Xhamia e ndërtuar pa asnjë gozhdë në Kirgistan qëndron në këmbë prej një shekulli

E vetmja xhami “pa gozhdë” e vendit, e ndërtuar në fillim të shekullit të 20-të në Karakol, qyteti më i madh në zonën Issyk Göl, në pjesën veriore të Kirgistanit, vazhdon të qëndrojë në këmbë që prej një shekulli raporton Anadolu Agency.

Xhamia historike shekullore “?brahim Haxhi” e cila njihet edhe si “Mesxhidi Dungan” e ndërtuar në qytetin Karakol me një minare klasike kineze, tërheq shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj që vijnë në këtë lokalitet.

E ndërtuar me teknikën “çandi” pa përdorur gozhdë me një minare dhe një kat të vetëm xhamia luan një rol të madh për turizmin e besimit në Kirgistan.

Vendi i lutjes, i cili preferohet për namazin e teravive gjatë Ramazanit, vizitohet për shkak të gjendjes së saj historike.

Brenda xhamisë, tërheqin vëmendjen figurat e dragoit, zogu feniks dhe luanit të cilat janë të pranishme në mitologjinë kineze.

Xhamia “?brahim Haxhi” është ndërtuar për 3 vite në 1910 nga arkitekti me origjinë kineze Zhou-Su i cili ishte i ftuar nga drejtuesit e popullit Dungan të cilët u detyruan të migronin pasi nuk i rezistuan persekutimeve të bëra në fund të shek.19 në Kinë. Për ndërtimin e xhamisë ndërtimi i të cilës u lejua nga qeveria e carit rus me kapacitet 120 persona janë përdorur pemët bredh Ulmaceae dhe plepi.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik