Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia
Në këtë takim u bashkëbisedua dhe bashkërendua masat e përbashkëta karshi korona virusit dhe masat e cilat do të ketë një koordinim të plotë mes institucionit të BIRK-ut dhe institucioneve të vendit në të gjitha aspektet për parandalimin dhe për shtyrjen sa më shumë të që të mundemi të paraqitjes së korona virusit në Kosovë.
Nga ana e tij Myftiu Tërnava theksoi se çështja e korona virusit tashmë është problem global dhe si Myfti ai apeloi tek të gjithë qytetarët e vendit që mos të bëjnë panik, dhe të respektojnë të gjitha vendimet që kanë dal nga Qeveria e Kosovës dhe vendimet që kanë dal nga BIRK-u. Falënderojmë Zotin që deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast të prekur nga ky virus i rrezikshëm dhe lutemi Zotin që mos të kemi asnjë rast por me gjithatë duhet t’i marrim masat e nevojshme. Dhe të parapërgatitemi që nëse goditemi çfarë të bëjmë më tutje. Secili duhet të jap kontributin nga këndi I vet dhe në koordinim me institucionet qeveritare dhe BIRK nesër në ora 11.00 ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme ku do të Mirën masat e mëtejme dhe jemi duke e përcjellë situatën dhe mbi të gjitha për ne është shëndeti I qytetarëve tanë .BIRK nuk merr asnjëherë asnjë vendim të asnjë natyre që shkon në dëm të qytetarëve tanë dhe shëndetit publik të Kosovës.
“Për momentin nuk kemi asnjë të person të infektuar me korona virus por vetëm disa raste të dyshuar nga prekja me korona virus të cilat po testohen në laboratorin e Institutin Kombëtar të shëndetit publik dhe po i presim rezultatet dhe do të njoftoheni me kohë.”-tha ministri Vitia.
Dy palët u pajtuan që bashkërisht duke renditur aktivitetet ta kalojmë këtë situatë sa më lehtë dhe më mirë dhe ta ruajmë shëndetin publik të qytetarëve tanë dhe nuk ka vend për panik.