Unë jam Vajada Keçi dhe nga dita e sotme do të nisim së bashku një rrugëtim që ka për qëllim fuqizimin e gruas muslimane në aspektin ekonomik duke u nisur nga aftësia e saj për të ndryshuar mendësinë nga ajo e dorëzimit përballë pamundësisë për t’u fuqizuar ekonomikisht, në mëndesinë se ajo mund të arrijë gjithçka me mbështetjen e të Madhit Zot. Por më parë duhet të dijë se çfarë do realisht dhe se cilat janë mundësitë e saj reale për t’i vënë vetes si synim në jetë dhe per ti kurorëzuar ëndrrat e saj me sukses.
Do ta filloja takimin e sotëm duke u përqëndruar tek analiza e një prej figurave më të fuqishme të historisë islame. Ishte gruaja e parë e Profetit Muhammed a.s, Hadixha r.a.
Ajo vinte nga një familje e fisme dhe e nderuar, tregtarësh të zotë dhe të pasur prej të cilëve kish marr të gjitha cilësitë më të mira të mundshme. Si një grua e zonja, ajo trashëgoi pasurinë e madhe të babait të saj dhe strukturën tregtare që ai kishte ndërtuar. Kjo pasuri u shumëfishua pas bashkimit me atë të bashkeshortit në martesën e parë dhe atë të marteses se dytë prej të cilëve ajo kishte mbetur e ve. Me aftësitë e saj menaxheriale, arriti jo vetëm të ruante perandorinë tregtare që kishte në duar, por edhe ta çonte atë në nivele nderi dhe respektueshmërie të pa precedent në Gadishullin Arabik. Pasuria e saj ia kalonte atë të të gjithë tregëtarëve të Mekës mbledhur bashkë.
Mënyra e saj e të bërit biznes, fokusohej kryesisht tek përzgjedhja e imtësishme e personave të cilët do t’i shërbenin (burimet njerëzore), në mënyrë që drejtësia dhe ndershmëria në biznes të ishte maksimale. Intuita dhe largpamësia ia mundësonin asaj të shihte përtej karakterit, drejt e në vlerat më të imtësishme të njeriut, këtë e dëshmon edhe fakti, se ajo arriti të pikaste cilësitë madhështore të Profetit Muhamed a.s që në moshë të re dhe para profetësisë. Allahu i Madherishëm ia mundësoi atij (a.s) të rritej nga puna e bariut në atë të menaxherit të karvanit tregetar të një prej tregtareve më të fuqishme të vendit.
Fuqia e saj ekonomike, mundësoi që Muhamedi a.s të mos kishte nevojë të kryente punët e rëndomta që një burrë duhet të kryej për të fituar të ardhura për familjen e tij. Të mos pasurit e kësaj përgjegjësie, ia mundesoi Muhamedit a.s të përqëndrohej në çka mund të quhet si lejimi i vetvetes të shpaloste të gjitha karakteristikat njerëzore të nivelit më të lartë. Kështu, pati mundësi të gjente pak hapësirë për reflektim dhe analiza të thella të cilat i mundësuan një përgatitje shpirtërore të formësuar nga gjatë meditimeve në lartesitë e shpellës Hira. Një gjë e tillë do të ishte tejet e vështirë, nëse i dashuri jonë Profeti Muhammed a.s do të ishte i privuar nga lehtësia e të mos pasurit nevojë e fitimit të të ardhurave përmes punëve të rënda.
Ndaj është për t’u theksuar më shumë roli i jashtëzakonshëm i një gruaje të pa varur ekonomikisht nga bashkëshorti, e cila jo vetëm ndikon në mbarëvajtjen e çështjeve familjare, por i dhuron atij gjithashtu hapësirë të mjaftueshme që të kultivojë vlerat e tij intelektuale dhe shpirtërore në faza të ndryshme të jetës.
Në ditët e sotme, ky aspekt kaq i fuqishem i lidhjeve martesore, dhe rolit të fuqizimit ekonomik të burrit nga ana e gruas, është jo vetëm i neglizhuar dhe i lënë në hije, por i përbuzur si praktikë nga shumë shoqëri. Madje mund të quhej herezi dhe dalje nga skema klasike patriarkale e të menduarit të marrëdhënieve bashkëshortore. Për të ushtruar rolin e tij mbizotërues në familje, mashkulli në ditet e sotme duhet të tregoi fuqinë e tij në kontrollin ekonomik ndaj gruas. Shpesh herë duke e penguar në zhvillimin e saj intelektual dhe aq më tepër në zhvillimin e saj ekonomik. Kjo ndodh ne saj të justifikimeve me anë të traditës, zakoneve dhe fatkeqsisht edhe me anë të keqpërdorimit të fesë për të ushtruar pushtetin e mashkullit ndaj femrës në familje dhe shoqëri.
Në përpjekjet e vazhdueshme që një grua bën për të fituar terren brenda familjes, ajo tenton të gjejë vetveten e të zhvillohet sadopak me mundësitë shpeshherë minimale që i lejohen nën një trysni të vazhdueshme nga ana e bashkëshortit. Nga ana tjetër ky i fundit, përpiqet me të gjitha forcat që zhvillimi i gruas në asnjë mënyre të mos e tejkaloi qoftë zhvillimin e tij personal dhe intelektual (gruaja të mos ketë më shumë arsimim se burri) qoftë dhe ekonomik (gruaja të mos fitoi më shumë para se burri) në tentativë për të ruajtur autoritetin e tij mashkullor në familje.
Nuk do të ishte çudi nëse ndriçimi i historisë islame, e parë në këndveshtrimin e fuqizimit të gruas do të habiste dhe do të ngrinte shumë vetulla dyshimi.
Paramendoni sikur të kishit bijën tuaj të cilën do ta donit me gjithë shpirt, ta rrisni me parimin e fuqizimit intelektual dhe ekonomik të femrës muslimane. Ta rrisni me shëmbullin e nënës sonë Hadixhes r.a duke ia mundësuar pasjen e një pasurie të sajë apo hapjen e një biznesi, në mënyrë që kur të martohet, pozita e saj në familje të mos jetë e dobet dhe e prirur për nëpërkëmbje. Ajo do t’i mbante vetë çelësat e fatit të saj, dritën e të zgjedhurit për të qendruar ose jo në një marëdhënie bashkëshortore qoftë edhe minimalisht abuzuese ose mosrespektuese ndaj saj si qenie njërëzore. Ajo, në në vend të një sigurie ekonomike të varur nga bujaria e bashkëshortit të saj do të mund të ishte në një marrëdhënie paqësore dhe jo frustruese. Në një marrëdhenie respekti dhe dinjiteti reciprok në familje.
A nuk do të ishte kjo më mirë se sa bija juaj e dashur të martohej dhe të shkonte tek familja e burrit me të gjitha karakteristikat e skllavërisë, ku vlera e saj të matet me cilësinë e pastrimit apo gatimit? Bëhet fjalë për bijen tuaj të dashur të cilën e keni rritur me dashurinë më të madhe, dhe ja ku pretendohet të përdoret si pastruse me kohë të plotë, si kuzhinjere me kohë të plotë, si kukull barbi pa gojë dhe të drejtë fjale dhe si objekt nënçmues i të gjithë fisit të burrit. Dhe kjo, sepse është e varur ekonomikisht nga bashkëshorti i cili në këtë rast ka në dorë buken e saj të gojës, veshjet e saj të trupit, etj. Dorëzimi pra i sovranitetit nga ai i Krijuesit tek ai i krijesës për shkak të varësisë ekonomike sipas filozofisë se ”kush ka fuqinë ekonomike ka edhe pushtetin”
Si prindër dhe si individ, kemi për detyrë të zgjedhim për të ardhmen e femijëve tanë, por mbi të gjitha kemi mundësi të bëjmë hapa përpara për të zgjedhur edhe të ardhmen tonë si gra. Fuqizimi ekonoimk i një gruaje, është pavaresia e saj për të qënë vetvetja.
Ne nuk mund ta parashikojmë të ardhmen, por mund të bëjmë të mundur që bija jonë të ketë një bazë të fortë ekonomike për nisjen e jetës së saj.
Fuqizimi i gruas muslimane dhe hapat drejt një ideje biznesi
Por si mund ta ndihmojmë një vajzë ose grua të krijojë pavarësinë e saj ekonomike?
Ndonjëherë është shumë e vështirë të dalim nga rrethi zakonor i një varësie financiare nesë nuk ke mëndësinë e duhur për ta kuptuar egzistencën e një nevoje të tillë si dhe dobitë e ndryshimeve pozitive që kjo mund të sjellë në jetën tënde.
1. Nëse ke mundësi, lidhu me gra të cilat tashmë po korrin suksesin që ti vetë dëshiron në fushën që ëndërron të punosh. Merr mendimin e tyre, kërko ekspertizë për idenë që do të dëshiroje të zhvilloje, edhe nëse nuk e ke ende të qartë, eksperienca e tyre mund të të udhëzojë në hapa para drejt nje aktiviteti të sukseshëm. Mund të gjesh edhe motra muslimane të cilat janë të gatshme të të mentorojnë në rrugëtimin drejt suksesit tënd.
2. Gjeje prirjen tende. Nëse jë një person me shumë prirje dhe nuk din se cilën të zgjedhësh konkretish, egzistojnë programe të posaçme të cilat mund të të ndihmojnë të zgjedhësh prirjen tënde e cila mund të kthehet në një sipërmarrje të sukseshme ekonomike. Pyete veten se cila do të ishte ajo punë, ai talent, ai lloj hobi që do të bëje me shumë dëshirë gjatë gjithë jetës tënde pa u mërzitur? Cili është ai aktivitet për të cilin mendon se mund të japësh maksimumin tënd pa u lodhur?
3. Këtë temë do ta vazhdojmë edhe në javën e ardhshme me më shumë detaje mbi nisjen e biznesit ideal për një grua e cila dëshiron të monetizojë talentin e saj.
Deri atëherë, ju ftoj të shkarkoni udhëzuesin tim të shkurtër të cilin do ta gjeni në linkun e më poshtëm: “Mëso 5 hapat e para për të krijuar biznesin tend ideal”. Duke u regjistruar në listën time të rrethit të ngushtë, do të merrni në mënyrë periodike këshilla dhe sugjerime mbi botën e sipërmarrjes dhe zhvillimit personal.
https://winning-knitter-659.ck.page/d7cd4403bb
GJITHASHTU JU FTOJ TA SHPËRNDANI KËTË MATERIAL EDHE TEK MIQTË TUAJ TË CILËT NË KËRKIM TË KËTYRE INFORMACIONEVE!
Nëse keni pyetje mbi temën në fjalë apo dëshironi të sugjeroni trajtesa të ngjashme, ju lutem më shkruani në adresën email: support@vajadakeci.com
Gjithashtu, mund ta dëgjoni në podcast këtë material në “L’economia e la MuslimMania” në linkun e më poshtëm: https://www.spreaker.com/user/4435617/perse-duhet-fuqizuar-femra-muslimane-eko
________________________
Autorja prej vitesh jeton në Itali. Është diplomuar në Universitetin e Brescias për Ekonomi dhe Biznes dhe ka një master në "International Commerce" pranë Universitetit të Padovas.