21 vjet pa dëshmorin, hoxhën atdhetarin mulla Nusret – Fejzulla Hajdari

Në mesin e atyre që ranë dëshmorë për të mbrojtur familjen, vatanin, identitetin tonë është edhe Mulla Nusret Hajdari. Ai ra dëshmorë më 13 qershor të vitit 1999.Sot bëhen 21 vjet kur dëshmori, hoxha e patrioti i kombit Mulla Nusret Hajdari u vra nga policia ushtarake e paramilitare e vranë pranë shtëpisë së tij në fshatin Dobërçan, ndërsa në ato momente kritike mbetet i plagosur mësuesi Basri Bislimi e Hafiz Hajdari ndërsa u maltretuan e u rrahën Hamdi Kastrati, Haxhi Jonuzi e shumë familjar e bashkëfshatar të tjerë të fshatit Dobërçan. Mulla Nusret Hajdari u lind me 1 tetor të vitit 1968 në fshatin Dobërçan (Miresh), në një familje të arsimuar atdhetare e fetare. Mësimet e atdhetarizmit Mulla Nusret Hajdari, i mori nga gjyshi i tij Haxhi Sylejmani i cili ishte një pajtimtar i gjaqeve dhe i cili mbrojti kufirin e Malësisë së Hashanisë në mbrojtje të kufirit lindor të Kosovës nga pushtuesit Serb. Mdresenë e Mesme ‘Alauddin në Prishtinë e mbaroi më 1988-89. Veprimtarin e tij të Hoxhës, Mulla Hajdari, e filloi në fshatin Pogragjë për ta vazhduar në xhaminë “Atik” në Gjilan, ndërsa që nga viti 1992 emërohet Imam i rregullt në xhaminë e poshtme të fshatit të tij të lindjes në Dobërçan. Mulla Nusret Hajdari tregoi një patriotizëm të patrembur gjatë tërë jetës së tij veprimtarin e tij ja kushtoi kombit e fesë, ishte i dashur dhe i respektuar nga xhemati e nga të gjitha shtresat e njerëzve, ai vazhdimisht në ligjëratat e tij këshillonte se si duhet atdheu dhe si duhet luftuar për atdheun. Por veprimtaria hoxhës i pengonte policisë ushtarake e paramilitare serbe dhe pikërisht me 13 qershor të vitit 1999 e vranë pranë shtëpisë së tij në fshatin Dobërçan, dhe po në këtë ditë 13 qershorit të vitit 1999, forcat serbe e djegin xhamin e fshatit e cila ishte ndërtuar në vitin 1527. Mulla Nusret Hajdari varroset në kushte të jashtëzakonshme me 14 qershor. Ai pas vete
ka lënë gruan dhe një djalë, ndërsa sot djali i Hoxhë Nusret Hajdarit ka dy djem ku njeri prej tyre e trashëgon emrin e gjyshit me krenari për tu mos harruar kurrë.
Sot me dinjitet e me krenari tek “Parku i Dëshmorëve” në fshatit Dobërqan, bëjnë roje dëshmorët e kombit Mulla Nusret Hajdari e Memetali Behluli.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Zenel Hoxha ?