Tërmeti na bëri besimtarë, në momentet e vështira, lutja e të gjithëve ishte për Zotin

Psikologët thonë se njeriu e është i prirur të besojë tek një fuqi e mbinatyrshme. Thellë në vetvete e ka besimin në Zot, pavarësisht se ndonjëherë e harron apo neglizhon atë.

“Është një ligjvënës që na i ka treguar disa ligje dhe disa jo, i ka mbajtur për vete, që herë pas here dikush të zgjohet dhe të thotë: “Prit, ka nje Zot aty lart.”,- thotë Imami Ahmed Kalaja.

Imami tregon se ashtu si shumë të tjerë zbritën poshtë, sapo ra tërmeti.

“Ishte për t’u theksuar se kur u dha njoftimi për tërmetin tjetër, shumë njerez u strehuan nën çatinë e xhamise tek Rruga e Kavajë”, tregon Imami.

Solidariteti mes njerëzve mbetet i fortë tregon Imami. Një herë në muaj xhamia ku ai ligjëron e marrin një rast në nevojë dhe e trajtojnë.

“Pas tërmetit e kemi bërë çdo natë nga një thirrje dhe njërezit janë përgjigjur. I fundit është rasti i një zonjë që po i rindërtojmë shtëpinë”, thotë ai.

Në raste si tërmeti që goditi vendin tonë, vjen një moment që ajo besimi në Zot zgjohet dhe e kupton, se ka diçka që është mbi ligjet e natyrës.

“Në ato moment u luta “O Zot, më mbro fëmijët”. Ne lutemi, kur jemi keq, dhe pastaj e harrojmë atë që na bëri mirë. Në qiell, det e zjarr nuk ka ateistë, thotë një besimtar”, thonë qytetarët.



Juli Ristani
Top Channel


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj