Allahu nuk ia kthen duart bosh robit kur ai ngre duart drejt Tij

Gjatë studimit tim në Damask kisha një mik i cili quhej Sheik Basit. Ai dhe gruaja e tij njiheshin si njerëz shumë të devotshëm. Ata jetonin në një zonë të quajtur Haxher ul-Esved.

Duhet ta lexoni këtë dhe të merrni mësim nga kjo.
Ata ishin shumë të varfër dhe jetonin në një lagje shumë të keqe. Shtëpia e tyre ishte shumë e vogël dhe mezi arrinin të mbijetonin. Sidoqoftë, ai dhe gruaja e tij gjithmonë e falnin së bashku namazin e natës, duke mos hequr kurrë dorë nga studimi dhe arritja e dijes. Një ditë diçka e keqe ndodhi me sistemin e kanalizimeve në atë zonë të qytetit dhe vendi u bë i padurueshëm. Gruaja e Sheik Basitit ishte shtatzënë dhe e kishte shumë vështirë që t’i bënte ballë këtyre kushteve të këqija.
Ai personalisht më tha këtë dhe shtoi: "Pasha Allahun, vetëm ti e di për këtë! Mbrëmë bashkë me gruan time jemi lutur në namaz të natës, të mbushur përplot frikërespekt dhe përulësi ndaj Krijuesit Fuqiplotë. Jemi lutur duke qajt:" O Allahu ynë, kemi nevojë për një shtëpi, kjo na nevojitet sa më shpejtë."
Isha prezent të nesërmen në mëngjes, kur disa profesorë papritmas u futën, e nxorën atë nga klasa dhe ia dorëzuan çelësat e një shtëpie të re të dhuruar nga një biznesmen në Damask për studentët në nevojë. Ai dhe gruaja e tij nuk mundën të pushonin së qari
- Muhamed Aslam –

i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ka thënë: "Vërtet, Zoti juaj, është i ‘turpshëm’ dhe fisnik. ka turp nga robi i Tij që t’ia kthejë duart bosh, kur robi i ngre duart drejt Tij".


Artikulli i kaluar
Plaku dhe ena prej druri
Artikulli radhës
E mira e ka të mirën!