O ju qe keni besuar ju eshte bere juve obligim agjerimi (i muajit te Ramazanit)sikur qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem. (El-Bekare 183).
Nuk ka dyshim se ky ymet (muslimanet) jane nderuar me ardhjen e nje muaji ne te cilin ata pastrojne shpirtrat nga gjynahet dhe kundershtimet, trupat e tyre nga zakonet e keqija dhe veprat e ndyra. Allahu ne kete ajet Kuranor shprehet qartazi se muaji i madherueshem i Ramazanit eshte bere obligim per te gjithe muslimanet, burrat, grate, te punesuarit e te papunet, te martuarit e beqaret, studentet e te rinjte, e tjere qe jane me angazhime nga me te ndryshmet.
A lejohet qe te agjeroj femra?!
Eshte nje pyetje qe ne fakt ne nje shikim te thjesht tregon injorance, por qe per pjesen e njerezve qe i perkasin kategorise se injoranteve dhe qe nuk njohin fene e Allahut, duhet te kemi nje pergjigje.
Po, Allahu e ka bere farz per muslimanin dhe per gruan muslimane agjerimin e muajit te begate te Ramazanit, ashtu sic une e ceka ne fillim me ajetin 185 te sures Bekare. Eshte e vertet qe femres nuk i lejohet agjerimi i ramazanit ne disa raste por kjo nuk duhet te merret si justifikim para Allahut. Sot, disa prej grave muslimane thone -une nuk mund te agjeroj se dua te bej dreken apo darken, -une nuk mund te agjeroje sepse duhet te kujdesem per femijet, apo -une nuk mund te agjeroje sepse me bertet burri apo edhe me keq, eshte turp.
Te gjitha keto ju drejtohem juve grave muslimane qe nuk jane gje tjeter vetem se justifikime te cilet nuk kane vlere para Allahut, diten kur nuk do bej dobi as pasuria dhe as femija, por vetem se punet dhe veprat e tua qe ke bere per hir te Allahut. E nje nder keto vepra eshte edhe agjerimi i Ramazanit ne te cilin ka shperblim te madh per te cilin na ka premtuar Allahu, e ska dyshim qe Allahu e mban fjalen. Agjerimi motra dhe nena ime jane garanci per ty ne diten e gjykimit, kur Allahu te therras ty per te dhene llogari. Transmetohet nga Abdullah ibn Amri se Pejgamberi s.a.v.s ka thene:
-Agjerimi dhe Kurâ??ani ndermjetesojne per robin ne diten e gjykimit, Agjerimi thote: -O Allah, i kam larguar ata nga ushqimi dhe kenaqesite, pra mundesoma mua qe te ndermjetesoj per ta, poashtu edhe Kurani thote: -O Allah i kam ndaluar ata nga gjumi i nates mundesoma mua qe te ndermjetesoj per ta, dhe Allahu xh.sh. ua mundeson. (Ahmedi).
Per gruan qe agjeron, kujtoni fjalen e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili thote: -Kur gruaja i fal pese namazet, e agjeron Ramazanin, e ruan nderin e saj dhe respekton burrin, asaj do ti thuhet hyj ne xhennet nga cila dere te duash. As profeti alejhi selam nuk e ka ndare per femren muajin e Ramazanit nga namazi, apo obligime te tjera madje ka premtuar xhenet ne rast se ndjek keshillen e profetit alejhi selam.
Allahu ka premtuar keshtu xhenet nepermjet muajit te meshires. E si te mos ndodh nje gje e tille kur agjerimi eshte sikur e ka cilesuar Allahu ne fjalen qe transmeton prej Tij i derguari yne Muhamedi (salallahu alejhi ue selam): -Cdo pune e birit te Ademit eshte per te, me perjashtim te agjerimit, ai eshte per Mua dhe Une do ta shperbleje ate.
Une nuk do te zgjatem me teper por do i drejtohem motrave dhe nenave tona, jeni ne kohe agjeroni pasi eshte obligim per juve e mos rrini pas justifikimeve e fjaleve te dynjase. Profeti ,Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, ka thene: -Kush e agjeron muajin e Ramazanit me bindje dhe besim ne fene islame do t'i falen gjynahet e meparshme. (Mutefekun alejhi).
I derguari i Allahut ka thene -Me erdhi Xhibrili e me tha: O Muhamed! Kush del nga Ramazani dhe nuk i jane falur gjynahet, do te hyje ne zjarr, atehere Allahu e largofte kete njeri. Thuaj amin! Dhe une thashe amin. (Iben Huzejme dhe Ibnu Hibani). Allahu mos na befte prej tyre, porse Allahu thote: -Por, nese agjeroni, kjo eshte akoma me mire per ju, vec sikur ta dinit. Bekare, 184.
Agjerim te lehte dhe te pranueshem.