Ja pse!
Mësuesja pyet nxënësin e klasës së parë:
- Nëse të jap një mollë, pastaj të jap edhe një mollë, më pas edhe një mollë tjetër, sa mollë do t’i kesh?
Nxënësi me vendosmëri u përgjigj:
- Do t’i kem katër molla mësuese.
Duke menduar se nxënësi nuk e kishte dëgjuar mirë pyetjen, mësuesja e përsëriti edhe një herë.
Nxënësi u mendua, pastaj filloi të numëron me gishtat e tij të vegjël duke menduar në përgjigje tjetër, mirëpo ai prapë u përgjigj me zë pakëz me të vogël:
- Katër molla.
Mësuesja dukej e dëshpëruar, mirëpo nuk u dorëzua, kësaj radhe mollët i zëvendësoi me portokall, dhe tha:
- Nëse unë të jap një portokall, pastaj të jap edhe një portokall, më pas edhe një portokall tjetër, sa portokall do të kesh?
Nxënësi përgjigjët me shpejtësi:
- Tre portokall mësuese.
Pastaj mësuesja mori guximin dhe u kthye tek pyetja e parë, duke e pyetur për mollët, por ai përsëri u përgjigj, njëjtë, katër molla.
Këtë herë mësuesja e humbi durimin dhe i bërtiti atij në fytyrë:
- Ku është dallimi, përse më thua katër molla?
Atëherë nxënësi me zë të frikësuar dhe me lot ne sy iu përgjigj:
- Unë do t’i kem katër molla sepse në çantën time kam edhe një mollë mësuese…
Urtësia e tregimit :
Nëse dikush ju jep përgjigje që ju nuk e pritni, mos e gjykoni atë me nguti duke thënë se ajo është përgjigje e gabuar, sepse ndoshta ai e sheh atë nga një kënd që ju nuk e keni paramenduar. Prandaj duhet të dëgjoni mirë që të kuptoni, e jo të krijoni përshtypje të gabuar që nga fillimi.