Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është ditën e diele më 11 gusht 2019.
Të gjitha xhamitë funksionale do të jenë të hapura për faljen e namazit të sabahut dhe të Kurban Bajramit.
Namazi i sabahut falet në ora 05:00 ndërsa namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:15.
Manifestimi qendror për territorin e Gjakovës kushtuar festës së Kurban Bajramit mbahet në xhaminë Sylejman Hadim Aga në Gjakovë.
Si tradicionalisht, ditën e parë të Kurban – Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë organizon pritje për mysafirë nga ora 11:00 deri në ora 11:00.
Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin për shtim të mirëkuptimit, dashurisë për njëri tjetrin, për paqe e mirësi.
Me fat festa e Kurban Bajramit!