Monedha e mirësisë
Njëherë, shkrimtari i madh rus Dostojevski ishte duke bërë shëtitjen e mbrëmjes. Ashtu, duke ecur i shkujdesur, dëgjoi zërin e një lypëseje, që i kërkonte t’i jepte diçka.
Dostojevski kërkoi nëpër xhepat e tij për të gjetur ndonjë monedhë, por më kot. Atëherë, shkrimtari i madh u ul në gjunjë dhe duke i puthur dorën lypëses i thotë:
- Të më falni, sepse në këto çaste nuk më ndodhet asnjë monedhë.
Lypësja iu përgjigj;
- Të faleminderit. E mora monedhën. Atë që më dhatë ju, nuk ma ka dhënë askush tjetër.
A ka monedhë më me vlerë se monedha e mirësisë.
Nga libri: “Urtësia e shekujve”
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës