Xhamia nacionale në Abuj të Nigerisë konsiderohet si simbol i unitetit dhe islamit në këtë vend, ndërsa me strukturën e saj arkitekturore tërheq vizitorët nga e gjithë bota.
Xhamia është ndërtuar në vitin 1984, ndërsa zyrtarisht u hap në vitin 1991. Konsiderohet si një nga 50 xhamitë më të bukura në botë.
Në kompleksin e xhamisë, e cila hyn në mesin e strukturave më të mëdha arkitekturore në Nigeri dhe në mesin e 50 qendrave më të bukura fetare në botë, çdo ditë kryhen lutjet, si dhe aktivitetet arsimore dhe komerciale.
Imami i Xhamisë Muhamed Kabir Adem thotë se kjo xhami është simbol i unitetit dhe Islamit në Nigeri. Ajo u hap në vitin 1991 kur Abuj u shpall kryeqyteti i Nigerisë. Në të mund të falen 15 000 persona në të njëjtën kohë. Ka kube të artë dhe katër minare. Brendësia e xhamisë përfshin sallë konferencash që mund të tuboj 500 njerëz, librari islam dhe shkollë islame. Xhamia është ndërtuar në një sipërfaqe prej 60,000 metra katrorë.
Në Nigeri e cila ka një popullsi prej 200 milion banorëve, jetojnë më shumë se 200 grupe etnike.