.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë
Shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
Imam, hatib dhe mual-lim në këto xhami:
Në xhaminë e M. Jusufit
Në xhaminë e F. Agës
Në xhaminë e Sobës
Në xhaminë e fshatit Lipovec
Në xhaminë e fshatit Batushë
Në xhaminë e fshatit Krelan
Mejtepi i Halil Efendisë
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Të kanë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës)
T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit
Të kanë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare
Të janë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht
Të mos kanë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar
Të janë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës
Të janë nënshtetas të Republikës së Kosovës
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit
Certifikata e lindjes
Certifikata shëndetësore
Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar
Vërtetimi për përvojën e punës
Deklaratë me shkrim se[IMG][/IMG] ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare
CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional
Letërnjoftimi (fotokopje)
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.