, thotë Ismail Aytac, historian i artit turko-islamik në Universitetin Firat.

“Rezultatet e fundit tregojnë për pjerrtësinë 6.8 shkallë, por matjet
tregojnë se pjerrtësia e minares nuk ka lëvizur fare në dy vitet e fundit”, shtoi më tej Aytac.

Sipas tij, besojnë se pjerrtësia ka ardhur si pasojë e tërmeteve dhe lëvizjes së tokës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë