Në njoftimin e Bashkësisë Fetare Islame thuhet se ” prej ditëve të para të paraqitjes së pandemisë Covid19, duke pasur për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si dhe duke marrë parasysh rekomandimet dhe sugjerimet e organeve shëndetësore shtetërore, e duke u mbështetur mbi parimet fundamentale islame, vendosi për pezullimin faljeve të namazave në mënyrë kolektive në xhami”.
“Bashkësia Fetare Islame me shumë kujdes ndjek përmasimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi Covid 19 si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 Muftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhemateve, dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të KOM-it, që ka nxitë besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 07. 05. 2020 solli vendimin me sa vijon: nga data 12 maj 20202, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive”, shprehen nga BFI, njofton Telegrafi Maqedoni.