Dita e parë e Fitër Bajramit të dielen, më 24 maj 2020

- Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë njofton të gjithë besimtarët musliman të Komunës së Gjakovës, se dita e parë e festës së Fitër Bajramit është ditën e diele, më datë 24 maj 2020.
- Me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve në këtë kohë pandemie, duke respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovë, nuk do të ketë organizim të namazit të Fitër Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës e as në hapësirat tjera publike.
- Për ta sublimuar këtë festë dhe për ta bërë sa më madhështore në rrethanat ekzistuese, imamët e xhamive, në ditën e parë të festës, përmes altoparlantëve të minareve, do të lexojnë tekbire dhe salavatin (nga tre herë), në orën 05:42 min, që përkon me hyrjen e kohës së namazit të Fitër Bajramit.
- Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë, nuk do të organizoj pritje solemne për nderë të festës së Fitër Bajramit, siç e ka pasur traditë nga vitet e kaluara!
- Me qëllim të ruajtjes së shëndetin publik, që në këtë rast është parësor, ftojmë qytetarët, që mos të ketë vizitat grupore e familjare gjatë ditëve të festës së Fiter Bajramit.

Lusim Zotin Fuqiplotë, që sa më shpejtë dhe sa më lehtë të kaloj kjo gjendje në të cilën gjendemi sot dhe t’i kthehemi jetës tonë normale!

Gëzuar Festa e Fitër Bajramit!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Ismail Mziu ?