Grupi i dytë i besimtarëve kosovarë arrijnë në Meke

Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova të cilët këtë vit do e kryejnë haxhin kanë arritur në Meke.

Në pritje të këtyre besimtarëve kanë dalë përfaqësuesit nga drejtoria e Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët menjëherë kanë filluar akomodimin e tyre në hotel.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton besimtarët se fluturimet e radhës, me grupin e tretë dhe të katërt do të jenë të hënën, me datë 13.08.2018.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

500 vjet xhami, 500 pajtime gjaku - Sadri Zeka hoxha i pajtimit, flamurit dhe kufirit