Kurban Bajrami-Solucion për transformim shpirtëror

Për çdo vit muslimanët janë dëshmitarë të manifestimeve madhështore dhe gëzimit kolektiv, dëshmitar të gjallërisë e vizitave të ndërsjella që bëhen këto ditë gëzimi e feste dhe disponimi mbarëpopullor që mbretëron me rastin e festive të muslimanëve

Çdo popull i ka festat, traditat, momentet dhe ngjarjet me rendësi historike të cilat i përkujton dhe me të cilat në një mënyrë edhe e identifikon dhe prezanton veten në arenën e madhe historike e botërore të zhvillimit të popujve, kulturave e civilizimeve.
Me dëshminë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] muslimanët i kanë dy festa:Fitër bajramin dhe Kurban bajramin.
Transmentohet nga Enes ibën Maliku i cili ka thënë:"Arriti i dërguari i Allahut në Medine, ndërsa te ata ishin dy ditë të cilat festoheshin. I dërguari i Allahut tha:Çka janë këto dy ditë? Ata thane:Kemi qenë duke festuar në kohën e xhahilijetit (injorancës).Pejgamberi i Allahut u tha:Tashmë Allahu i Madhërishëm jua ka zëvendësuar me më të mira se ato:Dita e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit" .
Pikërisht këtu qëndron poenta e veçorisë së konceptit islam mbi festat. Ngase festat në mësimet islame nuk i janë lënë stuhisë dhe pasioneve, por vetë akti i provimit të tyre nga ana e Pejgamberit të Allahut, dhe përcaktimit të kohës dhe mënyrës së tyre nga autoriteti përkatës, i jep karakter spiritual e thjesht vetëm historik e dialektik.



FILOZOFIA E QENËSISË SË FESTËS NË ISLAM

Festat në këndvështrimin Islam, nuk e kanë thjeshtë vetëm dimensionin solemn dhe përkujtimor, por esenca e festës dhe filozofia e saj në Islam është shumë më e madhe, gjë që ai i cili thellohet pak më tepër në analizën e këtij fenomeni, nuk e ka rendë ta miratoj konstatimin tone.
Kështu që urtësia e Allahut që festat islame të pasojnë pas kryerjes së obligimeve dhe punëve të caktuara në Islam. Fitër Bajrami, vjen pas kryerjes së muajit të Ramazanit, gjegjësisht përfundimit të një detyre me rendësi në këtë muaj: Farzin e agjërimit, njërës prej shtyllave të Islamit. Ndërkaq Kurban Bajrami, festohet në vazhdën e kryerjes së kushtit të pesë të Islamit-haxhxhit, demonstrimit të solidaritetit islam përmes kurbanit dhe përkujtimit për domosdoshmërinë e kryerjes së llogarive të veprave të njeriut gjatë periudhës njëvjeçare. Bile është një specifikë e këtyre dy festive se në namazin e sabahut besimtari del prej shtëpisë së tij duke lexuar me zë tekbire-duke e madhëruar Allahun, që në një mënyrë është një punë që kryhet gjatë ditëve të Kurban Bajramit.

KARAKTERISTIKAT E KURBAN BAJRAMIT


Kurban Bajrami, dallohet me disa veprime të rëndësishme që kryhen gjatë kësaj kohe, edhe atë si vijon:

1.Haxhi
Kushti i pestë i fesë islame në të cilin demonstrohet uniteti, barazia, solidariteti, kultura, devotshmëria dhe madhështia e umetit të Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, popullatës muslimane.
Haxhi është kongres më i madh vjetor islam dhe botëror në të cilin takohen muslimanë të vendeve, profileve, drejtimeve juridike, ngjyrave, traditave dhe mentaliteteve të ndryshme, por të gjithë synojnë një qëllim:kryerjen e kushtit të pestë të Islamit-haxhin dhe arritjen e kënaqësisë së Allahut të Madhërishëm.
Haxhi është moment ekskluziv i eliminimit të të gjitha diferencave nacionale, racore, klasore etj. Aty janë të barabartë bujku dhe intelektuali, mbreti dhe robi, ministri dhe analfabeti, i bardhi dhe i ziu, i pasuri dhe i varfëri, të gjithë kanë veshje të njëjtë:dy pëlhura të bardha të njohura si rroba të ihramit.
Haxhinjtë, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i ka trajtuar delegacion të Allahut. Ai thotë:"Delegacioni i Allahut përbëhet prej tre vetëve:luftëtarit, haxhiut dhe atij që kryen umren" .

