Ramazani te shqiptarët në Evropë
Besimtarët myslimanë në diasporë janë duke përjetuar një Ramazan krejtësisht ndryshe, nga Ramazanet e viteve të kaluara për shkak të pandemisë COVID-19.
Muaji i Ramazanit që ka qenë mundësi e bashkimit të shqiptarëve myslimanë në diasporë, këtë vit ka qenë i paralizuar në këtë aspekt.
Që nga 14 marsi xhamitë në Zvicër po vazhdojnë të jenë të mbyllura. Besimtarët përveç bashkimit në kohët e namazeve kanë humbur edhe shumë iftare të përbashkëta, që në të kaluarën kishte pasur një ndjenjë të veçantë.
Artikulli i kaluar