2.Kurbani
Shikuar historikisht, sakrifica ka qenë një prej elementeve qendrore në besimet e ndryshme, dhe përmes sakrifikimit të realizuar në forma të ndryshme, njerëzit janë munduar t'i afrohen qenies hyjnore dhe të arrijnë grada të larta shpirtërore.
Mirëpo, për fat të keq te popujt e lashtë ka pasur pasoja tragjike, ashtu që me vete rrëmbeu e shumë të rinjve dhe të rejave.
Islami sakrifikimit i dha kuptim krejt tjetër dhe formë krejt tjetër nga ajo që ekzistonte te popujt e lashtë. Një prej formave të sakrifikimit në Islam është institucioni i kurbanit, i cili është prej karakteristikave më të theksuara të festës së dytë Islame, sipas të cilit edhe e mori emrin, në gjuhën arabe i'du-l-ed-ha, apo festa e kurbanit, për shkak se në këtë ditë muslimanët në katër anët e botës therrin kurbana.
Islami asnjëherë nuk legjitimon rituale të cilat nuk kanë domethënie apo thjesht janë vetëm formale, për çdo here përmes ritualeve pretendon pastrimin dhe edukimin shpirtëror, ngritjen psikike dhe etike të besimtarit. Në kontekst të instruksioneve të përmendura duhet të kuptohet edhe institucioni i kurbanit.
Pra, kurbani është institucion fetar i cili synim të vetin kryesor dhe objektiv parimor ka humanizimin e njeriut, pastrimin e tij shpirtëror, begatimin e tij me vlera dhe aspirate të larta, edukimin dhe kalitjen e tij. Thënë shkurt, përmes këtij institucioni tentohet të kontribuohet në formimin e personalitetit dhe bashkësisë së shëndoshë njerëzore.
Kurbani është simbol i devotshmërisë, nënshtrueshmërisë dhe dorëzimit ndaj Allahut të Madhërishëm. Kjo, ngase me therrjen e kurbanit, te Allahu nuk arrin gjaku dhe mishi, por nijeti-vendosmëria dhe motivi i njeriut në therrjen e kurbanit, vullneti i tij i lartë për të arritur grada më të larta të përsosurisë shpirtërore.
Kurbani në vete ngërthen edhe karakterin mirënjohës dhe falënderues ndaj Allahut të Madhërishëm. Përmes therrjes së kurbanit, njeriu i tregohet mirënjohës Allahut të Madhërishëm, dhe e falënderon Atë për të mirat dhe begatitë që ia fali.
Kurbani paraqet ngadhënjim të shpirtërores dhe fetares te njeriu. Mbi materialen dhe neglizhencën fetare. Këtë e domostron besimtari me rastin e therrjes së kurbanit, kur tregon qartë se për hire të Allahut dominon mbi ndjenjat dhe pasionet dhe pranon të sakrifikojë për hire të Allahut, dhe një prej formave të sakrifikimit është kurbani.
Krahas gjitha dimensioneve tjera, kurbani ka edhe dimensionin social. Gjegjësisht, është dëshmi e preokupimit të njerëzve për njëri-tjetrin, dhe ndihma materiale që i jepet atij. Me këtë bëhet edukimi i shpirtit të njeriut dhe afirmimi i tij, luftë, e njëkohësisht edhe ngadhënjim mbi egoizmin dhe daljen në skenën e madhe dhe humane të solidaritetit, ndihmës dhe bashkëpunimit ndërnjerëzor.
Kjo shihet qartë nga shumë deklarata të Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ku ai u jep instruksione muslimanëve për distribuimin e mishit të kurbanit. Poashtu, edhe me rastin e therrjes së kurbanit, ai vazhdimisht u thoshte familjes së vetë:A e keni ndarë mishin, a ka mbetur diçka pa u shpërndarë, etj.
Kjo tregon se kurbani ka qëllim solidarizues dhe kujdes ndaj të varfërve.
Kurbani na paraqitet edhe në rolin e anijes së historike e cila nab art në gjeneratat e mëparshme duke vënë në këtë mënyrë lidhje të forte në mes gjeneratave të ndryshme historike.
Kështu, kurbani na përkujton rastin e Pejgamberit të Allahut Ibrahimit alejhisselam me birin e tij Ismailin alejhisselam, apo thenë më mire gatishmërinë e Ibrahimit alejhisselam sip rind nga njëra anë, dhe Ismailit alejhisselam nga ana tjetër si fëmijë, që të sakrifikojnë më të shtrenjtën për hire të Allahut.
Urdhëri i cili i erdhi Ibrahimit alejhisselam në ender që ta sakrifikojë- ta çojë kurban birin e tij Ismailin alejhisselam, aspak nuk u zhagit.Por, Ibrahimi alejhisselam menjëherë kaloi në hapa praktik, e poashtu edhe Ismaili alejhisselam, posa iu kumtua nga babai i tij se ky është urdhër i Allahut, tregoi gatishmëri të bëhet kurban pa mos nguruar fare, dhe duke i thenë babait të vet ashtu siç përmend Kur'ani:<<.o babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu, prej të durueshmëve!>>(Es-Safat, 102).
Ky është një mësim i madh që duhet ta marrin muslimanët, prej këtij rasti, apo thenë më mire prej kurbanit:Gatishmërinë e besimtarëve të denjë që të sakrifikojnë për ideale.

3.Fundi i vitit
Një specificë tjetër me rendësi e cila e shënon këtë festë, e që nga shumë nuk është përmendur, e që nga shumë nuk është përmendur, është koha dhe muaji i kësaj feste.Kjo festë, ndodh në muajin e fundit të kalendarit lunar, që flet për natyrën e kësaj feje.
Islami me këtë e demonstron natyrën e tij creative, gjegjësisht bilancin e vjetër të veprimtarisë së njeriut e lidh me dy institucione të cilat kërkojnë gatishmëri dhe mund moral e material:Haxhin dhe Kurbanin, të cilat njëherit janë edhe symbol të kulminacionit të nënshtrueshmërisë.
Viti hixhrij, mbaron duke tubuar muslimanët në solemnitetin madhështor të Kurban Bajramit dhe duke demonstruar unitetin mbarë Islam dh endërkombtarizmin e kësaj feje në kryerjen e kushtit të pestë të fesë Islame-haxhit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi